Anetaresimi i vendit tone ne NATO, do te shoqerohet me koncerte te medha ne sheshin "Skenderbej". Diten e diele, ne oren 19:00, delegacioni i sapo kthyer nga Strasburgu do te zbrese ne shesh, ne nje atmosfere festive, per te ndare me te gjithe qytetaret, kete ngjarje te madhe. Zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu, tha se cdo gje eshte gati per diten e neserme, nderkohe qe gjithshka qe po ndodh ne samit do te ndiqet live ne sheshin "Skenderbej".

"Ne kete ngjarje e cila eshte ngjarja me e madhe per kombin shqiptar ne keto dite, besoj se do te ishte jo vetem e pelqyeshme, por eshte ne ndergjegjen e gjithesecilit per te pershendetur ne kete arritje te madhe te Shqiperise. Neser ne oren shtate eshte koncerti i madh, Tirana eshte banduar dhe zbukuruar per te pershendetur hyrjen e Shqiperise ne NATO. Te gjithe qytetaret do te kene mudnesi sot te ndjekin live puinimet e samitit, momenti me kulmor do te shoqerohet dhe ketu me pershendetje nga ushtria, me goditjen e 28 topave, i cili eshte ne te njejten linje te ceremonialit dhe festimeve qe po zhvillohen ne Strasburg", tha Majlinda Bregu, zedhenese e qeverise.
Diten e diele pritet te organizohen nje sere evenimentesh festive, nje koncert i madh me kengetare shqiptare por edhe te huaj. Nderkaq, bashkia e Tiranes, me rastin e ketij evenimenti historik, per vendin tone ka vendosur te organizoje aktivitete argetuese. Nje koncert i madh me kengetaret me te njohur te muzikes se lehte ne nje skene te improvizuar posacerisht do te performojne sot rreth ores 18:00 ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".
"Bashkia e Tiranes fton te gjithe qytetaret pa dallim te shtunen ora 18:00 ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit". Shqiperia hyri ne NATO fale jush, ndaj festa eshte e juaja. Nga ora 18:00 bulevardi "Deshmoret e Kombit" do te ushtoje nga tingujt e muzikes, dhe zerat e hareshme te qytetareve. Prane galerise se arteve femijet do te gjejne nje skene te ndertuar vetem per ta", beri te ditur Laureta Omeri, shefe e marredhenieve me publikun ne bashkine e Tiranes.
E nderkohe edhe per femijet do te kete nje hapesire argetimi, prane galerise se arteve, prane parkut "Rinia", do te vendoset nje skene ku do te organizohet karaoke, per te gjithe ata qe jane admirues te kengeve. Per rreth 5 ore do te vazhdojne aktivitetet argetuese nga bashkia e Tiranes nderkohe qe qarkullimi i makinave do te ndalohet rreth ores 12:00 dhe me tej pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit".