PDA

Shiko versionin e plot : BE ve ne prove Serbine. Oli Rehn: MSA te nenshkruhet pas zgjedhjeve



JetMir
28-01-08, 07:50 AM
Nderkohe qe sot Ministrat e Jashtem te BE bisedojne ne Bruksel per te ardhmen e Serbise ne familjen europiane, Rehn deklaron pak perpara takimit se do te ishte papjekuri te nenshkruhej MSA me Serbine pa perfunduar edhe raundi i dyte i zgjedhjeve

Bruksel-Duket se raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale ne Serbi qe zhvillohen me 3 shkurt do te jete vendimtare per nenshkrimin apo jo te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Serbise. Nderkohe qe sot Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian bisedojne ne Bruksel per te ardhmen e Serbise ne familjen europiane, komisionieri per zgjerim Oli Rehn deklaron pak perpara takimit se do te ishte papjekuri te nenshkruhej MSA me Serbine pa perfunduar edhe raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale. Rehn tha se Beogradit i duhet derguar nje sinjal i fuqishem per te ardhmen europiane, por sipas tij nuk do te ishte veprim i zgjuar te nenshkruhej sot marreveshja, kjo ndoshta edhe per faktin se Bashkimi Europian deshiron te shikoje se cfare rrjedhe do te marre politika ne Serbi, per ke do te votojne banoret serbe, per radikalet apo per pro europianet. Por duket se hezitimit te komisionierit per zgjerim Oli Rehn i bashkohet edhe Holanda e cila prej kohesh kerkon arrestimin dhe dorezimin ne Hage te shume te kerkuarve per krime lufte Ratko Mlladiē e Radovan Karaxhic.
Megjithate sipas BBC-se, Brukseli mund te mbeshtese nje plan per te nisur bisedimet me Serbine per te lejuar banoret e Serbise te udhetojne pa viza ne te gjithe Europen, pas shume vitesh izolimi. Nderkaq, Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic ndodhet ne Bruksel ku do te takohet me ministrat e jashtem te Bashkimit Europian. Nga ana e tij Shefi per Politike te Jashtme ne Bashkimin Europian, Havier Solana u kerkoi qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Europian te jene konstruktive dhe te tregojne angazhim per te pranuar sa me shpejt Serbine ne familjen europiane. (News24)