PDA

Shiko versionin e plot : Si tė rifitosh vetėbesimin ...



fiori
12-08-11, 03:51 PM
Dikush ėshtė i pakėnaqur me rolin e tij, dikush nuk pėlqen veten dhe dikush tjetėr dėshiron njė jetė ndryshe nga ajo qė ka.

Vjen njė moment kur njeriu mendon se nuk vlen sepse nuk ka arritur objektivat qė i kishte vėnė vetes dhe ky moment kushtėzon nė mėnyrė negative jetėn.

Kompleksi i nferioritetit nė raport me tė tjerėt, paaftėsia pėr tė pranuar gabimet dhe pėr tė kėrkuar falje, pavendosmėria pėr gjėra qė nuk kanė shumė vlerė dhe frika nga gjykimet e tė tjerėve janė disa nga shenjat qė tregojnė se tek njė person mungon vetėbesimi.

Janė tė paktėn 5 rregulla tė cilat duhet tė kihen parasysh pėr tė jetuar mė mirė me veten dhe tė tjerėt dhe pėr tė rikthyer besimin tek vetja.

Tė kėrkohet ekuilibri i brendshėm. Kjo do tė thotė tė arrish tė kuptosh se janė vendimet e tua dhe jo rrethanat e jetės ato qė pėrcaktojnė fatin e njeriut.

Tė qeshėsh bėn mirė. Ngre moralin dhe tė kthen humorin. Duhet tė mėsosh tė jetosh edhe me momentet e kėqia dhe tė pranosh se edhe ato janė pjesė e jetės.

Mbaj mend arritjet e tua. Vendosni objektiva qė mund t’i arrini dhe kur t’i arrini do tė ndiheni shumė mė mirė me veten. Pėr t’i mbajtur mend, shėnojini kėto arritje nė njė ditar.

Dėgjo kritikat e tė tjerėve. Dėgjojini limitet tuaja sepse vetėbesimi lind nga aftėsia pėr tė dėgjuar tė tjerėt, por mos u ndikoni nga mendimi i tyre.

Mos humb kohė duke “qarė” pėr dėshtimet. Mos i harroni gabimet nė mėnyrė qė mos i pėrsėrisni mė.

sabah
12-08-11, 04:44 PM
Megjithese ne jete ka momente deshtimi,njeriu asnjehere nuk duhet ta humbase shpresen.Ku ka zbritje ka dhe ngjitje.Gjithsesi njeriu duhet te kujdeset per humori shpirteror.Me pelqen konstatimi tek pika 3.E qeshura te zgjat jeten.