
TIRANĖ- Ndeshja e mbrėmjes sė sotme ndaj Luksemburgut nė orėn 20:15 nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa ėshtė njė ndėr takimet qė kombėtarja shqiptare ėshtė e detyruar ta fitojė, ēka e bėn sfidėn mė tė vėshtirė nė grupin D pėr Shqipėrinė.
Ndaj Luksemburgut, qė renditet i 117-ti nė renditjen e FIFA-s, trajneri Kuzhe ka vendosur tė hedhė nė fushė njė formacion sulmues, me skemė 4-3-1-2. Nė mbrojtje do tė luajnė Curri, Cana, Dallku dhe Lila, ndėrsa mesfusha pėrbėhet nga Bulku, Agolli nė tė majtė, Muzaka nė tė djathtė dhe Skela nė rolin e organizatorit. Ndėrsa nė sulm pritet tė aktivizohet dyshja Salihi-Bogdani.
Ēmimet e biletave pėr ndeshjen Shqipėri-Luksemburg do tė jenė disi mė tė larta se ndeshjet miqėsore. Njė biletė nė tribunėn kryesore kushton 5 mijė lekė, ndėrsa njė biletė tek tribuna D2 kushton 1 mijė lekė. Tribunat D1 dhe D3 kanė ēmimin 700 lekė, ndėrsa ēmimi i njė bilete nė tribunat C dhe E ėshtė 200 lekė.
Takimi do tė drejtohet nga njė treshe gjyqtarėsh nga Sllovakia, me kryesor Richard Trutz, i cili ėshtė njė arbitėr me pak eksperiencė nė arenėn nderkombėtare. Ai nuk ka drejtuar asnjėherė, as Shqipėrinė dhe as Luksemburgun, madje as klubet e kėtyre vendeve nė arenėn ndėrkombėtare.
(BalkanWeb)




Sondazhet

