Deklaratat e Sali Berishės dhėnė shtypit gjerman rreth sėmundjes dhe viteve tė fundit tė Enver Hoxhės, janė njė propagandė e vjetruar dhe e dalėboje. Synimi i tij ėshtė i qartė: Tė zhvlerėsojė e tė denigrojė figurėn e njė burri shteti tė vėrtetė, qė i del si njė shkėmb i madh para planeve tė tij ambicioze dhe delirante.
Pėr tė, historia fillon me ardhjen e tij nė krye tė Partisė Demokratike e tė shtetit pluralist. Duan sduan kundėrshtarėt e armiqtė e tij, Enver Hoxha mbeti udhėheqėsi i shquar kryesor historik pėrgjatė njė gjysmė shekulli, i adhuruar nga populli i tij dhe shqiptarėt qė mbetėn tė robėruar nė trevat e kombit tonė tė copėtuar.
Enver Hoxha mbetet historikisht i respektuar nga aleatėt e mėdhenj anglo-sovjeto-amerikanė, si komandanti i njė populli tė vogėl, qė luftoi pėrkrah tyre pėr fitoren mbi forcat barbare nazifashiste tė Musolinit dhe Hitlerit, e qė u nderua me dekoratėn e lartė.
Enver Hoxha mbetet ai burrė shteti, qė krijoi dhe drejtoi me vendosmėri shtetin modern, tė pavarur e sovran shqiptar, qė si anėtar i denjė i OKB-sė, me politikėn e tij tė urtė, tė njė vendi tė vogėl, por strategjik, duke u bėrė ballė presioneve tė shumanshme, u bė faktor i padiskutueshėm i paqes dhe stabilitetit nė Ballkan dhe rajon.
Po bėhen gati 25 vjet nga vdekja e Enver Hoxhės, mė thoni ju lutem, cili ėshtė ai politikan nė Shqipėri, pėr tė mos folur edhe pėr ata tė trevave shqiptare, qė po e tregon veten se meriton tė quhet burrė shteti i urtė, politikan dhe diplomat i rangut tė lartė ndėrkombėtar, qė mbron me vendosmėri dhe dinjitet interesat e larta tė popullit tė kėtij vendi e tė gjithė kombit shqiptar nė trevat e tyre pėrreth?
Ėshtė e pranueshme dhe e drejtė e ēdo politikani, e ēdo qytetari, e ēdo shoqate, partie apo organi tė medias, qė tė gjykohet kushdo qoftė, aq mė shumė njė person me pėrgjegjėsi nė historinė e popullit dhe kombit tė vet, pėr sa ka bėrė mirė e sa keq, por ky gjykim duhet tė bėhet mbi baza politike, mbi analiza tė drejta, objektive, faktike, historike.
Ėshtė e papranueshme dhe e dėmshme, si moralisht dhe juridikisht, tė trillosh shpifje tė ulėta e me njė ligėsi tė padėgjuar, pėr njė personalitet qė gjithė jetėn e tij luftoi e punoi pėr tė mirėn e atdheut e tė popullit tė vet.
Enver Hoxha ishte njeri dhe si i tillė, edhe ai, si nga sėmundja 40-vjeēare e diabetit, por edhe nga intensiteti i punėve e vėshtirėsive nė drejtim tė njė shteti, u sėmur.
Ai u dobėsua fizikisht, por deri nė krizėn e fundit, vetėm nė 9, 10 dhe 11 prill 1985, kur ra nė koma, ai ishte plotėsisht i qartė mendėrisht dhe pėr asnjė ditė nuk i shkėputi lidhjet me shokėt e tij tė partisė dhe tė shtetit.
Kėtė nuk e them vetėm unė si bashkėshorte, si shoqe, bashkėluftėtare e bashkėpunėtore gjithė jetėn, gjėra qė i kam shkruar edhe nė dy vėllime me kujtime, por kėto janė tė vėrtetuara e tė provuara ditė pėr ditė nga trupa kolektive e mjekėve tanė, qė ndiqnin gjendjen e tij shėndetėsore.
As dhunimet, as shkatėrrimet e shkeljet qė Berisha me ushtarėt e vet demokratė i bėnė dhe vazhdojnė ti bėjnė gjakut e djersės sė popullit, nuk do tia arrijnė tė shuajnė nga memoria e historisė shqiptare fitoret qė u arritėn nėn drejtimin e Enver Hoxhės.
Pėr kėtė flet dhe do tė flasė vepra e tij e shkruar dhe kujtesa e gjallė popullore. Enver Hoxha rron e do tė rrojė. Atė se shuan, se dhunon dot as me propagandėn e shfrenuar antikomuniste, as me shpifjet e ndyra tė disa shkrimtarėve rrugaēė.
(Nė numrin e ardhshėm do tė vijojė pjesa e dytė e letrės, me reagimin pėr deklarimet e z. Berisha kundėr figurės sė Enver Hoxhės dhe rrėfimin e zonjės Hoxha pėr veten dhe marrėdhėniet me akuzuesit)
Berisha
Unė kurrė nuk kam qenė mjeku i Enver Hoxhės. Unė kam punuar nė spitalin qeveritar dhe atė se kam parė ndonjėherė. Por, ai kurrė nuk mė ka thirrur pėr ta vizituar. Nėse unė do tė duhej ta trajtoja atė nga ana mjekėsore, atėherė unė do ta bėja. Si mjek, jam i detyruar tė kujdesem pėr jetėn, pavarėsisht se e kujt ėshtė.
Shokė tė mi e kanė trajtuar Enver Hoxhėn, edhe unė nuk do tė refuzoja. Hoxha kishte parkinson, vuante nga demencia (plakje e hershme e trurit, humbje e logjikės) dhe, para sė gjithash, paranoid. Paranoja e tij ishte shkaku i vėrtetė pėr vuajtjet e gjata tė shqiptarėve.
Pėr Nexhmije Hoxhėn
Ajo ishte mentori i tij nė 15 vjetėt e fundit tė jetės. Ajo kishte pushtetin e vėrtetė dhe e mbėshteste atė nė paranojėn e tij. Kanė qenė njerėz tė tmerrshėm.
(Pjesė nga intervista e pak ditėve mė parė nė gazetėn gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung
Replikė me komunistin Berisha, nga ish-Pularia e Laprakės
Nexhmije Hoxha hap portėn nga brenda, por nuk mundet ta hapė nga jashtė, derėn me rrjetė anti-insekte. Njė problem me bravėn tė lė pas portės sė banesės sė ish-bashkėshortes sė njeriut qė udhėhoqi Shqipėrinė, pėr gati katėr dekada.
Prezantimi bėhet pėrmes rrjetės metalike, nė katin e dytė tė ish-Pularisė sė Laprakės. Nė fakt, ka patur tri tė tilla nė kėtė lagje, nė daljen veriore tė Tiranės, por sapo i thua dikujt pėr shtėpinė e Nexhmije Hoxhės, tė drejtojnė nga rrethrrotullimi dhe vetėm 50 metra larg tij, pėrmes njė rruginė njėkalimėshe, gjendesh te rezidenca e ish-gruas mė tė fuqishme tė Shqipėrisė nėn diktaturėn e proletariatit, e pėrshtatur pėr banesa, pasi familja e ish-udhėheqėsit komunist u nxor pėrdhunshėm nga vila 31, ku tani bėhen pritje dhe ahengje qeveritare.
Fatmirėsisht, ėshtė njė derė anėsore, ja kėtu nga ana e shtėpisė sė Ilirit,- tė orienton nėpėr korridor e veja e Enver Hoxhės, qė tė fton brenda pėr tė tė treguar replikėn me Kryeministrin Sali Berisha.
Njė natė mė parė, ende nuk e kishte lexuar intervistėn e botuar nė shtypin shqiptar, ku Berisha, duke folur pėr gjermanen Frankfurter Allgemeine Zeitung, shprehej si kardiolog, se ish-diktatori ishte shumė i sėmurė dhe i paaftė pėr tė drejtuar vendin dhe, pėr 15 vite, realisht, levat e pushtetit i luante e shoqja, Nexhmija, gruaja e moshuar, qė nuk mundet tė rrotullojė njė ēelės dere.
Flet pėr kėtė 87-vjeēare tė veshur si gjyshe pėrrallash, qė tė pret nė njė holl tė ngushtė, mobiluar thjesht dhe mbytur nga fotografitė familjare, tė Enver Hoxhės, buste dhe njė televizor tė vjetėr me ngjyra.
Ja, kėtu i kam patur gazetarėt e Frankfurter - thotė zonja Hoxha, dhe kėrkon edhe disa minuta kohė pėr tė pėrmbyllur replikėn e shkurtėr me Kryeministrin Berisha, tė cilin ajo e cilėson njė ish-sekretar partie dhe 25 vjet komunist.
Numėrohen me gishta gazetarėt shqiptarė qė kanė arritur tė ulen pėrballė gruas sė ish-udhėheqėsit komunist, por kur bėhet objekt interviste, polemikat janė tė mėdha nė tė gjithė krahėt.
Ka zgjedhur tė jetė mė e hapur me gazetarėt e huaj, sidomos ata italianė, por kėsaj radhe, ėshtė prekur tek njė pikė, qė e ka detyruar tė ngrihet qė herėt nė mėngjes pėr tė mbushur pesė faqe letėr me kutiza, format A4, pėr tiu pėrgjigjur ish-sekretarit tė partisė dhe kardiologut Sali Berisha, qė dikur mezi ishte afruar tė punonte nė klinikėn qeveritare tė udhėheqjes komuniste.
Ndėrpret pak shkrimin dhe shkon nė drejtim tė portės kryesore. Vjen pas disa momentesh e lehtėsuar dhe: E hapa, - thotė me lehtėsim.
Nuk i lexoj gazetat dhe mė duhet tė kėnaqem me pasqyrėn e shtypit qė bėjnė televizionet, - tregon me kokė ekranin e fikur 28-polėsh tė televizionit. Njė natė mė vonė, e bija i ka sjellė gazetat, nė faqet e para tė tė cilave binin nė sy diagnozat pėr sėmundjet e rėnda tė Enver Hoxhės dhe kontrolli real i pushtetit nga e shoqja.
Akuzat e radhės janė shumė tė parėndėsishme pėr gruan qė, mė 1994-ėn, u burgos dhe gjyqi i kafeve, diskreditoi pėrpjekjet e Berishės, atėherė President, pėr tė treguar vullnetin e tij si antikomunist i zellshėm.
Por, gruaja e ish-udhėheqėsit komunist, ėshtė e vendosur pėr tė dhėnė njė pėrgjigje: Le ta quajmė replikė, siē i thonė sot nė demokraci,- tė pėrcjell 87-vjeēarja nga dera kryesore, duke treguar mė gėzim fėmijėror ēelėsin qė arriti ta hapte me ndihmėn e pincės.
Nexhmije Hoxha, ish-bashkėshortja e udhėheqėsit komunist, nė rrėfim posaēėrisht pėr Shekulli-n!



Pėrgjigju me citim