TIRANĖ - Qeveria ndryshon procedurat dhe tarifat qė duhet tė paguhen pėr hapjen e njė dyqani tė tipit Duty Free Shop. Ēdo autorizim i dhėnė pėr kėtė qėllim, ka njė vlefshmėri pesėvjeēare, me tė drejtė rinovimi.Nė vendimin nė tė fundit tė Kėshillit tė Ministrave, ēdo subjekt pėrfitues i njė autorizimi pėr hapjen e njė dyqani Duty Free Shop, nė pikat e kalimit doganor, duhet tė paguajė njė tarifė vjetore 20 mijė euro. Nėse subjekti licencohet pėr tė hapur njė dyqan tė tillė nė bordin e anijeve apo tė avionėve, duhet tė paguajė njė tarifė 10 mijė euro.
Kur subjekti e merr autorizimin pėr hapjen e njė dyqani tė tillė, gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit, e paguan tė plotė tarifėn vjetore, ndėrsa paguan 50 pėr qind tė saj, nė rast tė marrjes sė autorizimit nė gjysmėn e dytė tė vitit. Krahas atyre qė e pėrfitojnė rishtas, vendimi i qeverisė prek edhe subjektet qė, pėr momentin, kanė njė licencė pėr Duty Free Shop.
Kėta tė fundit, brenda njė periudhe tremujore, duhet tė pėrshtaten me kriteret e reja, tė vendosura nga Kėshilli i Ministrave dhe tė pajisen me autorizimin pėrkatės, duke marrė parasysh kushtet e pėrcaktuara nė kėtė vendim. Nė tė kundėrt, humbet tė drejtėn e ushtrimit tė aktivitetit si Duty Free Shop.
Aplikimi
Licenca pėr njė dyqan Duty Free, nė pikat e kalimit doganor, nė bordin e avionėve apo tė anijeve, lėshohet vetėm pėr subjekte tregtare tė ngritura dhe jo pėr persona fizikė.
Tė interesuarit pėr tė pėrfituar njė licencė qė i lejon tė funksionojnė nė regjimin Duty Free Shop, fillimisht duhet tė paraqesin pranė zyrave doganore njė kėrkesė me shkrim, nė tė cilėn tė pėrshkruajnė vendin ku mendojnė qė tė hapin dyqanin, nė tė cilėn duhet tė bėhen tė qartė njė sėrė treguesish pėr hapėsirėn qė parashikohet tė pėrdoret, dhe pėr vetė subjektin tregtar qė ėshtė i interesuar tė marrė kėtė licencė.
Kėrkesa duhet tė pėrmbajė certifikatėn tatimore tė subjektit tregtar, nė tė cilėn nuk duhet tė figurojnė detyrime tė papaguara, aktin e themelimit tė shoqėrisė, vėrtetim qė subjekti nuk ka precedentė penalė dhe kontratė qiraje apo dokumente pronėsie tė ambientit qė do tė pėrdoret.
Gjithashtu, ēdo subjekt i interesuar pėr marrjen e njė licence tė funksionimit si Duty Free Shop, duhet tė derdhė nė llogari tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave njė shumė prej 5 milionė lekėsh, si garanci financiare.
Ēfarė duhet tė pėrmbajė kėrkesa me shkrim
-Plani i vendosjes sė magazinės (dyqanit)
-Certifikata tatimore, NIPT (fotokopje e noterizuar)
-Statusi i shoqėrisė dhe akti i themelimit
-Vėrtetim nga Prokuroria/Ministria e Drejtėsisė, qė subjekti nuk ka precedentė penalė.
-Dokumentet e pronėsisė ose kontratės sė qirasė pėr ambientin qė do tė pėrdoret.
-Vėrtetim nga zyra tatimore qė mbulon aktivitetin, pėr detyrime tė palikuiduara.
-Plan-biznesin, ku argumentohet qarkullimi vjetor i parashikuar, si dhe numri/lista e mallrave, qė do tė tregtohen.
-Tė dhėna mbi sistemin e skanimit tė inventarit, si nė hyrje, dhe nė dalje, si dhe tė “Bording pass”, tė pasagjerėve, qė paraqiten si klientė tė dyqanit.
-Planvendosje tė dyqanit dhe vendit tė magazinimit, kushteve tė ruajtjes sė sigurisė sė mallrave nė kėto ambiente, mundėsinė e mbikėqyrjes nga autoriteti doganor.
-Garanci bankare pėr llogari tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, nė shumėn 5 (pesė) milionė lekė, nė njė nga format e garancisė!