PDA

Shiko versionin e plot : Lufta e SHBA pėr tė mbajtur SHISH tė pavarur



Romina
19-09-11, 03:24 PM
Ambasada dyshonte se kryeministri dėshiron tė pėrdorė SHISH pėr shantazhQeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka ndėryrė sė paku dy herė gjatė gjashtė viteve tė fundit pėr tė ndaluar pėrpjekjet e qeverisė shqiptare pėr tė marrė nėn kontroll Shėrbimin Informativ Shqiptar, pasi, duke parė periudhėn 1992-1997, dyshonte se qeveria mund ta pėrdorė kėtė institucion pėr tė shantazhuar kundėrshtarėt politikė. Ndėrkohė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė SHBA-ve, nė SHISH penetruan disa militantė tė Partisė Demokratike ndėrsa kryeministri pėr tė dėmtuar SHISH i shkurtoi fondet. Nga ana tjetėr, qeveria i dha tė drejtė disa institucioneve tė tjera si Tatimet, pėr tė kryer pėrgjime.
Herėn e parė, SHBA ndėrhyu pėr tė mos lejuar shkarkimin e kreut aktual tė SHISH Bahri Shaqiri, pasi kryeministri Berisha propozoi njė ndryshim ligjor qė sillte shkarkimin e tij. Nė vitin e parė tė pushtetit, qeveria kreu amendime nė dyzina ligjesh, amendime qė i dhanė tė drejtė ligjore tė ndryshonte titullarėt e institucioneve tė ndryshme, por duket se ngeci vetėm nė njė rast, atė tė ndryshimit tė kreut tė SHISH.
Herėn e dytė, nė fund tė vitit 2009 dhe nė fillim tė vitit 2010, situata u bė edhe mė e rėnduar. Qeveria shqiptare hartoi njė ligj tė ri, i cili u konsiderua nga ambasada e SHBA si njė rikthim te metodat e vjetra tė kontrollit tė vendit pėrmes pėrgjimit dhe shantazhimit tė kundėrshtarėve politikė.
“Nė thelb, qėllimi i ligjit ėshtė tė kufizojė pėrgjegjėsitė pėr informacion tė huaj tė SHISH, tė rrisė pėrgjegjėsitė pėr informacion tė brendshėm drejt funksioneve tė zbatimit tė ligjit dhe tė rrisė varėsinė e institucionit nga kryeministri,” – komentonte ambasadori John L. ėithers II nė kabllogramin sekret 10TIRANA58 i janarit 2010.
“Sicc ėshtė propozuar nė kėtė projektligj, Shėrbimi mund tė kthehet nė njė mjet politik pėr Berishėn apo ccdo kryeministėr tė ardhshėm pėr tė frikėsuar dhe shtypur rivalėt politikė,” vijon mė tej kabllogrami, i cili rendit disa pėrpjekte tė qeverisė pėr tė vėnė nėn kontroll SHISH apo pėr ta zėvendėsuar atė me institucione tė tjera./shqip/

cuni
19-09-11, 07:26 PM
Romi! per te lexuar kete artikul, mora borxh i pal syze.....

Romina
20-09-11, 03:49 PM
Romi! per te lexuar kete artikul, mora borxh i pal syze.....

me xhama apo pa xhama?