TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka miratuar Formularėt A1 dhe A1Z dhe udhėzuesit pėrkatės si dhe tabelėn e indekseve tė shkollave, duke nisur kėshtu procedurat e para pėr Maturėn Shtetėrore 2012.
Sipas pėrcaktimeve, Formulari A1 plotėsohet pėr tu regjistruar nė maturė vetėm nga maturantėt e vitit 2012, ndėrsa Formulari A1Z plotėsohet pėr tu regjistruar nė Maturėn Shtetėrore 2012 nga tė gjithė ata qė nuk janė maturantė tė vitit shkollor 2011-2012. Kėtė formular e plotėsojnė edhe shtetasit shqiptarė dhe tė huaj, qė kanė pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė shtetit.
Sipas ministrisė sė Arsimit, formulari dhe udhėzuesit janė depozituar pranė Komitetit tė Maturės Shtetėrore, miratimi tė cilave pritet tė bėhet gjatė kėsaj jave, duke i hapur rrugė mė pas procesit tė shpėrndarjes sė formularėve nėpėr shkolla pėr tu plotėsuar nga maturantėt.
Ndryshe nga sa ka ndodhur nė vitet e shkuara, testimet e 2012-s do tė shoqėrohen me njė sėrė ndryshimesh qė kanė tė bėjnė me shtimin e shumėllojshmėrisė sė lėndėve, prej tė cilave maturantėt do tė mund tė pėrzgjedhin 2 ose 3 lėndė pėr tė dhėnė si provime me zgjedhje. Janė pėrcaktuar edhe rregullat e reja se si do tė procedohet pėr maturantėt qė kanė dhėnė gjatė viteve tė shkuara provimet me zgjedhje, ndėrkohė qė do tė rikandidojnė sėrish gjatė kėtij viti pėr pranimet nė shkollat e larta publike.
Risi e testimeve tė kėtij viti ėshtė edhe fakti qė maturantėt e vjetėr nuk do tė kenė mė shanse pėr tė pėrmirėsuar notat e marra nė provimet me zgjedhje tė maturave tė zhvilluara nga 2006 deri mė 2011 pėr njė lėndė tė caktuar, qė duan ta rijapin sėrish gjatė kėtij vitit.
Kjo e drejtė do tu jepet vetėm kandidatėve qė nė atė lėndė janė vlerėsuar me notė negative (mė pak se 4.50). Njėkohėsisht tė drejtėn pėr tė dhėnė provimet me zgjedhje, krahas maturantėve tė rinj qė pėrfundojnė gjatė kėtij viti, do ta kenė dhe kandidatėt qė kanė mbaruar shkollėn e mesme para 2006-s dhe qė nuk janė testuar nė provimet me zgjedhje, duke qenė se nė kėto vite nuk aplikohej matura shtetėrore.
Njė tjetėr risi e maturės ėshtė dhe heqja e pengesės qė kandidatėt tė caktojnė pėr tė dhėnė si provime me zgjedhje dy lėndė qė u pėrkasin gjuhėve tė huaja, kriter i cili nuk lejohej gjatė maturave tė mėparshėm.
Burime pranė Ministrisė sė Arsimit konfirmojnė se procesi i plotėsimit tė formularit A-1 do tė zhvillohet vetėm pėr maturantėt qė nuk kanė dhėnė asnjėherė provimet me zgjedhje, ndėrsa plotėsimi i A-Z pėr kandidatėt qė u janė nėnshtruar maturave tė mėparshme.
Plotėsimi i formularėve A-1 dhe A-1Z ėshtė njė ndėr kushtet bazė qė maturantėt duhet tė kalojnė pėr tė konfirmuar mbarimin e shkollės sė mesme dhe pėr tė vijuar mė pas garėn e konkurrimit pėr pranimet nė shkollat e larta publike.
Matura nis mė 20 shkurt, provimet nė universitete
Java e ardhshme do tė shėnojė hapjen e garės sė konkurrimit pėr maturantėt qė duan tė vijojnė studimet nė shkollat e larta publike.
Sipas afateve tė pėrcaktuara nė rregulloren e maturės pėr provimet e 2012-s, saktėsohet se deri mė datėn 20 shkurt maturantėt do tė kanė marrė nė duar formularin A-1 dh A-1Z, ku do tė listojnė dy apo tri lėndėt qė duan tė japin si provime me zgjedhje.
Plotėsimi i kėtij formulari do tė nisė mė datėn 20 shkurt dhe do tė pėrfundojė mė 10 mars.
Pavarėsisht gjendjes sė rėndė, tė krijuar nė zonat e izoluara nga bora, specialistėt e Ministrisė sė Arsimit bėjnė me dije se kėto afate do ti zbatojnė edhe maturantėt e kėtyre zonave. Pėr kėta tė fundit, qė kanė mė shumė se dy javė qė nuk zhvillojnė mėsim, specialistėt e Ministrisė sė Arsimit kanė vendosur qė tė organizojnė kurse intensive brenda shkollės pėr t'u ardhur nė ndihmė kėtyre maturantėve nė plotėsimin e formularit brenda limiteve kohore tė pėrcaktuara. Provimet e maturės gjatė kėtij viti do tė shoqėrohen me njė sėrė ndryshimesh, ku risi parashikohet tė jetė edhe vendi ku do zhvillohen testimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Pėr tė shmangur praktikat e kopjimeve apo abuzimeve qė mund tė bėhen, po mendohet qė testimet e maturės tė mos zhvillohen mė nė shkollat e mesme, por tė zhvendosen drejt hapėsirave mė tė mėdha, nė universitete, ku mbikėqyrja mund tė jetė edhe mė e lartė.
Disa javė mė parė ėshtė publikuar edhe rregullorja e provimeve tė maturės, ku janė pėrcaktuar rregullat e konkurrimit qė do tė duhet tė ndjekin maturantėt e rinj dhe ata tė vjetrit. Kėtė vit maturantėt do tė pėrballen me njė rregullore ndryshe. Kjo pasi specialistėt pohojnė se ka ndryshuar vendi ku do tė zhvillohen testet, por edhe koeficienti i shkollės. Tashmė tė rinjtė do tė futen nė garė tė barabartė, me tė njėjtin koeficient, pasi nuk ka mė gjimnaze tė profilizuara.
Provimet e maturės i jep ēdo maturant apo kandidat qė ka pėrfunduar vitin e fundit tė shkollės sė mesme, ka marrė dėftesė pjekurie dhe ka plotėsuar formularin e aplikimit A-1 dhe A-1Z. Ēdo maturant mbetės nė provimet e maturės ka tė drejtėn e riprovimit tė lėndės nė sesionet e ardhshme. Ai ka tė drejtė tė konkurrojė pėr programet e studimit nė institucionet e arsimit tė lartė publik vetėm pasi tė ketė fituar tė gjitha provimet e maturės. Maturantėt do tė testohen nė dy provimet e detyruara nė Matematikė dhe Letėrsi e Gjuhė shqipe si dhe nė dy apo tre lėndėt me zgjedhje, qė do tė rendisin nė formularin A1 dhe A1Z.
(BalkanWeb)




Sondazhet

