Romina
22-12-11, 05:30 PM
Teksa nė Shqipėri nuk ėshtė shuar ende jehona e regjistrimit tė popullsisė mbi baza etnike, Greqia po rrit presionet pėr njė regjistrim tė asaj qė ajo pretendon se ėshtė minoriteti i saj nė Shqipėri. Gjykata Kushtetuese nė Shqipėri ka shfuqizuar termin kombėsi nga tė gjitha dokumentet zyrtare, por kjo nuk po e pengon Greqinė tė tė shtojė edhe mė shumė presionet.Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afėr tė gjitha zhvillimet qė lidhen me regjistrimin nė Shqipėri, dhe ka bėrė atė qė ėshtė e duhur, si nė nivel dypalėsh ashtu dhe nė nivel evropian, pėr tė siguruar integritetin e procesit, mos pengimin e regjistrimit tė anėtarėve tė pakicave kombėtare greke dhe ēdo vendqėndrim tė tyre, ėshtė shprehur nė njė letėr drejtuar parlamentit grek Ministri i Punėve tė Jashtme Stavros Dimas.Pėrgjigjja e ministrit grek ka ardhur pas pyetjeve tė bėra nga deputeti i LAOS, Kostas Aivaliotis, i cili tha: Qeveria shqiptare bėri ndryshime nė pyetėsorin e regjistrimit, vendosi pengesa pėr procesin, duke pėrfshirė edhe gjobat 100 000 lekė, nė mėnyrė qė tė pengojė regjistrimin e qytetarėve me origjinė greke dhe tė dekurajojė ata qė duan tė deklarohen grekė. Por ministri i Punėve tė Jashtme, Dimas ėshtė shprehur se vendimi i pėrfaqėsuesve tė pakicave tė mėdha, pėrfshirė edhe minoritetin kombėtar grek, pėr tė ftuar anėtarėt e tyre qė tė braktisin procesin, tregoi njė mungesė tė rėndė besimi tė pakicave nė shtetin shqiptar. Duke u bazuar nė faktin qė disa shoqata qė pretendojnė se pėrfaqėsojnė minoritetin grek nė Shqipėri nuk kanė plotėsuar drejt formularėt e regjistrimit, Dimas tha: Kjo sė bashku me pretendimet pėr parregullsi nė procesin e regjistrimit tė popullsisė, vė nė diskutim besueshmėrinė e rezultateve tė pėrftuara nga pėrpunimi i tė dhėnave, tė madhėsive tė grupeve tė pakicave dhe zonave ku ata jetojnė.Duke luajtur sėrish kartėn e kėrcėnimit pėr procesin e integrimit nė BE, Greqia pretendon se respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave ėshtė njė kriter thelbėsor pėr ecurinė e procesit dhe mos pėrmbushja e kėtij kriteri dėmton rėndė Shqipėrinė. Respektimi i tė drejtės sė vetėvendosjes sė lirė gjatė kryerjes sė regjistrimit, ėshtė deklaruar nga raporti i fundit i Komisionit Evropian tė progresit pėr Shqipėrinė, si e njė rėndėsie kritike,- thotė nė pėrgjigjen e tij ministri i Jashtėm grek Stavros Dimas. Ai ka shtuar se Greqia ka investuar gjithmonė nė ndėrtimin e marrėdhėnieve tė mira me Shqipėrinė dhe do tė vazhdojė ta bėjė kėtė, duke konsideruar dukshėm nė kėtė drejtim, mbrojtjen e tė drejtave tė pakicės greke, e cila pėrbėn njė urė tė miqėsisė midis dy vendeve.