PDA

Shiko versionin e plot : Meshari i Gjon Buzukut vjen nė Shqipėri



Romina
14-11-11, 04:07 PM
2702

TIRANE-Selia e Vatikanit ka pranuar sė fundi kėrkesėn e qeverisė shqiptare pėr tė sjellė nė Shqipėri kopjen origjinale tė librit tė parė shqip, Mesharin e Gjon Buzukut me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Lajmi konfirmohet nga Kardinali Gianfranco Ravasi, ministėr i Kulturės dhe Arteve nė Vatikan, i cili ndodhet nė Shqipėri pėr njė vizitė pune tre ditore, ku dhe ėshtė takuar me ministrin shqiptar tė Kulturės Aldo Bumci.

“ Besoj qė kjo do tė jetė e mundur, ndėrkohė qė proceduara i ėshtė caktuar tashmė bibliotekės Apostolike tė Vatikanit, po ashtu do tė mbėshtetet edhe nga ne. Do tė jem i lumtur qė do tė mbėshtes njė iniciativė tė tillė, megjithėse nė kėtė mes ekzstojnė protokolle tė vecanta qė kanė tė bėjnė me nxjerrjen jashtė tė objekteve dhe materialeve tė rėndėsisė sė vecantė”- tha Ravasi.

Libri qė nga viti 1555 kohė kur ėshtė shkruar ka kaluar dorė mė dorė nė shumė biblioteka nė Itali dhe qė prej 1909 Meshari ėshtė rizbuluar nga prifterinj shqiptar nė biblotekėn Apostolike tė Vatikanit.

Ndėrsa ka dhėnė garancitė e tij pėr veprėn e rrallė dhe me vlerė pėr mbarė kombin shqiptar, kardinali Gianfranco Ravasi gjatė takimit me ministrin e Kulturės Aldo Bumci ka prezantuar njė tjetėr projekt tė Vatikanit, ku synohet krijimi i njė diskutimi dhe debati rinor me temė “Nė cfarė beson ai qė nuk beson”, ku do tė pėrfshihen studentė tė Universitetit tė Tiranės dhe Universitetit Zonja e Kėshillit tė Mirė.