Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 9 prej totalit 9

Tema: A kane krize shqipetaret?

  1. #1

    muzika A kane krize shqipetaret?

    A kane krize idealsh, identiteti, ideologjie, perkatsie, besimi shqipetaret.
    A kane krize idhujsh, a prodhon Shqiperia figura te tilla ne mase qe te idolizoen, apo huazohen te huaj pavarsisht se kush jane.( Ketu perfshihen artistet, politikanet, figurat e historise)
    Mos po bejme idhuj ata qe sduhet te jene idhuj, mos nga injoranca e nga padija idolizojme figura pa atribute, dhe qe nuk kane lidhje me jeten Shqipetare.
    NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME.......
    Gėzuar Kombi Im


    "The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."

  2. #2

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Ne jemi ne krize por jo per te besuar diku apo per idhuj...ne jemi ne krize ne te kater anet por vec per idhuj nuk vuajme...prodhojme cdo dite lloj lloj budallai politikan qe e ngrejme ne piedestal...
    Ti criticherano sempre,parleranno male e sara difficile che incontri qualcuno al quale tu possa piacere cosi come sei...la vita e come un opera di teatro,che nn ha prove iniziali:vivi intensamente ogni giorno prima che l'opera finisca senza applausi..

  3. #3

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Sa pyetje e thelle, si te ze gjumi naten me gjithe keto shqetesime, ke dhimbje koke? do ndonje paracetamol?
    Pergjithesimi i shqiptareve me keto argumenta sikur eshte cik bajat apo jo? Ne epoken e globalizimit te shkrirjes se kufijve ti flet akoma sikur jeton ne mesjete.Shqiptaret jane produkt i shoqerise njerezore te ketij shekulli dhe sillen sic sillet cdo banor i globit jetojne njesoj dhe kane te njejtat probleme e shqetesime. Duke bere kete pyetje specifike per ne duket sikur po i ben shqipet ne nje "kafshe te rralle" edhe po perpiqesh tu gjesh te meta dhe mangesi. Jo mire djale ( a goce cfare je)
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  4. #4

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    po normale qe e kemi kaluar dhe nje krize te forte shume, kaluam para disa vitesh krizen e identitetit kur dolem rrugeve te botes te coroditur e te zemeruar me ata qe na detyruan te jetonim 50 ne genjeshtra e iluzione.po si cdo krize dhe kjo kaloi.sa per besimet fetare jam plotesisht dakort me ate qe ka shkruajtu noli i madh qe ne shqiptaret kemi lind pagane e do vdesim pagane.sa per te tjeratsi cdo vend i botes dhe ne ska ndonje ndryshim te madh

  5. #5

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Cito Postuar fillimisht nga katia Shiko Postimin
    po normale qe e kemi kaluar dhe nje krize te forte shume, kaluam para disa vitesh krizen e identitetit kur dolem rrugeve te botes te coroditur e te zemeruar me ata qe na detyruan te jetonim 50 ne genjeshtra e iluzione.po si cdo krize dhe kjo kaloi.sa per besimet fetare jam plotesisht dakort me ate qe ka shkruajtu noli i madh qe ne shqiptaret kemi lind pagane e do vdesim pagane.sa per te tjeratsi cdo vend i botes dhe ne ska ndonje ndryshim te madh
    Ironike qe ajo fjale ka dale nga goja e nje prifti. Vertet skemi patur ndonjehere fe Zyrtare te shtetit, por pjesa derrmuese e popullsise shqiptare e ka nje fe apo nje tjeter dhe per sa i njoh une shqiptaret ata qe besojne kane besim te forte. Dalja "rrugeve te botes" ishte thjesht per mbijetim, dhe nuk quhet krize identiteti, por fushate per forcimin e identitetit sepse shqiperia ishte ne zemer te europes dhe askush nuk dinte se ku binte...

  6. #6

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Cito Postuar fillimisht nga guest Shiko Postimin
    Sa pyetje e thelle, si te ze gjumi naten me gjithe keto shqetesime, ke dhimbje koke? do ndonje paracetamol?
    Pergjithesimi i shqiptareve me keto argumenta sikur eshte cik bajat apo jo? Ne epoken e globalizimit te shkrirjes se kufijve ti flet akoma sikur jeton ne mesjete.Shqiptaret jane produkt i shoqerise njerezore te ketij shekulli dhe sillen sic sillet cdo banor i globit jetojne njesoj dhe kane te njejtat probleme e shqetesime. Duke bere kete pyetje specifike per ne duket sikur po i ben shqipet ne nje "kafshe te rralle" edhe po perpiqesh tu gjesh te meta dhe mangesi. Jo mire djale ( a goce cfare je)

    Cja fut kot edhe ti ama.
    Na ke fol per globalizim, shrirje kufijsh, e ca fjale te tjera.
    Duket se nuk e ke kuptuar temen, po ta sqaroj me thjesht, mos ne shqipetaret marim modelet e gabuara per te ideoloizuar. Ne kuptime te ndryshme, behemi fansa te kengetareve pa vlere Shqiptar, apo edhe ne nivel global. Bejme idhuj, idhuj te skaduar tashme. Psh: shikojme shume njerez, qe mbajne ndonje bluze, steme te Che Guevares, qe dreqi ta haje, kurre nuk ka qene nje person inspirimi per perendimin as edhe ne kulmin e tij, e jo me tashme qe mezi mbahet ne Kube dhe ne Argjentine( ceshtje biografike te tij, biografi qe e njof ne detaje), nje person aventurier, ne fund te jetes se tij i zgenjyer nga puna e tij, dhe nga te kuptuarit se vepra e tij ishte utopike. U perdor nga diktarura, si dicka qe do te krijonte idhuj te rejshem. Person i cili po te kishte jetuar do te kthehej ndoshta ne diktator, po nejse. I te njejtes periudhe psh, eshte Kennedy, te dy te majte, rival dhe armiq, te adhuruar mortis causa, pas vdekjes, vdekje po e njejte, por ky i dyti ama i mbizotron tregut te modeleve, per shume arsye, Shba-ja, sistemi qe mbizotron ne bote, etj.
    ceshtja qendron ketu, pse nuk kam pare une ndonje person me ndonje steme, bluze te Cerciz Topullit, po i njejti fizik si me Che-ne, me pushke ne dore, dhe fundi i fundit eshte i yni, edhe po skadoi ideologjia e tij( ne kete rast ska ideologji) prapseprap arsyetohemi me ate se eshte hero kombetar.
    Une i respektoj ata qe kane idhuj ne baze ideologjish, nese je komunist, mbahe Stalinin, mbahe edhe Qemal Stafen( person shume i adhurueshem , ky i dyti) Nese je Liberal ( Ronald Regan) nese je i majte ( Obamen, new enter ky.) Nese je kristian( Jezusin) monarkist ( Zogun)
    Shum shpesh njerez, te cilet apriori kane nevoj per modele, dhe kapin te parin qe iu del para, ndrojne idhujt si corapet, e skane ideologji.
    Nje i afermi im, pelqente fillimisht ( mesa mbaj mend une) Sabri Godon, Ok, pastaj Bamir Topin, me pas ky Bamiri na u sfuma pak, dhe na u be president, kapi ne ajer Erion Velijan, OK, e pyesesh a je e djathte apo e majte, ste jep pergjigje. Pretendon te jete e djathte, po ky Erioni tani na u majtizua, po pres modelin e ardhshem qe do kape.
    Per kete e kam fjalen, i ndreruar Guest.
    Pastaj as qe behet fjale per sfera te tjera te jetes, po bejme aktualisht nje muzik lindore-orientale, vishemi perendimor, kemi ca zakone lindore, pretendojme se jemi west, deshirojme te shkojme drejt europes, ndersa renjet sikur duket spo i shkepusim nga Anadolli. ehe shqipatre.
    Ne Shqipetaret, e kemi zakon kete dukuri, u islamizuam ne menyre liberale me vullnet, jo ne menyre ekstremiste, kemi tre fe. gjate periudhes se zogut , u beme te gjithe zogist, ne 1945 i gjith fsahti u kthyem ne komuniste, ne 90 po i njejti fshat u be 100 % demokrat, ne 97 u beme edhe edhe, po vazhdojme edhe edhe. Jemi shume elastik si popull, jemi Unik per nga lloji, cdo gje e kemi me vonese. Ishim te fundit qe u pavarsuam nga Perandoria Otomane, pranuam te paret pushtimin fashist, te fundit ne evrope i dham fund komunizmit, kemi nje tranzicion qe po zjat 18 vjet, jemi populli i cili i fundit do te hyje ne Evrope, jemi ......

    Sa i perket dhimjes se kokes, them se ti paske nje kokcarje te vazhdueshme, sepse perdor Paracetamol per qetesim, me paracetamol i dashur, edhe nje fuci te pish, koka ste pushon, te rekomanoj ndonje Advil, analgin, etj per me shume vizitohu tek mjeku, pastaj me leter ne dore shko te farmacisti, jepja letren te doktorit, se po sja dhae , do blesh paracetamol perseri, e do vazhdosh te me kundershtosh mua, gje qe me pelqen etj etj

    P.S djale djale.

  7. #7

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Me vjen keq qe shqiptaret nuk perbushin ato kushtet qe u ke vene ti se si duhet te jene edhe qe paskan dale jashte kufijve te imagjinates tende . Sipas madherise tuaj (mbreterore sipas emrit lol) njerezit duhet te futen ne kategori te caktuara dhe duhet te pershtaten nje imazhi stereotipi qe ke ti ne koke influencuar nga ide te caktuara qe mund te kesh ti ne koke. Po kur nuk i perkasin ketyre ndarjeve dhe ideologjive tende si i behet? Atehere fillon paniku edhe paracetamoli si shprehje figurative qe ti nuk arrite ta kuptosh sepse kendveshtrimi yt eshte shume i ngushte. Je pak konfuz me vehten tende, prandaj e ke shtruar kete pyetje. A nuk ishe ti qe deri para pak kohesh kishe avatar, firme dhe debatoje ne menyre te flakte per Obamen? Ja pra qe je hipokrit.

    Ne qofte se shqiptaret kane ndryshuar ide, parti apo fe sepse kane gjetur dicka me te mire eshte shume pozitive. Adaptimi eshte nje nga dukurite qe ka ndihmuar evolucionin per miljona vjet, pastaj ata qe ndjekin kopene nuk jane Lidera por jane dele. Ndoshta idete e tua komuniste sta lejojne lirine e zgjedhjes dhe je i shokuar

    Edhe njehere djale;
    Jo se jam patriot i flakte por sme vjen mire kur dikush ul shqiptaret pa te drejte, kemi vertet njolla te zeza ne karakter por nuk te takon ty te pergjithesosh gjithe kombin dhe tu vesh stampat qe do ti. Disa shembuj negative qe mund te kesh ti ne koke nuk perbejne shumicen e shqipetareve dhe teksa ti permend shembujt e tu une mund te rri te permend shembujt e mij, shqipetare me vlera morale e patriotike por sdua ti ul ne nivelin e ketyre "zerove" qe ke permendur.

    "Pastaj as qe behet fjale per sfera te tjera te jetes, po bejme aktualisht nje muzik lindore-orientale, vishemi perendimor, kemi ca zakone lindore, pretendojme se jemi west, deshirojme te shkojme drejt europes, ndersa renjet sikur duket spo i shkepusim nga Anadolli. ehe shqipatre." citim nga postimi jot ky, por kesaj gjeje ja kam dhene pergjigjen mesiper lexoje edhe njehere postimin dhe ndoshta e kupton. Ky pra eshte globalizimi qe kam permendur mesiper, europa po shkrin kufijte, po krijon nje monedhe po mundeson levizjen e lire te njerezve dhe po permireson te drejtat e njeriut. Teknologjia, Interneti po revulicjonizon menyren e komunikimit dhe shpejtesine e perhapjes se informacionit. Eshte pikerisht ky nje kompromis qe po bejne jo vetem shqipetaret por gjithe kombet, po lene disa tradita te tyre qe nuk shkojne per te perqafuar dicka tjeter qe i ben me te avancuar, ndoshta po pranon idete e nje grupi qe nuk mund te jete shume tradicional ose i perket nje kombi tjeter. Ne qofte se mendon se kemi vertet "rrenje ne adadoll" ndodh sepse ka ne mes nesh X person qe nuk eshte fleksibel, me mendje te hapur e objektiv ndaj ndryshimeve. Ne fjalet e idhullit tend Obames, "Change". Ndryshimi nuk vjen duke ngritur frenat e dores dhe duke ndjekur ne menyre te verber ide te caktuara. Ndodh qe meson se ke gabuar diku dhe ndryshon drejtim. Nuk do te thote se je i dobet qe tradhetove nje ide dhe e ndrove per nje tjeter, mendoj se eshte mencuri.


    Ndoshta ky sqarim te heq dhimbjen e kokes dhe te shpeton njehere e pergjithmone nga paracetamoli sepse heren e pare nuk e kape perse ta rekomandova
    Edituar pėr herė tė fundit nga admin : 27-11-08 nė orėn 11:10 PM Arsye: jo foto provokuese!

  8. #8

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    mbijetese une quaj faktin qe kemi dale rrugeve te botes per nje jete me te mire po pa ndryshuar emrin qe me ka dhene nena ime, pa ndryshuar pashaporten e atij vendi ku linda.mbetem shqiptare ne emer e vendlindje dhe pse kam ik jashte vendit tim.shqiptaret kaluan ne krize te forte identititeti sepse dolen nga regjim mizor dhe donin te linin cdo gje pas krahaheve.sa per idhuj te rreme e e lexova me vemendje shkrimim tend e dua te bej vetem nje pyetje.paris hilton, linday lohan,e britni speears cfare shembulli jane pozitiv apo negativ sepse miliona adoleshente ne te gjithe boten midis tyre dhe shqiptaret i kane idhuj.sa per ce gevaren une ketyre njerezve qe i mbajne iu them te bejne nja 3 ore muabet me ata qe kane dale nga burgjet komuniste.qe shqiptaret kane nje besim te forte se ve ne dyshim po besojne ne aftesite e tyre e nefaktin qe jane te ndergjejshem qe duhen bazuar vetem te forcat e tyre e tek asnje tjeter.sa per fe feja e shqiptarit eshte vetem shqiperia.shpesh njerezit krijojne idhuj per ti dhene nje fare shprese jetes se tyre po nuk besoj qe duhet vrare dikush pse ka iluzione ne jeten e tij.deri sa mua apo te tjereve keto iluzione nuk na bejne dem.po nuk me duket e arsyeshme te thuash qe ne jemi te paret qe pranuam pushtimim fashist se keshtu ti hedh balte mbi gjithe ata te rinj qe dhane jeten per nje ideal qe besonin vertet.ne shqiptaret nuk jemi race e rralle jemi njerez me gjak e nerv jemi njerez me te mira e difekte njesoj si amerikanet apo europinaet.vetem nje gje kemi pas kunder historine qe me ne eshte treguar njerke.asgje tjeter.

  9. #9

    Replikė: A kane krize shqipetaret?

    Ku ka krize Shqiperia. Nuk ka per te patur ndonjehere.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Ēifti mbretėror nė krizė
    By sabah in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-10, 08:25 AM
  2. SHBA: Shqiperia, ne krize qeverisese!
    By Bruno in forum Politike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-10, 05:49 PM
  3. Berisha: Vendi nuk eshte ne krize
    By Bruno in forum Politike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-09, 04:32 PM
  4. Shqipetaret ne Angli
    By Hot_Babe in forum Shqipėtaret nė Atdhe dhe gjithė Botėn
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-08, 05:17 PM
  5. sa e respektojne shqipetaret njeri -tjetrin
    By monaliza in forum Romancė dhe Dashuri
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 28-11-07, 10:04 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5