Politikanė dhe juristė kosovarė thonė se shpallja dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės pėrbėn edhe aktin e fundit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė. Disa pėrfaqėsues serbė mendojnė se pavarėsia pėrbėn edhe fillimin e shpėrbėrjes sė Serbisė. Shpallja dhe njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės, pėr politikanėt dhe juristėt kosovarė pėrbėn aktin e fundit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė.

Historiani Enver Hoxhaj, njėherėsh ministėr nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, thotė se me pavarėsinė, pėrfundimisht, ėshtė ndryshuar harta politike e Ballkanit dhe Evropės.

“Ėshtė pėrmbyllje e njė procesi, qė ka filluar nė vitet e 90-ta, tė njė godine shtetėrore, qė pėr popujt e saj ėshtė parė si ndėrtesė e dhunshme dhe qė ėshtė pėrcjellė me njė proces tė dezintegrimit tė brendshėm dhe tė dezintegrimit tė dhunshėm, tė luftėrave tė popujve tė ndryshėm. Dhe, akti i shpalljes sė pavarėsisė dhe pranimi i saj nga shtetet mė tė fuqishme perėndimore tregon pėr pėrmbylljen e procesit dhe tė ndryshimit tė hartės politike tė Ballkanit dhe tė Evropės”, thotė Hoxhaj.

Ish-Jugosllavia pėrbėhej nga 6 republika dhe 2 krahina. Tashmė 5 republika kanė shpallur pavarėsinė, pėrderisa Kosova si njė nga ish-krahinat jugosllave, sipas juristit Muhamet Kelmendi, pėrmbyll shpėrbėrjen e kėtij shteti, meqė krahina tjetėr, Vojvodina nuk ka shprehur interesim pėr t’u ndarė nga Serbia.

“Sipas bazės juridiko-politike mbi tė cilėn ka qenė e ndėrtuar Jugosllavia dhe elementeve konstituive, ne kemi pasur 6 republika dhe 2 krahina. Kjo lė tė nėnkuptojė se akti i shpalljes sė pavarėsisė dhe njohja ndėrkombėtare ėshtė momenti i fundit, apo mė mirė tė themi akti i fundit, qė ėshtė shpėrbėrė Jugosllavia nė kuptimin juridiko-politik. Tani, tė gjitha subjektet qė kanė dalė nga ish-Jugosllavia kanė tė drejtėn e trashėgimisė tė tė gjitha detyrave dhe obligimeve, qė dalin nga ai ish-shtet qė ka qenė bashkėsi e shteteve”, tha Kelmendi.

Por, njė mendim tjetėr ka politikania serbe, Rada Trajkoviq. Ajo mendon se pavarėsimi i Kosovės pėrveē shpėrbėrjes definitive tė Jugosllavisė, pėrbėn edhe fillim tė dezintegrimit tė Serbisė.

“Ky nuk ėshtė fundi i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, por fillimi i shpėrbėrjes sė Serbisė. Nėse do tė mė pyeste dikush, ēka do qė dominon nė tė dy anėt edhe pėr atė qė pret popullin shqiptar dhe serb, unė kisha thėnė qė ky nuk ėshtė fundi. Duke marrė parasysh se Serbia ėshtė multietnike dhe nėse nuk gjejmė mėnyrėn tė shkojmė kah institucionet globale, por vetėm tė kemi lidhje strategjike me Rusinė, atėherė komunitetet, siē janė hungarezėt dhe boshnjakėt, do tė kėrkojnė integrime evropiane dhe nė atė proces do tė kemi destabilizim”, tha Trajkoviq.

Nė anėn tjetėr, Enver Hoxhaj parasheh qė nėse jo menjėherė, atėherė nė njė periudhė kohore, edhe nė Serbi do tė mbretėrojė arsyeshmėria dhe politikanėt serbė do t’i kthejnė sytė kah integrimet euro-atlantike.

“Akti i 17 shkurtit ėshtė definitivisht njė vijė prerėse mes historisė dhe mes tė tashmes dhe tė ardhmes, prandaj e ardhmja do tė jetė shumė e sigurt nė duart e qytetarėve tė Ballkanit. Ajo ēfarė ndodh nė Serbi, ėshtė njė frustrim post-hegjemonist i njė populli qė synon pėrmes demonstrimeve nė rrugė dhe tė njė elite politike qė jeton nė tė kaluarėn dhe shėrbehet me njė psikologji tė sė kaluarės ta demonstrojė pafuqinė e saj. Jam shumė i sigurt se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e pėrkushtuar dhe edhe nė Serbi pėr njė hapėsirė tė caktuar kohore do tė mbretėroje racionaliteti dhe ata do t’i kthehen kufijve, shtetėsisė sė tyre dhe realitetit nė tė cilin jetojnė”, tha Hoxhaj.

Politikanėt serbė kanė deklaruar se nuk do ta njohin kurrė pavarėsinė e Kosovės, madje Kuvendi serb ka anuluar Deklaratėn e Pavarėsisė, nė kohėn kur ajo po njihej nga shtetet mė tė fuqishme botėrore.

Enver Hoxhaj mendon se vetė Serbia do ta njohė mė vonė Kosovėn, ngjashėm siē ka bėrė edhe me ish-republikat tjera tė Jugosllavsiė, tė cilat kishin shpallė pavarėsinė gjatė viteve tė 90-ta.

“Nė tė kaluarėn ka pasur politikanė serbė qė gjatė shpėrbėrjes sė ish-Federatės Jugosllave - tė Republikės sė Sllovenisė, Kroacisė, Maqedonisė, Bosnjės, Malit tė Zi - kanė bėrė deklarata tė tilla qė nė asnjė formė nuk do ta pranonin njė shtet tė tillė. Ndėrsa sot, jo vetėm qė i pranojnė, por kėrkojnė ndihmėn e tyre qė tė jenė pjesė e BE-sė. Kėshtu qė nė politikė, formulimi kurrė nuk ėshtė valid as pėr Kosovėn, e as pėr qytetarėt e Kosovės, e as pėr ata tė Ballkanit”, tha Hoxhaj.

Ndryshe, juristėt kosovarė thonė se meqė Kosova shėnon fundin e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, tani duhet qė tė fillojė edhe ndarja e trashėgimisė jugosllave dhe secili shtet tė marrė atė qė i takon.

Nė kėtė kuadėr, Republika e Kosovės do tė jetė e obliguar qė tė paguajė njė borxh ndėrkombėtar tė kredive tė jashtme, qė, sipas ekspertėve, shkon deri nė 2 miliardė euro, ndėrkaq, pėrfitimi i Kosovės nė kėtė rast ėshtė njohja dhe pranimi i saj si shtet jo vetėm nga shtetet individuale, por edhe nga organizatat e ndryshme botėrore.