Mbrėmė pėrfundoi edicioni mė spektakolar i show-t tė madh tė kėngės dhe interpretimit, realizuar nga "Top Channel"
Kejsi Tola ėshtė fituese e edicionit tė katėrt tė "Etheve", qė kėsaj radhe u njėsuan me emrin e njė televizioni tė madh si "Top Channel", duke u renditur si njė ndėr spektaklet mė tė arrira nė fushėn e teknologjisė televizive. Kjo u vu re dhe mbrėmė, nė natėn finale, ku idetė e Adi Krastės dhe Pali Kukes, dyshes qė ka ngjizur qė nė embrion kėtė show gjigand tė kėngės, u shpėrfaqėn me njė realizim perfekt nga ana e stafit artistik, teknik e organizativ tė "Top Channel".
Ashtu siē u pa, nata finale ishte e ndarė nė 5 faza. Nė tė parėn, tre finalistet interpretuan nga dy kėngė: njė alternativė-rrok tė viteve tė fundit e njė hit tė zgjedhur prej tyre sipas preferencės. Pas kėsaj pėrballjeje tė parė, njėra prej finalisteve u skualifikua dhe pikėrisht Dorina Xerxa. Nė konkurrim mbetėn vetėm dy Dorina Garuci dhe Kejsi Tola; dy "bisha" qė metaforikisht kishin "ngrėnė" pėr muaj e javė sishoqet e sishokėt e tyre nė urinė pėr tė kapur majat. Mė pas erdhi njė surprizė e paimagjinuar. Sajohet aty pėr aty njė dhjetėshe e re etheistėsh, nga ata qė nuk kishin mundur tė shkonin deri nė finale. Njė dhjetėshe tjetėr e pėrzgjedhur jo nga juria, por nga vetė ideatorėt e spektaklit Krasta-Kuke. E kėshtu, ata interpretuan duke dhėnė pėr tė kuptuar se "Ethet" janė njė shkollė e stėrmadhe me shumė klasa. Ja, nė moment ti ndėrton njė finale tjetėr.
Surprizat e risitė mbajtėn gjallė orėt e nxehta tė spektaklit, ndėrkohė qė nė qosh tė skenės, nė tė majtė tė saj, rrihte njė zemėr e madhe, rrihte me ritmet plot adrenalinė tė nervit konkurrues. Ajo zemėr ishte llokma e ėmbėlsirės sė lėnė pėr nė fund. Pas dhjetėshes sė re, i erdhi radha konkurrimit tė dyshes sė mbetur; pėrballje e ashpėr, e fortė, e pamėshirshme, me gjithė forcėn dhe energjinė e gurmazit. Pėr herė tė parė u kėndua live me orkestrėn e "Top Channel"-it, njė risi e aplikuar vetėm nė Shqipėri pėr formatin e kėtij lloj spektakli, ku interpretuesit shoqėrohen vetėm nga baza muzikore. Dy finalistet, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci, kėnduan duet me divat e muzikės pop, pėr tė treguar se rruga e nisur ka si pikėmbėrritje ato qė kishin nė krah, e qė nė "Ethet", pamundėsish pėr tė qenė fizikisht, erdhėn virtualisht. Sakaq, finalistet interpretuan tė shoqėruara nga orkestra e "Top Channel"-it edhe kėngė tė tė madhes Vaēe Zela. Pse? Sepse sipas shpjegimit tė Adi Krastės, nė kėtė rast nuk ishte fjala pėr tė marrė mė stonaturat e njėrės apo tjetrės, por mė personalitetin e tyre. E kush mė mirė se Vaēe Zela e shpėrfalte kėtė personalitet nė skenė?! Ndaj dhe ato duhet tė kishin pėr referencė kėngėtaren e madhe shqiptare, nėse nė karrierė do i kushtonin njė rėndėsi edhe personalitetit artistik.
Por sprovė e vėshtirė ishte dhe interpretimi i "Nesun Dorma"-s, varianti i Aretha Franklin.
Mė spektakolare akoma ishte koha mes konkurrimit tė dyshes dhe dhėnies sė ēmimit. Para jurisė u paraqitėn nė audicion anėtarėt e korit tė "Portokalli"-sė, ndėrsa 7 finalistėt e skualifikuar interpretuan kėngė nga muzika e finaleve shqiptare. Dhe ndėr momentet mė ekzaltuese tė kėsaj faze tė natės finale, ishte performanca e shkėlqyer e trupės sė baletit tė "Top Channel", me njė kėrcim apo dhe instilacion nga filmi "Conquest of Paradise" (Pushtimi i Parajsės), me muzikė tė Vangjelis. Sipas njė ideje tė Pali Kukes, kjo pjesė ishte njė diagonale bashkuese ndėrmjet pushtimit tė parajsės, siē ishte mesazhi i filmit dhe pushtimit tė parajsės sė vajzave nė skenė. Dhe ajo zemėr e kuqe e rrėzėlluese tashmė rreh pėr atė qė e meritoi, Kejsi Tola.
Konkurrentėt
Triumfoi
Kejsi Tola - Tiranė
-----------------------------
U eliminuan:
Dorina Garuci - Shkodėr
Dorina Xėrxa - Gjakovė
Marjela Billa - Tiranė
Fatlum Zeka - Prishtinė
Himena Ymeri - Tiranė
Evin Thana - Prizren
Simona Karafili - Kavajė
Xhensila Myrtezai - Tiranė
Rezarta Smaja - Shkodėr



Pėrgjigju me citim