Shkup: gazetari Vllado Tanevski u arrestua pėr vrasje
Ministria e punėve tė brendshme e Maqedonisė ka njoftuar sot pėr arrestimin e gazetarit nga Kėrēova, Vllado Tanevski, i dyshuar se ka kryer sė paku dy vrasje.
Nė kėtė njoftim thuhet se ai u zbulua nėpėrmjet tė teksteve tė tij me rastin e raportimit pėr krimet e kryera.
Policia ka prova pėr dy vrasje, qė i ka bėrė i akuzuari Tanevski, ndėrsa janė gjetur edhe prova qė ēojnė kah konkludimi se ai ka vrarė edhe dy femra tė tjera.
Tė gjitha viktimat e tij ishin gra dhe kryesisht jetonin vetėm.
I akuzuari Vllado Tanevski nė cilėsinė e gazetarit, pas vrasjeve, kishte biseduar me familjet e viktimave dhe me persona zyrtarė tė autorizuar pėr hetime.
Policia ka zbuluar se ai ishte vrasėsi pasi nė shkrimet e gazetarit Tanevski janė theksuar detaje, tė cilat policia dhe organet hetimore, nuk i kishin dhėnė nė raportet zyrtare.
Ky njeri paska deshire te mer me shume role, kisha lexuar per keto vrasje, pikerisht nga ky gazetar. Cnuk ndodh. U prish bota.



Pėrgjigju me citim
