Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 5 prej totalit 5

Tema: Poezi per Gerdecin

  1. #1

    Poezi per Gerdecin

    Arben Duka

    Gerdeci
    Thonė ata qė venė
    Thonė ata qė vinė:
    "E kini hallall
    Shqipo, qeverinė!..."

    E kini hallall
    Medet e medet
    Se ajo u mbron
    Se ajo u vret!...

    E kini hallall
    Nuk duhet e dytė
    Se ajo u mbron
    Se ajo u mbyt!...

    Tjetėr qeveri
    Shqipot, po, nuk duan
    Se ajo i qeth
    Se ajo i ruan!...

    Tė tillė qeveri
    Ku ta gjejmė vallė
    Kur bėhet hataja
    Hedh ndonjė kokallė!...

    T'u bėfsha tė syrit
    Xhan, moj qeveri
    Ēdo muaj garant
    Kemi dy ditė zi!...

    Ecim edhe biem
    Biem nė hendeqe
    Njėzet vjet me radhė
    S'u nda kjo e keqe!...

    S'u nda kjo e keqe
    Qė ēdo ditė hap varre
    Popull i pėrulur
    Qeveri vrastare!...

    Ē'mė del nė ekrane
    O Sali, o lumė,
    Se tani zullumin
    E ke shtuar shumė!...

    S'e peshon hiē fjalėn
    More qerrata,
    Kur the:"Qeveria
    Asnjė faj nuk ka!..."

    S'dua tė flas shumė
    Se mė thonė mistrec-
    Nuk e hapa unė
    Fabrikėn nė Gėrdec!...

    S'dua tė flas shumė
    Se mėrzitesh Ti-
    Nuk mora nė punė
    Gra edhe fėmi!...

    Gra edhe fėmi
    Qė morėn mandatėn
    Dhe siē thua ti
    Vdiqėn pėr kafshatėn!...

    Qeveri mavia
    Qė solle mandatėn
    Ti duhet tė ikėsh
    Jo ditėn, po natėn!...

    Jo ditėn, po natėn,
    Me taborre blu
    Se zi e Gėrdecit
    Nuk mbaron kėtu!...

    Nuk mbaron kėtu
    Oreksi i vampirėve
    S'pyet nėse jetėn
    U merr plot fakirėve!...

    Oreksi i vampirėve
    Ėshtė i pasosur
    Mbajnė nėpėr xhepa
    Dollarė tė gjakosur!...

    Oreksi i vampirėve
    S'ndalet asnjėherė
    Sikur gjithė' Atdheun
    Ta hedhin nė erė!...

    Qeveri e dashur
    Je bėrė pėr bodec
    Tė rėntė njė bombė
    Mu si nė Gėrdec!...

    Njė bombė e njė predhė
    Xhan, moj Qeveri
    Tė shpėtojmė ne
    Tė shpėtosh dhe ti!...
    NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME.......
    Gėzuar Kombi Im


    "The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."

  2. #2

    Re: Poezi per Gerdecin

    hallall lale

    shume e bukur
    SI NE MOMENTET E LUMTURA DHE TE DHIMSHME
    ASGJE NUK KA PER TE ME NDAR
    SEPSE TI JE PRINCESHA IME
    AJO QE DUA TE DASHUROJ PERJETE

  3. #3

    Re: Poezi per Gerdecin

    Titulli nuk duhet te ishte poezi per gerdecin, por "angullima politike".
    Gerdeci nuk eshte nje kerpudhe qe doli nen strehen e kesaj qeverie, por nje produkt i shume qeverive te deshtuara, te politikaneve bastarde dhe te injoranteve qe i ndjekin symbyllur dhe shqyejne duart duke duartrokitur neper mitingje.

    Gerdeci eshte nje fatkeqesi qe nuk duhet shfrytezuar per te zevendesuar nje kriminel me nje tjeter. Gerdeci duhet te jete fillim i i nje gjyqi masiv ku gjithe politikanet shkojne ne burg!

  4. #4

    Re: Poezi per Gerdecin

    he po talleni me fatekeqesite e te tjereve.

  5. #5

    Re: Poezi per Gerdecin

    Nuk besoj duhet konsideruar tallje, por shprehje ne vargje e mendimit te poetit mbi tragjedine e Gerdecit.
    si vis pacem para bellum

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Poezi humoristike nga krahinat e Shqiperise
    By Hot_Babe in forum Poezi dhe Fjale Te Urta Shqip
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-12, 01:47 PM
  2. Poezi per Atdheun
    By Romina in forum Letersia
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-01-12, 07:48 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-10, 10:52 AM
  4. Poezi per ata!
    By Ylli in forum Poezi dhe Fjale Te Urta Shqip
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-04-08, 06:03 AM
  5. Poezi
    By King_Arthur in forum Poezi dhe Fjale Te Urta Shqip
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 30-01-08, 11:25 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5