Mbledhje maratonė e KRRT-sė. "Po" edhe pėr banesat sociale

Nė njė mbledhje maratonė prej afro 7 orėsh, KRRT-ja ka miratuar mbrėmė njė sėrė vendimet. Plot 79 kėrkesa pėr leje dhe sheshe ndėrtimi dhe legalizime tė bėra nga subjekte private dhe qytetarė. Po kėshtu Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Tiranės ka miratuar njė sėrė projektesh tė propozuara nga Bashkia e Tiranės. Ndėr to pėrmendim studimin urbanistik pjesor pėr banesa sociale, nė zonėn qė kufizohet nga rruga "Ali Demi", Lumi i Lanės. Afro 350 familje tė pastreha do tė sistemohen nė kėtė lagje. Dje u miratua edhe projekti i zbatimit tė rikualifikimit urban tė Sheshit "Shtraus" dhe trajtimin e fasadave tė dy rrugėve lidhėse deri nė kryqėzimin me Unazėn, miratim i kėrkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Zyra e shtypit nė bashki njoftoi se ėshtė miratuar edhe projekti pėr rikualifikimin urban tė sheshit te "21 Dhjetori", hartuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Njė projekt tjetėr qė iu hap drita jeshile ėshtė edhe ai pėr rikualifikimin urban tė sheshit nė Kombinat. Ndėrsa nė rrugėn "Ali Demi" u miratuar rikualifikimi urban i terreneve sportive. Duke pėrmendur ndėrhyrjet nė infrastrukturė qė pritet tė bėjė Bashkia tashėm qė mori lejen e KRRT-sė, theksojmė edhe projektin e zbatimit tė kryqėzimit nė nivel, midis Rrugės sė Kavajės me rrugėn "Teodor Keko" (Unaza e Re), kėrkuar nga Njėsia e Menaxhimit tė Projekteve nė Bashkinė e Tiranės. Po nė kėtė zonė u miratua projekti i zbatimit tė urės tek Shkolla Teknologjike, kėrkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Edhe urbanizmi i Laprakės kėrkuar nga Njėsia e Menaxhimit tė Projekteve nė MPPTT, financuar nga "Kooperacioni Italian" ėshtė miratuar gjatė mbledhjes sė djeshme. Gjithashtu, Bashkia ka vendor tė ndėrhyjė edhe nė njė sėrė blloqesh banimi, ku do tė pėrmirėsohen rrugė tė brendshme tė tyre. Pėrmendim rikonstruksionin nė rrjetin rrugor tė Bllokut Nr.40,tek rruga "Punėtorėt e Rilindjes". Infrastruktura e rrjetit rrugor tė Bllokut Nr.22, nė rrugėn "Muhamet Gjollesha". Rrjeti rrugor tė Bllokut Nr.17, nė rrugėn "Mine Peza". Ndėrsa pėr Unazėn e madhe tė qytetit drejtoria e Planifikimit urban ka kėrkuar rishikim tė projektit.