Misioni i ri policor dhe administrativ i Bashkimit Evropian, filloi dje punėn nė Kosovė, mes kritikave tė Rusisė.
Shefi i Misionit, Pieter Feith theksoi rėndėsinė e vlerave tė Bashkimit Evropian, pėrfshirė respektin pėr tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave, nė hapjen e zyrės sė tij nė Prishtinė.
Pas sulmeve tė serbėve qė kundėrshtojnė shkėputjen e Kosovės nga Serbia, operacioni do tė ketė nevojė pėr mbėshtetjen e trupave paqeruajtėse tė udhėhequra nga NATO-ja.
Zoti Feith tha se nėn drejtimin e tij, rreth 2000 policė dhe ekspertė tė drejtėsisė do tė ndihmojnė Kosovėn qė tė funksionojė si njė shtet i pavarur demokratik, me njė drejtėsi dhe respekt pėr tė drejtat e minoriteteve.
“Ne jemi veēanėrisht tė interesuar sepse kjo ėshtė pjesė e vlerave tė Bashkimit Evropian, tė respektojmė tė drejtat e njeriut, lirinė, pra tė drejtat e pakicave pėr tė gjithė qytetarėt kėtu nė Kosovė, duke pėrfshirė dhe komunitetin serb.”-tha ai.
Por pėr misionin e tij, pas rritjes sė tensioneve nė Kosovė, ėshtė e nevojshme mbėshtetja nga forcat paqeruajtėse tė NATO-s.
K-FOR-i, ka shtuar patrullimet pasi serbė qė kundėrshtonin pavarėsinė e Kosovės shkatėrruan pika tė rėndėsishme tė kalimit tė kufirit me Serbinė.
Njė ushtarak francez i inkuadruar nė trupat e NATO-s i tha televizionit francez France-24 nėpėrmjet njė pėrkthyesi se K-FOR-i nuk do tė tolerojė protesta tė dhunshme.
“Pėr K-FOR-in ky ėshtė njė akt i papranueshėm. Ata e kaluan masėn dhe ne do tė bėjmė ē’ėshtė e mundur me ato qė kemi nė dispozicion pėr t’iu kundėrvėnė kėsaj dhune”.
Rusia e sheh njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės si “njė shkelje tė ligjit ndėrkombėtar” dhe paralajmėroi se kjo do tė hapė “Kutinė e Pandorės” pėr tensionet seperatiste nėpėr Evropė.
Ministri i Jashtėm rus Sergei Lavrov tha dje para fillimit tė misionit se dislokimi i forcave evropiane pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėrbėn shkelje tė ligjit ndėrkombėtar.
Zoti Lavrov, me anė tė njė deklarate tha se misioni i BE-sė shkel rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit, tė miratuar nė vitin 2007, e cila bėn thirrje pėr ruajtjen e sovranitetit dhe tėrėsisė territoriale tė tė gjitha vendeve tė Ballkanit.
Po dje, nė Strasburg, Ministri i Jashtėm serb Vuk Jeremic i tha Parlamentit Evropian se disa qeveri evropiane kanė bllokuar rrugėn e Serbisė drejt anėtarėsimit nė BE, me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, krahas thirrjes pėr njė demonstratė paqėsore tė mėrkurėn nė Beograd pėr tė protestuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, bėri thirrje pėr ruajtjen e qetėsisė.
Pavarėsisht kundėrshtimit tė Serbisė, Shtetet e Bashkuara dhe njė numėr nė rritje i vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė Britaninė e Madhe dhe Gjermaninė, janė duke njohur sovranitetin e Kosovės. Serbia thotė se do tė tėrheqė ambasadorėt e saj nga vendet qė vendosin marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn.