Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Tifozat e shalke 04

  1. #1

    Tifozat e shalke 04

    Mire se vini ne shtepine e shalke 04

  2. #2
    Shalke, jubilare me Porton: 100 ndeshje, 50 fitore europiane!

    Shalke luajti si njė skuadėr veterane nė ndeshjen e saj tė parė nė fazėn me eliminim direkt nė Champions League, duke thyer kampionen nė fuqi tė Portugalisė, Porton 1﷓0 tė martėn nė mbrėmje, duke festuar kėshtu ndeshjen e 100﷓tė nė kompeticionet europiane pėr klube, me fitoren e 50﷓tė. Kevin Kurani shėnoi golin e vetėm tė ndeshjes qė nė minutėn e katėrt, pasi portieri i Portos Helton nuk arriti tė mbante gjuajtjen e Rafinjas. Porto, qė fitoi Champions League pėr herė tė dytė nė historinė e saj pikėrisht nė stadiumin e Shalkes, “Arena AufSchalke” nė vitin 2004, nėn drejtimin e Hoze Murinjos, nuk krijoi shumė raste pėr gol, para se Lisandro Lopez pėr pak desh barazoi nga njė rast pa pretendime. Ai gjuajti nga njė kėnd i prirėt, por topi i tij doli pak jashtė portės gjermane, kur duheshin vetėm 10 minuta nga pėrfundimi i takimit. Shumica e ekipit tė Portos, qė mundi Monakon nė atė finale tė fituar 3﷓0, u largua qė atė sezon bashkė me Murinjon, por yje si Luēo Gonzalez e Rikardo Kuarezma pretendonin tė mos dilnin pa gjė nga stadiumi i mbushur plot i “minatorėve” gjermanė tė Shalkes. Nė fund lojtarėt vendas u lodhėn disi, duke humbur pak nga intensiteti i tyre, qė ishte vėrtet nė nivele tė pabesueshme nė pjesėn e parė. Por as lodhja nuk i prishi punė Shalkes, qė diti t’i rezistonte sulmeve tė Portos, qė tani duhet tėfitojė patjetėr nė Oporto, pėr tė pasur ndonjė shans pėr tė ecur mė tej nė kompeticionin qė ka fituar dy herė.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Tifozat e Bajernin e Mynihut
    By King_Arthur in forum Futbolli Gjerman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-08, 05:41 AM
  2. AC MILAN-Tifozat "Djajt Kuq e ZI" - "RosoNero"
    By rosonero in forum Futbolli Italian
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 14-01-08, 04:23 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5