Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: Kėnaqėsia Seksuale

  1. #1

    Kėnaqėsia Seksuale

    Gratė i pėrjetojnė kėnaqėsitė seksuale nė shumė mėnyra: fizike, emocionale, shpirtėrore, si dhe nė aspektin intelektual. Mund tė ndiejmė kėnaqėsinė e njė pėrkėdheljeje tė butė, njė kėrcimi erotik ose njė orgazme qė tė bėn ujė nė djersė. Tradicionalisht, pėrshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen nė ndjesitė e organeve gjenitale dhe nė fazat e eksitimit (epshndjelljeve). Por erotika dhe kėnaqėsia janė shumė mė tepėr se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund tė na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazitė, njė foshnjė qė tė thith gjirin, aroma e njė trupi me tė cilin je familjarizuar, tė veshėsh njė fustan provokues, njė bashkėbisedim qė tė bėn pėr vete ose njė kėngė e preferuar. Erotika mund tė bėhet njė burim pozitiv energjie. Erotika nuk ėshtė vetėm ajo qė ndodh nė dhomėn e gjumit, por ėshtė dhe trokitja nė ndjenjat tona mė tė thella, nė energjitė tona krijuese, tė cilat depėrtojnė nė tė gjitha aspektet e jetės sonė. Mund tė jetė pėr faktin qė ne ndihemi tė lidhura - me fuqitė tona, me tė dashurit tanė, me natyrėn, me njė pushtet mė tė lartė. Megjithatė, pėr shumė arsye ne mund tė mos ia shpalosim veten tonė kėnaqėsive seksuale. Ne mund tė jemi mbartės tė mesazheve tė kulturave seksiste, raciste
    dhe homofobike sipas tė cilave trupat dhe ndjenjat tona tė epshit nuk vlejnė. Mund tė ndihemi tė pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund tė kemi frikė se mbetemi shtatzėnė ose infektohemi me HIV. Mund tė na kenė abuzuar seksualisht dhe disa situata mund tė na sjellin kujtime tė frikshme. Ndoshta na duhet tė punojmė me orė kaq tė zgjatura sa nuk kemi as kohė dhe as energji tė mjaftueshme pėr seks. Pėr disa prej nesh, tė themi hapur ato qė duam apo nuk duam seksualisht - domethėnė "tė vėmė kufij" - na bėn tė ndihemi tė sigurta dhe tė pėrjetojmė mė shumė kėnaqėsi. Duke ndarė pėrjetimet tona tė kėnaqėsive, duke ditur edhe kufizimet me tė cilat pėrballemi, mund tė shkojmė drejt njė mirėkuptimi mė tė madh dhe pėrmbushjes sė erotikės sė grave.

    Modele tė reagimeve seksuale

    Ndėrsa eksitohemi ne pėsojmė njė sėrė ndryshimesh fizike dhe emocionale ndonjėherė tė quajtura "pėrgjigje seksuale". Nė fillim tė eksitimit seksual, venat nė pelvis, vulvė dhe klitor fillojnė tė zgjerohen (tė hapen) dhe tė mbushen me gjak, duke e bėrė tė gjithė zonėn qė gradualisht tė ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion - vėrshim i gjakut nė vena). Nė vaginė, kjo enjtje jep njė reagim "djersitjeje", duke prodhuar kėshtu lėngun qė i bėn buzėt
    e vaginės tė lagėshtohen - shpesh kjo merret si njė shenjė e parė qė ne po eksitohemi seksualisht (Gratė qė e kanė kaluar menopauzėn mund tė mos kenė kaq shumė lubrifikim). Vėrshimi i madh i gjakut bėn edhe qė mitra tė zgjerohet dhe tė ngrihet brenda kavitetit tė pelvisit (legenit, baēinit). Tensioni seksual ngrih et nė tė gjithė trupin ndėrkohė qė muskujt fillojnė tė tendosen ose tė kontraktohen (myotonia). Frymėmarrja mund tė shpeshtohet, thithat e gjirit mund tė forcohen e tė ngrihen lart dhe njė skuqje e lehtė mund tė na pėrshkojė lėkurėn. Kur reshtim sė bėri dashuri, ne hyjmė nė fazėn e rėnies. Gjysėm ore ose mė tepėr pasi bie fryrja e orgazmės, muskujt ēlirohen dhe klitori, vagina dhe mitra kthehen nė pozicionet e tyre tė zakonshme.

    Orgazma

    Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorinė se tė gjitha orgazmat janė tė njėjta fiziologjikisht (tė provokuara nga klitori, me kontraktime qė bėhen kryesisht nė njė tė tretėn e jashtme tė vaginės). Megjithatė, disa gra ėrshkruajnė orgazma qė nuk pėrshtaten me kėtė model. Njė orgazėm e tillė arrihet me penetrim tė vaginės dhe ndihet "thellė" ose "nė mitėr". Pėrqendrimi i tensionit ndonjėherė pėrfshin edhe mbajtjen e frymės pėr njė kohė tė gjatė nė mėnyrė tė pavullnetshme. Me arritjen e orgazmės e nxjerr atė nė mėnyrė shpėrthyese. Duket se nuk ka ndonjė kontraktim tė njė tė tretės sė jashtme tė vaginės. Shumė gra me probleme tė shtyllės kurrizore qė nuk ndiejnė asgjė nė zonėn e pelvisit, kanė raportuar qė kanė pėrjetuar orgazma dhe ndjesinė qė tė sjell ajo diku tjetėr nė trup. (Shih Seksi dhe Invaliditeti). Edhe gratė qė nuk kanė invaliditete mund tė pėrjetojnė tė tilla ndjesi. Tė kėrkosh modelin e vetėm, "tė saktė" tė orgazmės sė femrave, nuk pasqyron diversitetin e pėrvojave qė kalojnė gratė.

  2. #2
    "...nje foshnje qe te thith gjirin"??? what the.....
    Pse mer nga femija vet u eksitokan femrat??? Dhe kte se kisha degjuar noihere!
    Kthhhhhhhhh!!!

  3. #3
    ti larte dhe une se kisha degjuar ate

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Kėnaqėsia dhe emocionet
    By sabah in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-10-10, 12:57 PM
  2. Soni Malaj: Vetėn e konsideroj seksuale
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-10, 09:32 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-10, 05:35 PM
  4. Arjon Muēa tregon sekretin e jetės seksuale tė shėndetshme!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-10, 11:20 AM
  5. Deshirat e cuditshme seksuale te Jacko
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-09, 08:23 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5