Mora spunto nga kjo leter qe ish derguar ne e-mailin tim.
Pershendetje i Nderuar Mik/Mikeshe e Albstation.com Sot mbushet plot nje vit nga dita e hapjes se Websitit tone ne Internet. Si cdo fillim, edhe per Albstation nuk ka qene e lehte, na eshte dashur tete perballemi me shume veshtiresi dhe probleme por me kryesorja kemi kaluar shume caste te bukura ne shoqerine e njeri tjetrit. Hap pas hapi Albstation eshte bere nga nje emer qe nuk e dinte askush ne nje emer te respektuar ne komunitetin e internetit. Jane rreth 5000 vizitore qe na nderojne cdo dite me vizitat e tyre. Shpresojme qe ky vrull qe websiti ka marre te mos pritet por te kthehet ne te vertete ne "Stacionin e shqipetareve ne Internet". Fale mbeshtetjes, sugjerimeve, dhe kritikave tuaja kemi mundur te permiresohemi dhe do te vazhdojme te korrigjojme ato gabime qe mund te na vini ne dukje. Do te deshironim qe te ju falenderonim per kontributin tuaj dhe shpresojme qe te vazhdoni te jeni antare te komunitetit tone virtual!
Me respekt,
Stafi i Albstation.com - Stacioni i Shqipetareve ne Internet
Edhe une personalisht i uroj kesaj web faqe jete te gjate, pasi eshte pjese e perditshmerise sone.
Gezuar ditekrijimin Albstation







