PDA

Shiko versionin e plot : "Mė helmoi gruaja ime, donte tė vdisnim bashkė"



King_Arthur
29-01-08, 04:54 AM
Dėshmia tronditėse e tė mbijetuarit: S‘e donte shtatzėninė, se ishim tė varfėr

Afėrdita Rusi, gruaja shtatzėnė, ka helmuar edhe burrin e saj para se tė ndėrronte jetė. Ky ka qenė konkluzioni nė tė cilin kanė arritur hetimet e grupit hetimor pėr ngjarjen e rėndė tė fshatit Vishocicė, ku mbeti e vdekur nėna e tre fėmijėve, ndėrsa nė gjendje tė rėndė nė spital ka pėrfunduar edhe bashkėshorti i saj, Guri Rusi. Afėrdita, qė priste tė sillte nė jetė fėmijėn e katėrt nga martesa 15-vjeēare me burrin e saj, kishte vendosur tė vetėvritej. Nė banesėn e tyre, ēifti mbante pesticide, tė cilat shėrbenin pėr vreshtarinė. Helmi nė formė pluhuri duket se ka tėrhequr edhe gruan drejt vendimit pėr t‘i dhėnė fund jetės. Njė ditė mė parė, ajo kishte blerė nė dyqanin e fshatit njė shishe me lėng frutash. Gruaja kishte pėrgatitur planin e vdekjes, por nuk do tė largohej nga kjo jetė pa marrė me vete edhe burrin e saj. Kėshtu, 34-vjeēarja qė ka pirė doza tė shumta tė helmit, i ka dhėnė edhe bashkėshortit tė pijė nga lėngu i pėrgatitur para se tė shtriheshin pėr tė fjetur si zakonisht nė dhomėn e tyre bashkėshortore. Afėrdita Rusi, qė gjeti vdekjen pasi u vetėhelmua me doza pesticidesh, ishte gjashtė muaj shtatzėnė. Sipas policisė, ajo ka vdekur pa mundur tė mbėrrijė nė spital, gjatė transportit drejt Bilishtit, ndėrsa mjekėt janė pėrqendruar pėr tė shpėtuar jetėn e burrit tė saj nė gjendje kritike. Bashkėshorti i Afėrditės, Guri Rusi, i cili e ka kaluar tashmė gjendjen kritike pėr jetėn, pas ndėrhyrjes sė specializuar tė mjekėve tė spitalit civil tė Korēės, njė ditė pas ngjarjes ka mundur mė nė fund tė jetė i vetėdijshėm. I shtrirė nė krevatin ku po mbahet nė sallėn e reanimacionit, 46-vjeēari, qė tashmė ndihet mė mirė pas marrjes sė mjekimeve, tregon se nuk e priste vdekjen e gruas, ndėrsa pėr tė ka mbetur enigmė arsyeja se pėrse gruaja donte me patjetėr tė vdiste. Afėrdita e kishte kėtė martesėn e saj tė dytė, ndėrsa siē tregon Guri, ajo ka qenė sė fundi e sėmurė, madje nuk mund tė flinte gjatė natės. Shėndeti i saj mendor dhe gjendjet e shpeshta depresive i ishin shtuar gruas gjatė shtatzėnisė. Sipas Gurit, gruaja e tij ka qenė e shqetėsuar dhe ditėt e fundit kryente edhe veprime tė pakontrolluara. Rusi thotė se gruaja kishte nisur tė konsumonte pije alkoolike, natėn nuk kishte gjumė dhe pėrpiqej tė merrte ilaēe pėr tė fjetur, ndėrsa shpesh ikte nga shtėpia pa asnjė motiv, pėr shkak tė depresionit. Por, 46-vjeēari tregon gjithashtu se si gruaja para se tė flinte i kishte dhėnė pėr tė pirė helmin. "Pasi hėngrėm darkė dhe vumė fėmijėt nė gjumė, Afėrdita shkoi mė parė nė dhomėn tonė. Kur u ktheva unė ajo ishte e shtrirė nė krevat. Mė zgjati njė gotė dhe ma dha ta pija para se tė flinim", tregon Guri Rusi. Sipas bashkėfshatarėve, gruaja e kishte paralajmėruar vdekjen e saj, kur burri nuk ndodhej nė shtėpi. Ajo mėsohet se i ka thėnė djalit tė saj: "Mami sot do tė vdesė". "Afėrdita nuk e donte kėtė shtatzėni. Ajo thoshte se nuk mund tė mbanim edhe njė fėmijė tjetėr, por unė isha kundėr kėsaj. Pavarėsisht se kishim vėshtirėsi ekonomike do ta rrisja fėmijėn me mund. Unė shkoj nė punė nė ndėrtim nė Bilisht. Kur u ktheva fėmijėt nuk mė thanė se ēfarė u kishte thėnė Afėrdita atė ditė", thotė Guri. Edhe pse nuk e kanė marrė shumė seriozisht shprehjen e saj, edhe pėr faktin se shpesh shfaqte shenja dobėsie dhe mėrzitjeje, duket se 34-vjeēarja e ka vėnė nė jetė vendimin qė kishte marrė. Sipas tė mbijetuarit nga helmimi me pesticide, ai nuk e priste njė vetėvrasje tė gruas dhe madje ka pirė nga gota pa e ditur se do tė helmohej.