Nje komando shqiptarė ka humbur jetėn ditėn e hėnė nė provincėn e Kandaharit, nė Afganistan,ndersa nje tjeter u plagos rende pasi u ndodhėn nė mes tė njė konflikti tė armatosur.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, sipas tė cilės viktimat janė ushtarakėt Feti Vogli, komandant i grupit tė parė special, dhe i plagosuri Aleksandėr Peēi, specialist i armatimeve.
Sipas njė komunikate pėr shtyp, komandot shqiptarė janė sulmuar nė orėn 15:05 me orėn lokale nga njė grup personash tė veshur me uniforma tė policisė afgane, teksa shoqėronin personelin e njė misioni tė USAID nė njė takim nė fshatin Robot nė Kandahar.
Nė njoftim saktėsohet se ndaj tyre ėshtė qėlluar me armė automatike tė tipit "Kallashnikov" dhe me njė mitraloz tė lehtė dhe se nga tė shtėnat ka mbetur i plagosur edhe njė ushtar nga vendet aleate.
Dy ushtarėt kanė marrė plagė tė rėnda dhe kanė ndėrruar jetė pak mė vonė nė njė spital tė Kandaharit, ndėrkohė qė grupi nė detyrė ka arrestuar 11 atentatorėt tė maskuar si agjentė.
Pėrmes njoftimit mėsohet se personeli i USAID po shkonte nė disa takime, ku do tė pėruroheshin dy shkolla dhe njė qendėr shėndetėsore nė fshatin Robot.
MB: Masa pėr riatdhesimin e viktimave
Njė zyrtar i Ministrisė sė Mbrojtjes ka mbajtur para pak ēastesh njė konferencė pėr shtyp, ku ka konfirmuar vdekjen e dy komandove nė Afganistan.
Gjatė konferencės, oficeri ka konfirmuar identitetet e Feti Voglit dhe Aleksandėr Peēi, si dhe i ka shprehur ngushėllimet familjarėve tė tyre.
Ministria e Mbrojtjes, shtabi i pėrgjithshėm dhe gjithė personeli i Forcave tė Armatosura marrin pjesė nė hidhėrimin e thellė dhe i shprehin ngushėllimet mė tė sinqerta familjarėve. Njoftojmė se janė marrė tė gjitha masat pėr kthimin nė atdhe tė trupave tė tė ndjerėve, ka deklaruar gjeneral brigade Viktor Berdo.
Topi, mesazh ngushėllimi familjeve
Presidenti i Republikės, Bamir Topi nuk ka vonuar tė shprehė keqardhjen e tij pėr humbjen e jetėve tė dy komandove shqiptarė nė Afganistan.
Pėrmes njė mesazhi, Topi, njėkohėsisht komandant i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, ka shprehur pikėllimin pėr kėtė humbje tė rėndė, si dhe u ka bėrė ngushėllimet e tij familjarėve tė viktimave.
Me keqardhje tė madhe dhe pikėllim tė thellė, mėsova lajmin e hidhur tė rėnies heroikisht nė krye tė detyrės tė kapitenit Vogli dhe plagosjen e nėntetarit Peēi, qė tė dy ushtarakė shqiptarė tė kontigjentit Eagle 4 nė kuadėr tė misionit paqeruajtės tė NATO-s nė Kandahar, nė Afganistan. Nė kėto momente tė rėnda e tragjike, mė lejoni tju shpreh nė emėr tė mbarė shtetit shqiptar ngushėllimet mė tė ndiera pėr ndarjen nga jeta tė njerėzve tuaj tė shtrenjtė e tė pazėvendėsueshėm!, ėshtė shprehur Topi.
Mė lejoni qė si president i Republikės si dhe komandant i pėrgjithshėm, tė jem pranė jush pėr tė ndarė kėtė dhimbje tė madhe dhe pėr tju shprehur konsideratėn mė tė lartė personale e institucionale pėr jetėn dhe sakrificėn sublime tė kėtyre dy heronjve tė Forcave tona tė Armatosura!, ka vijuar ai.
Rama ngushėllon familjet: Sakrifikuan pėr liri
Pas ngjarjes sė vrasjes e nje prej komandove shqiptarė ka ardhur edhe reagimi i liderit socialist Edi Rama. Dy familje tė zakonshme shqiptare kanė humbur djemtė nė njė luftė ku Shqipėria ėshtė e angazhuar nė emėr tė NATO-s. Eshtė njė humbje qė ka rėnė rrufe jo vetėm mbi tė dy familjet, por mbi tė gjithė ne, shkruan Rama.
Lideri socialist u ka shprehur familjeve tė dy komandove shqiptarė ngushėllimet nė emėr tė opozitės dhe Partisė Socialiste, si dhe ka shprehur mirėnjohjen pėr sakrificėn e tyre nė frontin e betejės nė Afganistanin e largėt.
Fjalėt nuk mund tė mjaftojnė dot pėr ta shprehur si duhet vlerėn e sakrificės sublime tė Feti Voglit dhe Aleksandėr Peēit, tė cilėt fatkeqėsisht mbyllėn sot sytė pėrgjithmonė duke i shėrbyer kauzės sė madhe tė botės sė lirė nė luftėn me njė tė keqe qė synon asgjėsimin e vetė lirisė sė botės, shkruan mė tej Rama.
Shqipėria sot ka dy djem tė rinj mė pak, por dy arsye tejet tė forta mė shumė pėr ta vazhduar me edhe mė shumė vendosmėri betejėn e saj krah pėr krah me Shtetet e Bashkuara e me tė gjitha forcat e NATO-s, kundėr fashizmit tė kėtij shekulli qė nė Afganistan e gjetkė pėrpiqet tė ndėrtojė bazat pėr tė terrorizuar e tjetėrsuar botėn e lire, vijon lideri socialist.
Humbja e rėndė qė sot e pėrjetojnė me dhimbje tė thellė jo vetėm familjet e dy dėshmorėve tanė, por mbarė kombi ynė, ėshtė nga ato humbje qė mbeten pėrgjithnjė tė shėnuara nė historinė e sakrificave tė lavdishme tė njė vendi, thuhet mė tej nė letrėn ngushelluese tė zotit Rama.
Konflikti nė Afganistan qė zgjat prej njė dekade
Sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001, grushti nė zemėr tė Amerikės qė tronditi njėherė e pėrgjithmonė paqen e qetėsinė e vendit, ishin pikėnisja e vendimeve madhore tė administratės Bush pėr operacione kundėr militantėve kudo qė ata fshiheshin.
Osama bin Laden, arkitekti i sulmeve, e kishte bazėn nė Afganistan. Kjo e shndėrroi vendin nė shėnjestrėn e operacionit Enduring Freedom, njė ndėrhyrje me njė qėllim tė qartė: shkatėrrimi i Al Kaedės dhe fundi i pėrdorimit tė Afganistanit si bazė prej rrjetit mė tė madh terrorist tė globit.
Lufta e nisur 7 tetorin e vitit 2001 vazhdon prej mėse njė dekade. Pėrpjekjet pėr ti dhėnė fund rebelimit taleban nuk kanė rreshtur ende e madje konflikti ėshtė shtrirė edhe nė zonat tribale tė Pakistanit fqinj.
Tentativa e nisur me shumė zjarr nga administra e mėparshme amerikane nuk iu afrua megjithatė pritshmėrive dhe janė tė shumtė ata qė skicojnė njė portret tė shėmtuar tė luftės nga gjeneza e deri tani.
E tashmja e Afganistanit, do tė thoshte nė njė raport tė muajit korrik ish-ambasadori amerikan atje, Peter Tomsen, ėshtė po aq e errėt sa e shkuara e tij.
Duke nxjerrė mėsime nga luftrat e kaluara tė kėtij vendi, qeveria e Barack Obama ende e ka njė shans pėr tė pėrvijuar njė konkluzion ndaj kėsaj aktuale, sa i shėrben interesave tė Amerikės e miqve tė saj apo lartėsimit tė popullit afgan.
Nė Afganistan janė derdhur para, mund, angazhim ushtarak jo vetėm nga Shtetet e Bashkuara por edhe nga aleatėt. Ateherė ēfarė nuk shkoi siē duhej?
Shumė kritika i drejtohen politikės sė Shteteve tė Bashkuara si jokoherente e me mangėsi drejtimi. Pėr analistėt, ajo ēfarė duhej marrė ndoshta mė shumė parasysh ishte historia e vendit, zakonet dhe realiteti i tij. Kjo qė ndodhi, ndodhi nė 2001-shin, thotė Tomsen, sepse Amerika sot nuk do ta ndoste veten me Afgnistanin.
Deri nė fund tė dhjetorit 2011, viktimat nė radhėt e koalicionit ishin 2.675. Nga kėta, mbi 1.780 janė amerikanė. Vendi i dytė pėr nga jetėt e humbura renditet Britania, e ndjekur nga Kanadaja e Franca. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė operacion po pėrjetojnė pak a shumė atė qė ekspertėt e quajnė lodhje nga lufta.
Objektivi i Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s ėshtė qė deri nė fund tė vitit 2014 tua kalojnė operacionet luftarake forcave tė armatosura afgane dhe atyre tė sigurisė. Zvicra, Holanda dhe Jordania nuk pritėn aq, por janė tėrhequr nga misioni, ndėrsa nė shumė prej vendeve tė NATO-s, opinioni publik kėrkon kthimin e ushtarėve tė tyre nė atdhe sa mė parė qė tė jetė e mundur.
Lufta e Shteteve tė Bashkuara nė Afganistan ėshtė njė prej konflikteve mė tė zgjatura nė historinė e vendit dhe pyetja qė shumė ngrenė ėshtė padyshim: Pėrse?. (tch)




Sondazhet


Mesazh i PaFjalė.com