Abazi pėrfiton 61 milionė lekė. Doshi blen 1.3 milionė euro "Prodental Farmėn". Nano shpenzon, Rama kursen
Dy deputetėt mė tė pasur tė Kuvendit tė Shqipėrisė vazhdojnė tė shtojnė tė ardhurat. Nė deklarimet e pasurisė sė Sadri Abazit dhe Tom Doshit, llogaritė bankare dhe transaksionet vijojnė tė jenė nė nivele tė larta. Deputeti socialist ka mbi 60 milionė lekė shtim pasurie, ndėrsa pėr demokristianin ka rezultuar njė vit shitblerjeje biznesesh tė mėdha.
Doshi
Gjatė vitit 2007, Tom Doshi ka pėrfunduar shitjen e kompanisė "Ajka" sh.a nė vlerė totale 1.900.000 euro, tė cilat 500.000 euro janė marrė dhe deklaruar nė formularin e vitit 2006. Shuma e pėrfituar pėr kėtė vit shkon nė 1.400.000 euro. Doshi ka blerė 100% tė aksioneve tė kompanisė "Prodental Farma" sh.p.k nė Tiranė me vlerė tė plotė 1.300.000 euro, duke i zbritur detyrimet bankare nė BIA (-250.000 euro). Rezulton tė jenė likuiduar 1.050.000 euro nga deputeti Doshi. Sakaq, ai ka blerė njė dyqan me sipėrfaqe 402 metra katrorė me kontratė blerje me "Albalam" sh.p.k. Vlera e likuiduar ėshtė nė shumėn 370 mijė euro pėr kėtė pasuri. Gjithashtu, ėshtė blerė nga Doshi garazh me sipėrfaqe 60 metra katrorė nė Tiranė nė shumėn 30.000 euro. Tė ardhurat nga paga dhe shpėrblime janė nė masėn 1.402.702 lekė dhe tė ardhurat nga bashkėshortja shkojnė nė vlerėn 1.800.000 lekė. Fitimi vjetor i kompanisė "Profarma" gjatė vitit 2007 ėshtė deklaruar nė vlerėn 14.860.512 lekė. Tė ardhurat vjetore nga pronėsia nė pikėn e karburantit nė Malin e Robit shkojnė 1.200.000 lekė nė vit. Fitimet e marra nga kompania e blerė "Prodental Farma" 1.725.397 lekė. Doshi shlyen kreditė pėr shoqėrinė "Profarma" nė katėr banka. Sakaq, vijon shlyerja e dy kredive nė njė bankė nė Australi 33.240 dollarė australianė dhe i mbeten tė shlyejė 182.000 dollarė australianė. Kredia tjetėr qė paguhet ėshtė pėr blerjen e automjetit "Toyota", pėr njė vit janė shlyer 15.600 dollarė australianė, ndėrsa mbeten 12.000 tė tjera. Pėrfitimet nga shtėpitė nė Adelajde tė Australisė nga bashkėshortja shkojnė 48.000 dollarė australianė.
Abazi
Deputeti socialist, Sadri Abazi, ka deklaruar fitimin e vitit 2007 nga kompania "Usluga" nė shumėn 58.667.090 lekė. Paga e tij si deputet dhe pjesėmarrja nė komision shkon nė vlerė neto te 1.393.982 lekė. Paga e bashkėshortes si ekonomiste pranė biznesit tė tij ėshtė 801.105 lekė. Paga e vajzės Aurora Abazi si administratore e firmės "Usluga" ėshtė 520.064 lekė dhe paga e vajzės tjetėr si zv.administratore shkon 235.290 lekė. Tatimi mbi tė ardhurat personale paguar tek "Usluga" pėr Sadri Abazin ėshtė 100.000 lekė.
Sadri Abazi
-Fitimi i firmės sė tij "Usluga" 58.667.090 lekė
-Paga nga Kuvendi neto 1.393.982 lekė
-Paga e bashkėshortes 801.105 lekė
-Paga e vajzės 520.064 lekė
-Paga e vajzės II 235.290 lekė
-Tatim mbi tė ardhurat personale, 100.000 lekė
Totali nė njė vit pasuri: 61.6 milionė
Tom Doshi
-Pėrfundon shitja e "Ajka" sh.a nė vlerėn 1.900.000 euro. 500 mijė euro i ka marrė nga viti paraardhės
-Blerje e 100% tė aksioneve tė "Prodental Farma" sh.p.k nė shumėn 1.300.000 euro. Duke i zbritur detyrimet bankare 250.000 euro janė likuiduar 1.050.000 euro
-Blerje dyqani me sipėrfaqe 402 metra katrorė 370.000 euro
-Blerje garazhesh me sipėrfaqe 60 metra katrorė nė shumėn 30.000 euro
-Paga dhe shpėrblime 1.402.702 lekė
-Paga nga bashkėshortja 1.800.000 lekė
-Tė ardhura nga bilanci vjetor i "Profarma" 14.860.512 lekė
-Tė ardhura nga pika e karburantit nė Malin e Robit 1.200.000 lekė
-Tė ardhura nga kompania e blerė "Prodental Farma" 1.725.397 lekė
-Shlyerje kredie marrė nė Australi 2770 dollarė australianė nė muaj
-Shlyerje kredie pėr automjetin 1300 dollarė australianė nė muaj
-Vijojnė shlyerjet e katėr kredive tė tjera
-Tė ardhura vjetore nga shtėpitė nė Australi 48.000 dollarė australianė
Transaksione tė shumta financiare tė kreut socialdemokrat. Pasuria e aleatėve tė socialistėve
Ish-kryeministri Nano shpenzon para, Rama kursen
Biznesi i Xhoana Nanos, fitim nė njė vit 1.641.271 lekė
Ish-kryeministri Fatos Nano ėshtė personazhi qė shijon mė tė shumti tė qenit nė opozitė. Sipas deklarimeve tė pasurive ai figuron tė shpenzojė nė shuma tė konsiderueshme. Nė njė kohė kur pasardhėsi i tij nė parti, Edi Rama, jeton dhe shlyen kredi me rrogėn qė merr si kryebashkiak i Tiranės.
Nano & Rama
Nė formularin e firmosur nga Fatos Nano rezulton tė jenė pakėsuar tri llogari bankare. Konkretisht ato shėnojnė ulje nė shifra nė masėn; e para 669.287 lekė, e dyta 32.572 euro, e treta 666.893 lekė. Paga e tij nga Kuvendi si deputet ėshtė nė shumėn 1.424.942 lekė, ndėrsa paga kalimtare si ish-kryeministėr ėshtė 781.680 lekė. Nano ka shlyer kredinė nė masėn 51.233 euro, ndėrsa dividenti i bashkėshortes Xhoana Nano nga biznesi i saj pėr vitin 2006 ėshtė 16.380.169 lekė. Ajo nga interesi nė njė llogari bankare ka pėrfituar 3.910 euro dhe ka shtuar me 127.381 euro njė llogari rrjedhėse. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, deklaron tė ardhura nga paga 1.641.271 lekė, ndėrsa shlyen njė kredi, duke paguar pėr njė vit shumėn 163.225 lekė.
Meta
Ish-kryeministri Ilir Meta ka tė ardhura pėrmes pagave dhe shpėrblimeve nė shumėn 1.425.167 lekė. Paga e bashkėshortes ėshtė nė njė vit 1.000.919 lekė. Monika Kryemadhi ka deklaruar njė kontrate shitblerjeje 500 metra katrorė arė dhe 200 metra katrorė truall nė Mėzes me vlerė 5.000.000 lekė. Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe bashkėshortja e tij shlyejnė njė kredi dhe kanė paguar nė njė vit 11.750 dollarė.
Gjinushi
Kreu socialdemokrat ka blerė njė autoveturė 7500 euro dhe ka krijuar njė depozitė bankare 1.960.000 lekė. Nė deklarimin e tij ai ka dhėnė pėr shesh ndėrtimi nė Vlorė njė godinė njėkatėshe tė trashėguar nga e ėma e bashkėshortes. Kjo e fundit zotėron me trashėgimi njė apartament 70.5 metra katrorė nė Tiranė me vlerė 70.000 euro. Gjinushi figuron bashkėpronar nė disa shtėpi e troje tė njohura e kthyera me V.K.K.P Vlorė. Paga vjetore si deputet ėshtė 1.551.124 lekė, pagesa vjetore e gruas 720.000 lekė. Tė ardhurat nga qira banesash 9.600 euro dhe 816.000 lekė nė njė vit.
Ceka & Milo
Presidenti i aleancistėve, Neritan Ceka, ka deklaruar pagėn vjetore 1.597.440 lekė, leksione nė universitet 32.000 lekė. Tė ardhura nga bashkėshortja nė shtėpinė botuese 2.100.000, tė ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro dhe njė shlyerje kredie pėr shtėpi nė njė vit nė masėn 657.718 lekė. Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shpenzuar pėr shtėpinė nė Palasė shumėn 2.000.000 lekė, ndėrsa paga si deputet ėshtė 1.876.040 lekė nė vit. Tė ardhurat si lektor janė nė shumėn 5100 euro, paga e bashkėshortes shkon nė njė vit 650.980 lekė, pagesa nė dy borde 333.000 lekė. Nė deklaratė janė shėnuar tė ardhura nga fėmijėt pėrkatėsisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekė. Milo ka shlyer njė kredi pėr njė vit nė shumėn 288.000 lekė, ndėrsa bashkėshortja e tij ka pėrfituar me trashėgimi nė Vlorė njė garazh me sipėrfaqe 10 metra katrorė.
Tabela
Neritan Ceka
-Paga vjetore 1.597.440 lekė
-Leksione nė universitet 32.000 lekė
-Tė ardhura nga bashkėshortja nė shtėpinė botuese 2.100.000
-Tė ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro
-Shlyerje kredie pėr shtėpi pėr njė vit 657.718 lekė
Edi Rama
-Tė ardhura nga paga 1.641.271 lekė
-Detyrim shlyerje kredie pėr njė vit nė masėn 163.225 lekė
Ilir Meta
-Paga dhe shpėrblime 1.425.167 lekė
-Paga e bashkėshortes 1.000.919 lekė
-Shlyerje kredie pėr njė vit 11750 dollarė
-Kontratė shitblerjeje 500 metra katrorė arė dhe 200 metra katrorė truall nė Mėzes me vlerėn 5.000.000 lekė
Paskal Milo
-Shpenzime pėr shtėpinė nė Palasė nė shumėn 2.000.000 lekė
-Paga si deputet nė shumėn 1.876.040 lekė
-Tė ardhura si lektor 5100 euro
-Paga e bashkėshortes 650.980 lekė
-Paga nga dy borde 333.000 lekė
-Tė ardhura nga fėmijėt pėrkatėsisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekė
-Shlyerje kredie pėr njė vit 288.000 lekė
-Garazh nė trashėgiminė e bashkėshortes nė Vlorė me sipėrfaqe 10 metra katrorė
Fatos Nano
-Pakėsim llogarie me 669.287 lekė
-Pakėsim llogarie me 32.572 euro
-Pakėsim llogarie me 666.893 lekė
-Paga nga Kuvendi nė shumėn 1.424.942 nė njė vit
-Pagesa kalimtare si ish-kryeministėr 781.680 lekė
-Ka shlyer kredinė nė masėn 51.233 euro
-Dividend pėr vitin 2006 nga Xhoana Nano 16.380.169 lekė
-Interes bankar nga depozita (Xhoana) 3.910 euro
-Shtim llogarie rrjedhėse me 127.381 euro
Skėnder Gjinushi
-Blerje autoveture 7500 euro
-Depozitė bankare 1.960.000 lekė
-Dhėnė pėr shesh ndėrtimi nė Vlorė njė godinė njėkatėshe e trashėguar nga e ėma e bashkėshortes
-Bashkėshortja trashėgon nga e ėma njė apartament 70.5 metra katrorė nė Tiranė 70.000 euro
-Bashkėpronar nė disa shtėpi e troje tė njohura e kthyera mė V.K.K.P Vlorė
-Paga vjetore si deputet 1.551.124 lekė
-Pagesa vjetore e gruas 720.000 lekė
-Tė ardhura nga qira banesash 9.600 euro
-Tė ardhura nga qira banesash 816.000 lekė



Pėrgjigju me citim
)
