PDA

Shiko versionin e plot : Kupa e Republikes



sabah
05-02-12, 06:07 AM
2995

Janė luajtur dje dy ndeshjet e dyta tė tu rit ēerekfinal tė Kupės sė Shqipėrisė, qė kėtė herė ėshtė njė fazė me grupe. Por, mė shumė sesa rezultatet apo niveli i lojės, ajo qė ra nė sy ka qenė cilėsia e terreneve sportive nė Shqipėri. Edhe pse sezoni i ri nuk ka nisur ende dhe fushat kanė njė muaj e gjysmė qė nuk preken, sėrish gjendja e tyre duket skandaloze. Dje ėshtė luajtur vetėm nė kryeqytet, por si tapeti i “Selman Stėrmasit”, ashtu edhe ai i “Qemal Stafės” kanė qenė pėr faqe tė zezė. Pėr ekipet ka qenė e vėshtirė qė tė zhvillonin njė ndeshje normale, ndėrkohė qė nė sfidėn Laēi-Skėnderbeu, fanelat e lojtarėve mezi dalloheshin nė fushėn e lojės. Nėse kjo ėshtė gjendja pa nisur sezoni, mund tė imagjinohet lehtė sesi do tė shndėrrohen terrenet kur nė to tė luhet ēdo javė.

SKĖNDERBEU
Nė “Selman Stėrmasi”, Skėnderbeu ka mundur 2-1 Laēin, duke marrė fitoren e dytė nė grupin B tė Kupės sė Shqipėrisė. Nė stadiumin e dytė tė kryeqytetit nuk kishte asnjė tifoz, ndėrsa pėr korēarėt ka qenė e vėshtirė tė dilnin nė lojėn e tyre. Nė minutėn e 37-tė ishin laēianėt qė gjetėn golin e avantazhit, me anė tė Sefgjinit, ndėrkohė qė korēarėt patėn humbur njė rast tė artė me Amarildo Dimon. Nė pjesėn e dytė, kurbinasit janė mbrojtur thuajse me heroizėm, por kjo deri nė minutėn e 79-tė, kur Daniel Xhafaj shtyn nė rrjetė me kėmbė njė kros nga e majta. Tre minuta mė pas, vlonjati mori edhe njė penallti, pas ndėrhyrjes sė gabuar tė Vashakut. Nga pika e bardhė, Bledi Shkėmbi goditi fort, duke shėnuar golin e fitores pėr Skėnderbeun.

TIRANA
Nė “Qemal Stafa”, nė njė fushė patatesh, Tirana mposhti 2-0 Kastriotin, duke marrė kryesimin e grupit A tė Kupės sė Shqipėrisė. Nė pjesėn e parė bardheblutė kanė vuajtur shumė pėr tė gjetur golin, pasi krutanėt janė mbrojtur mjaft mirė. Por, nė fraksionin e dytė tė lojės, trajneri spanjoll Rubio Sanēez ka ndryshuar gjithēka nė lojėn e ekipit tė tij. Ardhja e re, sulmuesi kosovar Florent Aziri, ėshtė bėrė rreziku kryesor pėr Kastriotin. Nė minutėn e 74-t ka qenė Gilman Lika qė ka gjetur golin e avantazhit pėr Tiranėn, pas njė aksioni tė bukur individual. Mė pas, miqtė u hodhėn tė gjithė nė sulm, duke krijuar disa raste tė pastra, por pa arritur tė finalizojnė. Ndėrkohė, mė konkrete Tirana, qė shėnoi edhe golin e dytė, kėtė herė me kosovarin Florent Aziri. “Nuk luajtėm mirė, por nė ndeshje tė tilla rėndėsi kanė 3 pikėt, - deklaroi trajneri i Tiranės Rubio, pas takimit. – Mungesa e papritur e Duros na krijoi probleme dhe na hapi shumė punė, por e zgjidhėm mirė dhe fituam”, shtoi ai. Klodian Duro ka qenė me temperaturė dhe nuk ka luajtur nė takimin e djeshėm.
(BalkanWeb)

sabah
24-02-12, 01:49 PM
Tirana ka arritur fitoren e dytė nė grupin A tė Kupės sė Shqipėrisė, duke mposhtur 2-1 Kamzėn. Skuadra bardheblu duket drejt kualifikimit pėr nė gjysmėfinale, teksa pas 3 ndeshjes ka 7 pikė nė grup. Ndaj Kamzės, Tirana vijoi serinė e rezultateve tė mira nė Kupė, njė kompeticion ku kėtė sezon nuk ka hasur asnjė problem.

Ndėrkohė, nė ndeshjen tjetėr, Kastrioti ka fituar 4-2 me Bylisin, duke marrė vendin e dytė nė grupin A. Nė ndeshjet e vlefshme pėr grupin B, Flamurtari nuk shkoi mė se njė barazim pa gola ndaj Laēit, duke mbetur nė vendin e fundit me vetėm 1 pikė. Me tė njėjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja Vllaznia-Skėnderbeu.