Plagoset rėndė adoleshenti
Njė 15-vjeēar nga Fieri ėshtė plagosur me thikė ndėrsa ishte duke festuar ditėn e "Shėn Valentinit" nė njė nga lokalet e qendrės sė qytetit. Sipas policisė sė Fierit, 15-vjeēari M.Demēe, banor i fshatit Fermė-Ēlirim ėshtė plagosur nė lokalin "Luna", ku ka qenė duke festuar me njė grup shokėsh e shoqesh tė shkollės. Kur adoleshenti ka zgjedhur qė tė kėrcejė me njė bashkėmoshataren e tij, ėshtė sulmuar nga njė djalė tjetėr. Nė sherr janė pėrfshirė shumė tė rinj, qė ndodheshin nė festė dhe nė pėrleshje e sipėr 15-vjeēari ėshtė qėlluar me thikė nė kėmbė. Ai ėshtė dėrguar nga shokėt drejt spitalit tė Fierit. Burime nga spitali i Fierit tregojnė se adoleshenti ka pasur njė plagė tė thellė nė pjesėn e brendshme tė kofshės. Thika ka prekur njė nga arteriet kryesore. Menjėherė ai ėshtė futur nė sallėn e operacionit dhe mjekėt pohojnė se gjendja e tij ėshtė kritike. Ndėrkohė, policia ka shkuar nė vendin e ngjarjes ku ka marrė dėshmi nga shumė adoleshentė dhe ka shoqėruar pėr nė ambientet e saj dy prej tyre.



Pėrgjigju me citim