Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Ylli i Big Brother-it anglez, vdekje live nė TV. Debate pėr etikėn e Televizionit!

  1. #1

    Ylli i Big Brother-it anglez, vdekje live nė TV. Debate pėr etikėn e Televizionit!

    “Spektakolarizimi i agonisė sė njė vdekjeje, pėrfaqėson faqen mė tė errėt nė historinė e televizionit. Shpresojmė qė, kjo qė ndodhi, sė paku, tė ndikojė nė vendimet e atyre qė kanė pėrgjegjėsinė e kėtyre transmetimeve, qė tė rishikojnė kufijtė etikė, brenda tė cilėve duhet tė punojnė”. Fjalėt janė marrė nga deklaratat e autoriteteve vėzhguese tė televizioneve europiane, pas vdekjes sė Jade Goody, vajzės sė famshme tė Big Brother-it anglez, e cila u shua dy ditė mė parė, nė moshėn 27-vjeēare nga njė tumor.
    Jade kishte 7 vjet qė jetonte e ndjekur nė ēdo vrimė nga kamerat. Pas pėrpjekjeve tė kota pėr t’i shpėtuar mediatizimit tė jetės sė saj, pas daljes nga Big Brother-i, ajo vendosi mė pas tė vepronte ndryshe. Ndoshta si hakmarrje, ndoshta sepse kėshtu mund t’u siguronte njė tė ardhme tė mirė fėmijėve tė saj. Jade nisi tė shiste gjithēka tė jetės sė vet, tek televizionet apo revistat qė paguanin mė shumė.
    Ajo i shiti tė drejtėn pėr tė fotografuar martesėn e saj (rreth 1 milion euro) njė reviste skandalesh, mė pas shiti ditėn e pagėzimit tė fėmijėve tė vet. Dasma e saj ėshtė transmetuar nė dy pjesė nga televizioni “Living”. Shikueshmėria arriti njė numėr rekord, duke u krahasuar me atė tė televizionit tė njohur “BBC”.
    Ajo arriti tė shkruajė njė autobiografi, e cila u bė menjėherė best- seller dhe pse nuk kishte profesionalizėm, tė regjistronte njė seri DVD-sh me fitnes, dhe pse ishte gjithnjė mbi peshė. Parfumi me emrin e saj ėshtė mė i shituri nė Angli, pas atij tė Kylie Minogue dhe Victoria Beckham.
    Dhe, nė fund, shiti edhe vetė vdekjen e saj. Kamerat kishin tė drejtė tė filmonin tė gjitha fazat e sėmundjes sė saj, deri nė agoninė e fundit. Vetėm pak minuta tė shuarjes sė saj pėrfundimtare, nuk janė transmetuar. Gjithēka tjetėr, po.
    Disa e gjykojnė keq pėr kėtė. Tė tjerė thonė qė Jade siguroi tė ardhmen e dy fėmijėve tė saj, Bobi 5 vjeē dhe Fredi 4 vjeē, duke u dhėnė atė siguri ekonomike dhe atė edukim, qė ajo nuk mundi dot t’ua japė. (Vetė Jade kishte patur jetė tė vėshtirė dhe tė varfėr, me baba narkoman).
    Jade e shfrytėzoi, gjithsesi, praninė e pėrhershme tė kamerave gjatė sėmundjes sė saj, pėr t’u bėrė thirrje grave nė gjithė botėn, qė tė mos neglizhonin testet kundėr tumorit. Kryeministri britanik, Gordon Braun, e quajti atė njė “grua kurajoze”.
    Por, vdekja e shndėrruar nė njė reality show, ka hapur njė debat tė madh etik.
    Njė shoqėri qė apasionohet nga njė dinamikė e tillė televizive, mos ėshtė vallė njė shoqėri e sėmurė rėndė nga vuajerizmi? A mund tė shėrbejė, sė paku, dinjiteti dhe shenjtėria e vdekjes, si kufi i kėsaj manie pėr reality-show?

  2. #2

    Replikė: Ylli i Big Brother-it anglez, vdekje live nė TV. Debate pėr etikėn e Televizionit!

    Mjaft me keto idjotesi them une, por megjithese Jade ishte nje injorante, me injorante jane ata qe akoma mahniten prej saj. Transmetimi i "vdekjes" nuk eshte gje e pabere ndonjehere ne kamer. Filmat snuff jane nje prej formave te komercializimit te vdekjes. Vete kam refuzuar te shoh nje gje te tille sepse eshte cnjerezore. Me pak kerkese do te thote me pak prodhimtari apo jo keshtu funksionon kapitalizmi apo jo?

    Kush ka kohe dhe mundesi te kerkoje dhe te gjeje dukumentarin e BBC "The human body" Aty eshte nje episod qe i dedikohet vdekjes dhe jep momentet e fundit te jetes dhe vdekjen pa censure.

    Sa ironike eshte jeta ... e hegri edhe Jade ahgahahahhaha- lajm shume pozitiv nuk me hidheron hic por me ben te lumtur qe nje cope injorante e ngritur ne piedestal nuk do zaptoje me mediat. Have fun me Anna-Nicole Smith se po te pret...
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-11, 08:55 AM
  2. Pro apo kunder shkarkimit te Ylli Pangos?
    By Leopard in forum Politike
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-09, 04:24 PM
  3. “Kush bėn debate humbet pikė!”
    By Albanian^Boy in forum Big Brother Albania
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-09, 05:45 PM
  4. Masakrohet deri ne vdekje nje 27-vjecar
    By DarkAngel in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-07-08, 11:08 PM
  5. Jeni pro apo kundra denimit me vdekje
    By qukapiku in forum Politike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-11-07, 02:28 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5