PDA

Shiko versionin e plot : A keni menduar ndonjehere per te ndyshuar dicka ne trupin tuaj me operacion?



admin
17-07-07, 10:32 AM
Para se te jepni pergjigje per pyetjen mesiper, po shpjegoj disa gjera rreth operacioneve plastike sepse shume njerez i ngaterrojne dhe perdorin te njejtin emer per dy nderhyrje te dryshme.

Ne radhe te pare, operacionet plastike jane praktikuar mijera vjet para se njeriu te shpikte lendet plastike. Rrenja e fjales eshte nga greqishtja e vjeter, 'plas' do te thote: "te formosh, ti japesh forme dickaje"

Operacionet plastike ndahen ne dy specialitete ose kategori, Operacione Rindertuese dhe ne Operacione Kozmetike.

Operacionet Rindertuese synojne ti kthejne pamjen dhe funksionin normal nje pacienti. psh transplanti i nje gjymtyre, riparimi i lekures se djegur, apo i kockave pas nje aksidenti automobilistik, ose rindertimi i indeve te prishura pas heqjes se nje tumori. Disa forma elementare te nderhyrjeve ridertuese jane bere qe ne kohen e Hipokratit (460-370 BC)

Operacionet kozmetike behet per te permiresuar pamjen fizike te nje pacienti, si psh heqja e dhjamit, heqja e rrudhave , drejtimi i hundes ose zmadhimi i gjoksit tek femrat.

Tani qe e keni te qarte konceptin e Operacionit Plastik, a keni menduar ndonjehere te beni nderhyrje kozmetike?

scorpiog
17-07-07, 11:45 AM
une personalisht jam shume ne rregull me paraqitjen time dhe nuk do ndryshoja asnje gje .....e dua veten time shume hahaha(sa egoiste)e di...-love-love;)

scorpiog
23-07-07, 10:32 AM
bo bo na u be 60% qe duan te ndryshojne dicka per veten e tyre.po te pakten na tregoni,nuk ka gje te keqe................kiss

VajzaVlonjate
30-07-07, 01:14 PM
Jo nuk me ka vajtur ndonjehere mendja per nje gje te tille. :)
Edhe nuk kame nermend ta bei nje gje te tille kurre :)

VLONJATE-CMENDINA
31-07-07, 04:33 PM
Jo derrman jo, Zoti me krijoi keshtu sic jam, dhe jam e kenaqur dhe krenare per pamjen time. Secili/a ka te bukuren dhe vencatine e vet. Mos haroni qe ka edhe me keq...

admin
02-08-07, 01:03 PM
http://albstation.com/iupload/cindy.jpg
Cindy Jackson (lindur ne 1955 ne Ohio)

Ka rekordin per me shume operacione plastike se cdo njeri tjeter ne bote. Qe prej vitit 1988 ka shpezuar rreth 100.000 dollare per operacione, qe nuk jane shume per te, sepse deri para pak kohesh ka patur rekordin per macen me te shtrenjte. (mace Bengali e bleu per 41.435 dollare)


Sma merr mendja se ka lene lloj operacioni pa provuar, midis te tjerave deri ne 2003 ka bere:

one full face-lift, three "mini" face-lifts (one lower, two upper), three eyelid surgeries (one upper, two lower), one upper lip lift, liposuction on her knees, thighs, abdomen, waist, and jaw-line; two nose operations, breast augmentation, breast implant removal, cheek implants, bottom lip implant, chin reduction, hair transplantation to cover face-lift scars, two partial dermabrasions, two chemical peels (first one TCA, second one glycolic), two laser resurfacings (one partial, one full), facial thread vein removal, mole removal, scar revision, semi-permanent and permanent make-up (eyeliner, eyebrows, lip liner, lips), numerous temporary filler injections (collagen, fat transfer, Hylaform, Restylane, Perlane), cosmetic dentistry, and laser tooth whitening.

Tek Autobiografia e saj thote: "Ne Hollywood ka shume aktore qe kane bere me shume operacione se une, vetem se ata nuk tregojne"

http://albstation.com/iupload/cindybefore.jpg

blingbling
02-08-07, 02:51 PM
o me, te gjith thojn jo sbej mir jam sic me ka bere zoti, ktej ne poll kane votuar per PO, un per vete sma mban per operacjone plastike, por gjithmone kam dash te jem icik me e gjat se cjam, icik icik fare:D

scorpiog
02-08-07, 09:43 PM
o me, te gjith thojn jo sbej mir jam sic me ka bere zoti, ktej ne poll kane votuar per PO, un per vete sma mban per operacjone plastike, por gjithmone kam dash te jem icik me e gjat se cjam, icik icik fare:D

po hajde bej shoping nga kepucet e mija ti me rrush.................

Solange
26-08-07, 11:33 PM
jo asnjehere, dhe po bera ndonje gje per te permisuar pamjen e jashtme do jete ndonje gje natyrale dhe jo operacione.
Pastaj ndryshe eshte puna kur ke ndonje smundje ;) Po deri tani..shyqyr zotit top fare

ida19
07-10-07, 07:32 PM
Me eshte fiksuar qe vetullen duhet ta kisha dhe ca me lart......ose me tjeter forme...dhe qe njerin vesh duhet ta kisha pak me te ngjitur....te tjerat me pelqejne te gjitha tek vetja......<s'ma mban dhe as e mendoj per ndonje operacion tjeter,kam frike nga spitalet,dhe nga ndryshimet e medha ne veten time>....

Melody
25-11-07, 03:05 PM
u larg qofttt
cme duhet ti shtoj rrezik vetes kot

Lorena
25-11-07, 04:02 PM
Votova po me dy mendje ne fakt per ate qe dua te ndryshoj ne trupin tim do e beja ne qofte se nuk do beja me femije dheeeee po mos kisha car ti beja leket :p

MoonLight
25-11-07, 06:27 PM
Jo? Edhe e dini pse? Se do te me vriste mamaja :D

King_Arthur
26-11-07, 05:24 AM
asnjehere nuk kam menduar te bej nje operacion nuk kam asnje mangesi
ndersa femrat mbase pasi duan te jene te bukura dhe perfekte :)

SEND_ME_AN_ANGEL
26-11-07, 09:45 AM
Nuk kam menduar ndonjehere ne fakt. deri tani, fale Zotit skam pasur nevoje per operacion rindertues (ne rast se do kisha nuk do hezitoja ta beja) kurse operacionet estetike me duken gomarllek me brire. njerezit jane fiksuar pas televizorit dhe revistave te modes, ju eshte bere lavazh truri dhe jepen pas kotesirave

Embelsira
11-02-08, 03:56 AM
Po c'eshte e verteta e kam mendur, por me pas me eshte ndryshuar mendimi sepse skam ndonje gje te shpifur per ta ber te bukur lol :makefun:

Dredhza
11-02-08, 06:39 AM
asnjehere nuk kam menduar te bej nje operacion nuk kam asnje mangesi
ndersa femrat mbase pasi duan te jene te bukura dhe perfekte :)

Femrat jo se ata shpesh duan te jene te bukura dhe perfekte, por keshtu e deshiron gjinia e kundert, prandaj jane dhe me te prirura per operacione plastike te estetikes..."estetika=femra".

Dredhza
11-02-08, 06:43 AM
Me pelqen vetja ima dhe mendoj qe jam e kompletuar...nje operacion plastik ndoshta do e kisha bere(ne kohen e shfaqes se rrudhave), po qe se nuk do te kishte pasoja...meqe nuk kam informacion per efektet ansore te operacioneve plastike:mfr_closed2:

Kosovareee.
21-02-08, 06:23 AM
boll mir me duket vetja kurgja nuk kisha ndryshu

bella
21-02-08, 06:45 AM
Vertet Zoti na ka bere sic na ka bere,por Ai mund te jete i kenaqur me krijesen e tij,por shpesh ne nuk ndihemi mire me trupin tone,ka difekte qe krijojne siklete dhe keto te cojne ne pasoja te renda....mbyllesh ne vetvete dhe nuk ben dot nje jete te shendoshe shoqerore sepse kemi turp nga pamja jone.Ka vajza e djem por sidomos vajza e cila eshte per syte e meshkujve nje "objekt" kenaqesie dhe bukurie......pra ka vajza te cilat e fshehin femilitetin e tyre,arsyeja eshte psh.....gjoksi i vogel(hunde jo perfekte etj,pra difektet) se prototipet e vajzave te bukura dhe modelet qe jepen ne televizion jane vajzat sexsimbol me gjoks te madh.
Sic e shohim shembujt qe i jepen shoqerise jane ato te kukullave barbi dhe perfekte dhe jo ashtu sic i krijuar Zoti,natyra apo nena.

Por ne rradhe te pare nje operacion kozmetik :).....behet per te rregulluar dicka ne trupin tend per veten tenden,per ti pelqyer vetes dhe per tu ndjere mire me vetveten.

p.s Se di por ndoshta hunden do ta kisha bere pak me majuck nese do mundesha :).....por ska gje edhe nese nuk e bej.

King_Arthur
21-02-08, 06:46 AM
kjo larte ka bere operacione po genjen :p

bella
21-02-08, 06:49 AM
kjo larte ka bere operacione po genjen :p

hahahhaha....mire do ishte,nuk do ta fshihja po ta kisha bere....por skam mundesi aq te medha ekonomike dhe nuk do ta beja ketu ne shqiperi ........Edhe ti KingA ke ber e di une:makefun:

Edhe gjoksin tani qe po ikin vitit do ta ngrija pak....do te ngrija nuk do ta zmadhoja...ka shume ndryshim :makefun::winner_third_h4h:

Lady-of-Kosova
21-02-08, 07:02 AM
jo hiqq..saper OP. perfekt jom..qishtu qysh jom..mpilqen:)

Ylli
15-05-08, 01:41 PM
jo hiqq..saper OP. perfekt jom..qishtu qysh jom..mpilqen:)

Me vie mire qe je perfekt Lady-of-Kosova dhe qe te pelqen. Lumja ti per vehte!

blingbling
15-05-08, 01:56 PM
Sdua te ndryshoj gje... jam unike :D

Ylli
15-05-08, 03:03 PM
Shih shih, njera e vecante, tjetra unike, paskemi kete ekzemplar per muze hahahahahha

Urta-R.Ks
15-05-08, 04:38 PM
Me gjithe te bukurat dhe te metat qe mi fali natyra dhe me te cilat jetova deri me tani, do vazhdoj te jetoj e till duke ju falenderuar zotit ti till siq me krijoj. Perderisa nuk ka njerz te perkryer te perkryeren nuk do e arrijm dot...

blingbling
15-05-08, 11:09 PM
Shih shih, njera e vecante, tjetra unike, paskemi kete ekzemplar per muze hahahahahha

Cdo njeri eshte unik djale, apo se kape hic?
Sa per muze... vallai per muze mund te jem, bukuri e rralle jam:giggle:

Romina
01-12-08, 02:31 PM
As me ka vajtur ndermend per te bere nje gje te tille.. Jam e kenaqur me pamjen time. :)

cuni
03-12-08, 05:44 AM
ktu ke kjo tema paska vetem njerez qe nuk tregokan te verteten .
e them me plot gojen qe jeni te kompleksuarrrrrrr
he mer amon se u bote bajat fare.
po me thoni kush nga ju eshte Adriana lima kush nga ju eshte Scarlett Johansson kush nga ju eshte Monica Belucci po Charlize Theron etj etj...dhe sa nga ju nuk do donin te ishit si keto ikona te bukurise. dhe ju lutem mos thoni une jo

blingbling
05-12-08, 07:46 PM
po me thoni kush nga ju eshte Adriana lima kush nga ju eshte Scarlett Johansson kush nga ju eshte Monica Belucci po Charlize Theron etj etj...dhe sa nga ju nuk do donin te ishit si keto ikona te bukurise. dhe ju lutem mos thoni une jo

Si bo ky, aman re dhe i tregon ashtu televizori, si ke pa ti pa tualet? Pastaj te kesh nje staf te gjithin ne dispozicjon te te lyeje e te te rregulloje si nuk dukesh yll?? Apo ikone si thu ti

cuni
14-04-09, 11:09 AM
bo bo se mos lavderoni noi njonen ju femrat!!

sabah
16-03-10, 03:59 AM
Ne meshkujve as qe na bie ne mend kjo pune.Por edhe femrat duhet ti gezohen ate cfare i ka dhuruar zoti.Operacionet plastike jo vetem kane kosto te larte financiare,por paraqesin edhe rrezikshmerine e ndonje komplikacioni gjate operimit.Thika thike mbetet,varet si te merr.Seshte e thene se te behesh e bukur dhe do ti besh per vete personat qe te rrethojne.Mund te mos jesh e bukur,por me sjelljet e tua te behesh person simpatik per rrethin shoqeror ,por edhe me gjere.

Rori
01-01-11, 03:11 PM
ktu ke kjo tema paska vetem njerez qe nuk tregokan te verteten .
e them me plot gojen qe jeni te kompleksuarrrrrrr
he mer amon se u bote bajat fare.
po me thoni kush nga ju eshte Adriana lima kush nga ju eshte Scarlett Johansson kush nga ju eshte Monica Belucci po Charlize Theron etj etj...dhe sa nga ju nuk do donin te ishit si keto ikona te bukurise. dhe ju lutem mos thoni une jo

haaaaaaaaahahahhahahahahahahahahahahahah ore Cuni :respect:
p.s. monica belucci ben lifting , botox dhe i ka ''fryr'' buzet :D:D

cuni
04-01-11, 12:16 PM
po masanej?!
ka qene yll eshte bo super yll!

shaqir
08-01-11, 06:38 AM
Nuk do te kisha nryshuar as dhe nje gje me te vogel ne paraqitjen time.