• Sot fillon java e pare e kampionatit kombetar i Futbollit 2010-2011


    E shtuna e 21 gushtit 2010 shėnon edhe fillimin e kampionatit tė ri kombėtar tė futbollit, pikėrisht tė 72-tin nė radhė, duke u dhėnė kėshtu fund “pushimeve verore” tė top-kėmbės nė Shqipėri. Nėse sezoni i ri futbollistik, 2010-2011, startoi me Superkupėn e Shqipėrisė, Besa-Dinamo 3-1, luajtur nė Durrės, qė ngjiti nė “katedėr” skuadrėn kavajase, kampionati i ri nis me sfidėn Dinamo-Flamurtari, qė do tė luhet tė shtunėn nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, nė orėn 17.30. Po kėtė ditė, tė shtunėn, njė tjetėr ndeshje ėshtė nė kalendarin e “copėzuar” tė javės sė parė tė kampionatit tė Superligės. Pikėrisht ajo qė do tė luhet nėn dritėn e prozhektorėve, nė “Niko Dovana” tė Durrėsit, mes Teutės vendase dhe Lacit. Njė ditė mė pas, tė dielėn, do tė luhen edhe tri ndeshje tė tjera. Konkretisht; Shkumbini-Kastrioti, nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, nė orėn 19.00, ngaqė fusha e skuadrės peqinase, si pritėse, ėshtė nė rikonstruksion total. Nė orėn 17.30, nė stadiumin e Lezhės, Vllaznia do tė presė Bylisin (edhe ajo nė fushė asnjanėse, pėr shkak tė rivendosjes sė tapetit tė blertė nė “Loro Borici”), ndėrsa nė tė njėjtėn orė, nė “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani i rikthyer mes mė tė mirėve, pas njė viti nė kategorinė e parė, do tė sfidojė 24 herė kampionėt e vendit, bardeheblutė e Tiranės. E hėna ėshtė edhe dita pėrmbyllėse e javės sė parė tė kampionatit tė ri, me ndeshjen Besa-Skėnderbeu. Sfidė rivalėsh dhe pretendentėsh, qė do tė luhet nė orėn 17.30 nė stadiumin e Kavajės.
    Po cila ėshtė situata e skuadrave tė superligės, nė prag tė nisjes zyrtare tė kampionatit tė 72-tė kombėtar tė futbollit? Nėse gjithmonė, kjo garė kombėtare ka nisur me njė skuadėr, tė cilėn pritshmėritė e klasifikonin si njė hap para tė tjerave, pretendente kryesore pėr titull, kėsaj here ndryshojnė punėt. Fjala ėshtė pėr Tiranėn, e cila ka pėsuar largime tė shumta lojtarėsh cilėsorė, ndėrkohė qė janė zėvendėsuar vetėm numerikisht. Pasi nė cilėsi dhe pėrvojė, tė ardhurit nuk u afrohen aspak tė larguarve. Mjafton tė pėrmendim emrat e Muzakės, Sefės, Devollit, Ahmatajt etj., pėr tė kuptuar se sa “firo” ka pėsuar skuadra bardheblu. Afrimi i Ilion Likės nė portė, apo i Pero Pejicit nė sulm, janė shumė pak, pėr tė kompensuar humbjet, apo pėr t’i shtuar valenacat prej pretendenteje Tiranės. Pėrfundimisht tek bardheblutė ra “miti” i njė superkapiteni, qė pėrbėnte nė tė gjitha kuptimet “lokomotivėn” e njė skuadre. Me ngulmimin e shefit tė klubit, Rauf Dimraj, kapiteni Devi Muka u la jashtė bardhebluve, i flakur si “leckė”, pavarėsisht kontributeve tė tij tė pamohueshme tek 24 herė kampionėt. Pikėrisht dualizmi nė drejtim, Dimraj-Halili, mosmarrėveshjet e tyre tė shumta, duket se e kanė “tkurrur” mjaft Tiranėn si ekip, por edhe pretendimet e saj. Pavarėsisht se nė “timon” ka njė trajner tė njohur, si Sulejman Starova.
    Dinamo, kampione nė fuqi, ka bėrė rrokadė nė drejtimin teknik. Shkėlqim Muca ėshtė liruar nga detyra e trajnerit dinamovit, sapo ngriti trofeun e titullit kampion, njė paradoks “made in Albania” ky, ndėrkohė qė mbėrriti nga Argjentina Manuel Blanko. Nė krye tė bluve, tekniku amerikano-latin konsumoi pėrgatitoren e verės, por edhe dy aktivitete zyrtare. Nė Ligėn e Kampioneve, Dinamo u mund 3-1 nga FC Sherif Tiraspol, nė transfertė, ndėrkohė qė nė kthim nuk shkoi mė tej se njė fitore minimale 1-0. Duke mos u kualifikuar pėr mė tej. Gjithashtu, zhvilloi edhe Superkupėn e Shqipėrisė, tė cilėn e humbi 3-1 ndaj Besės. Njė nisje jo fort e pėlqyeshme dhe qė ngre pikėpyetje, e kampionėve tė vendit. Megjithatė, Dinamo ka arritur tė marrė njė lojtar tė spikatur, si Gjergji Muzaka, nga Tirana, duke ndikuar nė dobėsimin e rivalit direkt, ashtu sikurse ka bėrė njė rrokadė jo dhe aq produktive (nuk ka vuajtur asnjėherė nė tė shkuarėn nė kėtė repart) nė portė, teksa ka lėnė tė lirė Kotorrin, pėr tė afruar Isli Hidin. Fatmirėsisht, dėshtimi i sulmuesit tė saj kryesor, Elis Bakaj, nė provat jashtė vendit, ka dėrguar “ujė nė mullirin“ dinamovit. Sepse prania nė skuadėr e njė lojtari tė tillė do tė thotė shumė pėr suksesin. Largimet dhe afrimet e tjera nuk janė edhe aq tė spikatura, sa pėr t’u ndalur nė to. Objektivi mbetet i pandryshuar: rikonfirmimi si kampionė tė vendit, por edhe fitimi i Kupės sė Shqipėrisė.
    Vllaznia e Shkodrės ka bėrė njė “transfuzion“ tė plotė. Qė nga drejtimi, teksa nė “timon“ ėshtė vendosur malazezi Mojash Radonjic. Rikthimi nė “fole” i disa lojtarėve cilėsor, si Sinani, Kaci, Nimani etj., pėrforcime tė tjera nga jashtė, por edhe nga akademia kuqeblu, kanė pėrvijuar njė gėrshetim tė rinisė dhe pėrvojės te Vllaznia. Por, pa garantuar shumė pritshmėri tė mėdha, sic janė titulli kampion dhe Kupa e Shqipėrisė. Tė cilat, gjithsesi, mbeten pjesė e “fjalorit” tė drejtuesve kuqeblu, por fusha e lojės do tė flasė mė mirė se askush.
    Flamurtari bėn pjesė tek ato skuadra, qė e ka plotėsuar mė sė miri organikėn e vet. Madje, si rrallė nė dekadėn e fundit, premton pėr tė shkuar shumė larg. Ndoshta edhe tek fitimi i trofeve kombėtarė. Me nė krye tė rikonfirmuarin Gugash Magani, skuadra vlonjate ka rrėmbyer lojtarė cilėsorė nga rivalėt. Tė tillė si Devollin dhe Ahmatajn nga Tirana, Daniel Xhafajn nga Besa, Brahjen nga Laci, ndėrkohė qė ka ruajtur tė plotė grupin e edicionit tė shkuar.
    Njė tjetėr skuadėr e transformuar plotėsisht ėshtė Skėnderbeu i Korcės. Nėse edicionin e shkuar mezi mbijetoi mes mė tė mirėve, kėtė kampionat kuqebardhėt duket me mjaft oreks. Titulli kampion ka filluar tė lakmohet dukshėm, ndėrkohė qė Kupat e Europės mbeten prioritet i trajnerit kampion, Shkėlqim Muca, ardhur nga Dinamo, dhe i lojtarėve tė tjerė, tė mėsuar me tė tillė trofe. Me njė mbrojtje tė marrė nga Besa e Kavajės (Vrapi, Fagu, Dragusha), por edhe me rikthimin e kapitenit Shkėmbi, po nga Besa, skuadra korcare ka hedhur kollona cilėsore pėr suksesin. Pėrforcimet kanė qenė tė shumta, nė tė gjithė repartet, duke filluar nga porta, ku Orges Shehi rrezaton garanci dhe siguri maksimale. Presidenti Zeqo duket i vendosur pėr tė shpenzuar pafundėsisht, vetėm qė Skėnderbeu tė jetė tėrė kohės nė krye tė garės, i gatshėm pėr ta prerė i pari finishin e saj.
    Shkumbini i Peqinit ka bėrė njė “remont” tė plotė. Qė nga presidenca, ku ėshtė vendosur Ylli Ndroqi, deri tek fusha e stadiumit, qė do tė jetė pėr herė tė parė me tapet dhe jo bar natyral. Bardhekaltrit kanė afruar mjaft lojtarė cilėsorė, duke nisur nga porta, ku do tė luajė Elvis Kotorri, edhe me shiritin e kapitenit, pėr tė vijuar me Bekim Kulin, Arlind Norėn, Emiliano Veliajn e tė tjerė. Emra qė e vėnė skuadrėn peqinase nė rangun e pretendenteve. Njė objektiv i naltuar me forcė edhe nga presidenca e re, e cila u ka kėrkuar lojtarėve dhe stafit teknik qė tė arrihet patjetėr zona e Kupave tė Europės.
    Laci, qė preku dhe shijoi pėr herė tė parė nė historinė e vet Kupat e Europės, falė edicionit tė shkėlqyer qė shkoi, kėsaj here nuk duket edhe aq “nė shina”. Largimet e pothuajse tė gjithė titullarėve, qė e nxorėn skuadrėn kurbinase tė katėrtėn nė renditje kampionatin e kaluar, kanė krijuar “gropa” tė mėdha. Qė s’mund tė mbushen me afrime lojtarėsh tė niveleve tė ulėta, qė s’kanė provuar ritmin dhe presionin e superligės. Dueti drejtues, Laska-Nica mbetet sėrish nė udhėheqje, e vetmja garanci se Laci do vijojė tė na surprizojė. Njė surprizė tė tillė, nė kushtet e reja tė krijuara te Laci, do tė pėrbėnte edhe mbijetesa nė superligė. Mision tė cilin duket se do ta kenė edhe Kastrioti me Elbasanin. Krutanėt kanė bėrė njė “lavazh” tė diktuar nė skuadrėn e tyre, por nė dukje nuk kanė bėrė ndonjė pėrforcim tė spikatur. Ndaj, Kastrioti duket se do tė jetė sėrish i dėnuar tė notojė nė ujėrat e mbijetesės. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Elbasanin, qė ka rifituar presidentin Laze, por jo mė tė mėparshmin, kur e shpallte kampion, nga ana financiare. Cka duket edhe nė merkaton verdheblu. I vetmi pėrforcim i spikatur mbetet ai i portės, ku do tė luajė Llani. Pjesa tjetėr e grupit janė lojtarė qė luajtėn edhe edicionin e shkuar, kur Elbasani militonte nė kategorinė e parė.
    Ky artikull eshte postuar fillimisht tek tema e forumit: Sot fillon java e pare e kampionatit kombetar i Futbollit 2010-2011 nisur nga sabah Shiko postimin Origjinal
  • Tema Aktive

    cuni-717

    10 trajnerėt mė tė mirė tė shekullit 21

    Nismėtari i temės: sabah

    Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, kryeson klasifikimin e teknikėve mė tė mirė tė botės tė shekullit XXI, klasifikim i bėrė nga...

    cuni Sot, 09:14 AM Shko tek Postimi i fundit
    Eloidette-2821

    Ēfarė kėnge po dėgjoni momentalisht?

    Nismėtari i temės: Rori

    http://www.youtube.com/watch?v=ZKnzXPbBWFc

    Eloidette Sot, 09:08 AM Shko tek Postimi i fundit
    Eloidette-2821

    Kush do ishte sivjet ‘fjala e vitit’?

    Nismėtari i temės: Romina

    Ēdo vit, nė shumė shtete, pėrzgjidhet ‘fjala e vitit’. Kėshtu, mediat amerikanė bėjnė me dije se Merriam-Webster ka shpallur si fjalė tė vitit fjalėn...

    Eloidette Sot, 09:06 AM Shko tek Postimi i fundit
    cuni-717

    Jam krenar qe jam SHQIPETAR

    Nismėtari i temės: Romina

    Jam shqipetar e jam krenar edhe ne vdes, dua mbi gurevare te me shkruhet emri "SHQIPETAR" Ti tregojme botes mban qe jemi krenar qe u lindem...

    cuni Sot, 09:06 AM Shko tek Postimi i fundit
    cuni-717

    Fragmente qytetesh nėpėr Shqipėri

    Nismėtari i temės: Romina

    Gjithmonė ka tipare tė pėrgjithshme dhe tė veēanta. Nė ēdo mjedis, e sidomos nė qytete tė mėdha. Gjithmonė keni vėnė re qė tjetėr atmosferė...

    cuni Sot, 09:03 AM Shko tek Postimi i fundit
    Eloidette-2821

    Sillni tekstet e kengeve tuaja te preferuara :)

    Nismėtari i temės: Eloidette

    Si e thote dhe titulli i temes ketu mund te prezantoni tekstet e kengeve tuaja te preferuara

    Eloidette Sot, 09:00 AM Shko tek Postimi i fundit
    cuni-717

    10 qytetet me te famshem ne bote

    Nismėtari i temės: sabah

    Sipas "Global Language Monitor", Milano eshte qyteti me i famshem ne bote.Fillojme me Milanon e ne vazhdim me qytetet e tjera ... Pamje nga...

    cuni Sot, 08:58 AM Shko tek Postimi i fundit
    Romina-1469

    Pėrbuzja e koleksionit tė ikonave

    Nismėtari i temės: Romina

    Njė Shqipėri pa kujtesė, pa tė shkuar, ėshtė ajo qė rrezikon tė shndėrrohet, duke humbur njė nga njė monumentet historike, qė kudo po shkatėrrohen,...

    Romina Dje, 05:08 PM Shko tek Postimi i fundit