Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 5 prej totalit 5

Tema: Tifozet e Chelsit

  1. #1

    Tifozet e Chelsit

    CHELSEA FC

  2. #2
    Ēelsi, duarbosh nė Athinė
    Ēelsi nuk arriti tė shkonte mė shumė se njė barazim pa gola nė fushėn e Olimpiakosit nė takimin e parė tė 1/8﷓ave tė finaleve nė Champions League, nė Athinė. Xhon Terri dhe Frenk Lampard u lanė nė pankinė, por Blutė nuk hasėn thuajse asnjė shqetėsim nė pjesėn e parė, nė tė cilėn Rikardo Karvaljo pati shansin mė tė mirė. Miqtė treguan mė shumė ambicie pas pushimit, por pa krijuar shumė. Gjuajtja e Salomon Kalu pėrfundoi nė trupin e portierit grek nė fund tė takimit, duke lėnė Ēelsin tė shpresojė pėr mė shumė nė takimin e kthimit. Dhe, me rekordin e tij tė shkėlqyer nė fushėn e vet, Blutė e Avram Grantit do tė jenė favoritė pėr tė kaluar nė ēerekfinale pėr herėn e katėrt nė pesė sezonet e fundit. Nė fakt, tė martėn nė mbrėmje armiku kryesor i spektaklit ishte moti i keq, pasi temperaturat nė Athinėn me dėborė ishin shumė tė ulėta, aq sa lojtarėt e kishin tė vėshtirė edhe tė merrnin frymė. Olimpiakosi vuri nė pėrdorim tė gjithė eksperiencėn e akumuluar vitet e fundit nė Champions League, duke mos lejuar Ēelsin tė dilte nė lojėn e tij tė zakonshme me pasime tė shkurtra, por pa qenė shumė i rrezikshėm nė sulm, ku Darko Kovaēeviē u duk i izoluar. Blutė ia lejuan topin mė shumė grekėve, teksa Predrag Xhorxheviē dhe Luciano Galeti vunė nė punė gjatė gjithė kohės mbrojtėsin e Anglisė, Eshli Kol, por vetėm kaq sepse Olimpiakosit i mungoi pasimi i fundit, ose mė mirė asisti qė mund ta kishte zhbllokuar takimin. Nė krahun tjetėr Blutė u dukėn se ishin tė lėvizshėm dhe me qarkullim tė mirė topi, por edhe ata nuk patėn mė shumė se raste sporadike tė parrezikshme. Tani gjithēka i mbetet duelit tė dytė nė “Stamford Bridge” pas dy javėsh, por tė gjitha gjasat janė qė nė Londėr Ēelsi do t’i bjerė njė tjetėr muzike, i shtyrė edhe nga tifozėt e vet tė zjarrtė.

  3. #3
    Pronari i Ēelsit, Roman Abramoviē, u shfaq nė selinė e pėrgjithshme tė Ēelsit pas humbjes sė pėsuar nė finalen e Kupės sė Ligės ndaj Totenhamit pėr tė rikonfirmuar besimin e tij nė trajnerin Avram Grant. Rusi shoqėrohej nė kėtė vizitė edhe nga shefi ekzekutiv i klubit, Piter Kenion. Sipas tė pėrditshmes angleze “Daily Express”, Abramoviē i premtoi trajnerit izraelit njė fond prej 100 milion stėrlinash (130 milion euro) pėr tė pėrforcuar skuadrėn nė verė mekusht qė tė fitojė ndonjė titull nė kėtė sezon, ose tė paktėn tė sigurojė pjesėmarrjen pėr nė edicionin e ardhsghėm tė Champions League.

    I pari nė listėn “e shpenzimeve” tė Grantit ėshtė milanisti Kaka, pėr tė cilin ėshtė gati njė ofertė prej 25 milion stėrlinash (33 mln euro) dhe sulmuesi i Valencias, David Vija, i vlerėsuar me 15 milion stėrlina (20 mln euro). Pėrsa i pėrket futbollistėve qė do tė largohen duket pothuajse e sigurt qė Lampardi dhe Drogba do tė braktisin skuadrėn nė fundin e sezonit. Gjithashtu, Granti ka tė qartė qė edhe ai do tė largohet nė fund tė sezonit nėse nuk do tė arrijė tė pėrmbushė objektivat qė i janė fiksuar skuadrės. Nėse kjo do tė ndodhė, izraeliti do tė rikthehet nė detyrėn e drejtorit teknik qė mbajti gjatė kohės sė Murinjos, ndėrsa Frenk Rajkard ėshtė alternativa numėr njė pėr stolin e Ēelsit nėse ai do tė lirohet.

    Granti vazhdon tė shihet me antipati nga tifozeria e dashuruar pas paraardhėsit tė tij, Hoze Murinjo. Njė mendm i tillė reflektohet edhe nė mesazhet e publikuaa nė forumin e tifozėve tė Ēelsit, “Chelsea Chart”, nė tė cilin ėshtė i zakonshėm tė lexosh mesazhe tė tipit: “Me Grantin vetėm mund tė pėrkeqėsohemi”. Nė tė njėjtin formun nuk mungojnė as sulmet ndaj ndihmėstrajnerit Henk Ten Kate, i cili pati njė konflikt verbal me kapitenin Xhon Terri pėrpara finales me Totenhamin. “Patėm njė konflikt mbi mendimet tona pėr llojin e pėrshtatshėm tė stėrvitjes”, deklaroi 53﷓vjeēari Ten Kate nė gazetėn holandeze “Algemeen Dagblad”. “Terri dėshironte njė seancė stėrvitore shumė mė intensive, ndėrsa unė gjykova qė nuk ishte rasti pėr tė bėrė diēka tė tillė vetėm njė ditė pėrpara finales. Eshtė e vėrtetė qė u thanė disa fjalė mė shumė, por kėtu nė Angli kjo ėshtė diēka normale. Pėr mė tepėr, jemi tė dy njerėz impulsivė, por tė dy zotėrojmė njė respekt tė ndėrsjelltė ndaj njėri﷓tjetrit”.

  4. #4

    Re: Tifozet e Chelsit

    Hoze Murinjo: Dua ta "vras" Ēelsin

    Hose Mourinjo ka paralajmėruar Ēelsin se synon ta "vrasė" kur tė rikthehet aktiv si trajner. Ish-drejtuesi i stolit tė bluve konfirmon dashurinė qė ka pėr klubin, tė cilin e drejtoi pėr mė shumė se tre vjet, pėrpara se tė largohej nė mėnyrė tė bujshme nė shtator 2007. Gjithsesi, portugezi kėrkon deri nė dėshpėrim tė pėrballet me kėtė skuadėr nė edicionin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve dhe t‘i eliminojė. "Shpresoj tė luaj kundėr tyre nė edicionin e ri tė Championsit", tha tekniku luzitan. "Nėse do t‘i kem kundėrshtarė nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm evropian, dua t‘i ‘vras‘, ky ėshtė mesazhi im". Murinjo ėshtė zėvendėsuar nga Avram Grant, i cili fillimisht ishte punėsuar nė "Stemford Brixh" si drejtor sportiv. Ai refuzoi tė shprehte njė mendim pėr izraelitin, duke thėnė: "Nuk ndiej asgjė pėr tė, ndiej shumė pėr klubin, por jo personalisht pėr Grant. Ēelsi vazhdon tė jetė pjesė e imja, ėshtė njė klub qė do ta kem pėrgjithmonė nė zemėr. Edhe pasi u largova, nuk thashė asnjėherė njė fjalė tė keqe pėr klubin dhe kjo nuk ka pėr tė ndodhur as nė tė ardhmen". Largimi i Murinjos vazhdon tė mbetet mister, edhe pse sipas zėrave shkak u bėnė marrėdhėniet e tensionuara me pronarin Roman Abramoviē. Megjithatė, portugezi zbuloi se ende vazhdon tė mbajė kontakte me manjatin rus. "Mė duket se javėn e kaluar fola me drejtuesit e klubit, tha ai. Bisedova me z.Abramoviē dhe (shefin ekzekutiv) Pitėr Kenion, pasi ne vazhdojmė tė mbajmė kontakte. Po u thosha se i uroj tė gjithė tė mirat, suksese dhe qė tė fitojnė gjithmonė".

    Murinjo vazhdon tė stėrvitet 20 minuta nė ditė, vrapime dhe muskuj barku. Asnjė sekondė mė shumė. Pjesėn tjetėr tė kohės e kalon me familjen, ndėrsa gjatė fundjavės ulet pėrpara televizorit dhe shikon ndeshjet. Rikthimin si trajner e sheh vetėm vitin e ardhshėm. "Momentalisht nuk kam dėshirė tė kthehem nė stol, sepse po studioj. Do jem i gatshėm vitin e ardhshėm, pohoi ai. E ardhmja? Nė Itali ose nė Spanjė. Mė pas duhet tė kthehem nė Angli dhe nė fund ta mbyll karrierėn si trajner i kombėtares portugeze".


    Vesi

    Murinjo ka njė arkiv personal ku ruan skemat, skedat e lojtarėve dhe shėnimet e punės qė prej ditės sė parė qė ka drejtuar njė skuadėr

  5. #5

    Re: Tifozet e Chelsit

    08/03/2008
    Murinjo, mes Realit dhe kthimit te Ēelsi

    Mediat spanjolle publikojnė hipotezat e transferimit te skuadra madrilene

    Hoze Murinjo mund tė jetė trajneri i ardhshėm i Realit tė Madridit. Hipoteza e transferimit tė bujshėm tė trajnerit portugez ka qarkulluar dje nė tė gjitha mediat spanjolle, tė cilat janė tė bindura se gjermani Shuster do tė largohet nga madrilenėt nė fundin e kėtij sezoni. "Marca" dhe "El Mundo Deportivo" kanė bėrė tė qartė se Kalderon dhe Mijatoviē kanė humbur besimin te trajneri i cili premtoi lojė tė bukur dhe trofe, por skuadra qė tani ėshtė jashtė Ligės sė Kampioneve dhe rrezikon edhe kampionatin, ku diferenca me Barcelonėn nuk ėshtė shumė e madhe. Sipas mediave spanjolle, Hoze Murinjo ėshtė kandidati mė i pėrshtatshėm pėr kėtė marrė drejtimin e kėtij ekipi, ndonėse kohėt e fundit ėshtė lakuar edhe emri i Karlo Anēelotit.

    Vetė drejtuesit e Realit tė Madridit kanė replikuar shumė shpejt, duke pėrgėnjeshtruar gjithēka nė faqen e internetit tė klubit. "Informacioni i paraqitur nga disa media rreth tė ardhmes sė Bernd Shuster ėshtė i pavėrtetė dhe i gabuar. Klubi ka besim tė plotė te z. Bernd Shuster, i cili nuk ka nevojė tė sigurohet pėr njė gjė tė tillė. Ėshtė pėrgjegjėsia e tifozėve tė Real Madridit pėr tė gjykuar sjelljen e shtypit qė publikon gėnjeshtra tė kėsaj natyre, qėllimi i tė cilave ėshtė vetėm tė prishin harmoninė dhe tė sjellin frymėn e mosmarrėveshjes, e cila nuk pėrfaqėson realitetin aktual nė skuadėr", shkruhej nė deklaratėn e bėrė nga klubi madrilen.

    Por nėse nė Spanjė tė gjithė lakojnė emrin e Murinjos, ky i fundit duket se vazhdon tė jetė shumė i lidhur me skuadrėn e Ēelsit, duke mos refuzuar hipotezėn e kthimit pėrsėri nė Londėr. Nė njė intervistė pėr "The Sun", Murinjo ka bėrė tė qartė se do tė pranonte tė kthehej te kjo skuadėr, edhe pse u largua mes polemikave. "Po, pse jo. Do tė dėshiroja shumė qė ta bėja njė gjė tė tillė. Javėn e kaluar po flisja me Roman Abramoviē dhe me Piter Kenion, me tė cilėt jam nė kontakt tė vazhdueshėm. Ne kemi marrėdhėnie shumė tė mira dhe e vėrteta ėshtė se kontrata mes nesh ėshtė ndėrprerė me marrėveshje. A mund tė kthehem njė ditė te Ēelsi? Pse jo! Unė mendoj se kjo skuadėr ėshtė pjesė e jetės sime. Do ta kisha tė pamundur tė kthehesha nė Angli dhe tė merrja drejtimin e njė skuadre tjetėr", u shpreh trajneri portugez.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Shkup, tifozėt maqedonas djegin flamurin shqiptar
    By Romina in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-10, 02:16 AM
  2. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-10, 12:31 PM
  3. Pritje madheshtore e Interit ne Milano nga tifozet
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-10, 05:30 AM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-09, 04:53 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5