PDA

Shiko versionin e plot : Pazari i Korēės



sabah
05-11-11, 10:06 AM
2642
Pazari i Korēės ėshtė njė nga monumentet mė tė vjetra tė qytetit tė Korēės, mė i bukuri, mė i veēanti nė gjithė Evropėn, mė i papėrsėritshmi nė llojin e vet, i pėrbėrė nga njė korpus ndėrtimesh tė hershme qė i bėjnė nder Korēės, njė mundėsi reale pėr zhvillimin e turizmit apo njė mundėsi mė tepėr pėr ta bėrė qytetin e Korēės tė veēantė, e megjithatė pėr 20 vjet me radhė ka qenė mė i shpėrfilluri nga drejtuesit e bashkisė sė kėtij qyteti. Datėlindja e tij ėshtė viti 1498, por nė tė gjitha kronikat e 20 viteve tė fundit si ditėlindje tė pazarit pėrmendin fillimin e shek. XVIII ose XIX, gjė qė ose ka ardhur nga mungesa e informacionit, ose thjesht pėr tė errėsuar vlerat e tij historike. Lagjja “Kasaba” qė do tė thotė “qytet”, ku bėn pjesė edhe pazari ėshtė lagjja e parė e kėtij qyteti, mė e vjetra e tij, ēka e bėn tė pamohueshme nga ana historike. Pėr mė shumė: “Ndėrtimi i kėsaj lagjeje nisi nė vitin 1486 dhe u konsiderua e pėrfunduar nė vitin 1510.(Metropol)