Me pare pergatitet shellira: Per 10 litra uje 2 1/2 filxhane caji me kripe. Zihet dhe lihet te qendroje 12 ore. Zgjidhen lakra te ngjeshura te bardha, u hiqen gjethet jeshile , kocani i tepert , lihen te tera ose ndahen per gjysme. Ne fuci druri , balte ose qelqi shrtihen gjethet e lakres te ngjeshura njera pas tjetres, hidhen gjethe selinoje e koper , dhe siper gjethe lakre. Vihet nje kapak prej derrase me nje peshe te rende ( gur te paster) , pastaj hidhet shellire dhe uthull ose me mire pak acid acetik. Mbulohet siper me nape te paster , lidhet gryka e enes dhe lihet 8-10 dite. Here pas here i hiqet cipa qe i krijohet ne siperfaqe dhe pas 10-12 ditesh i kullohet lengu nje dite po dhe nje dite jo dhe i hidhet persei siper. Shelira siper lakres duhet te jete rreth 10 cm. Lakra eshte gati pas 20 ditesh dhe ruhet ne vende te fresketa.



Pėrgjigju me citim

