PDA

Shiko versionin e plot : Qeveria greke kontrollon pensionet e 21 mijė shqiptarėve



Romina
05-07-11, 03:06 PM
ATHINĖ- Enti i sigurimeve Agrare ne Greqi do tė kalojė "nė shoshė" rreth 21 mije shtetas shqiptarė me kombėsi greke tė cilėt marrin pension nga Greqia. Kontrolli po bėhet ngaqe kohėt e fundit ėshtė konstatuar se perfitojne pension edhe persona qė nuk e kanė kėtė tė drejtė.

Pas njė pyetjeje nga deputeti i LAOS-it, Kiriakos Velopulos, ministri i Punės dhe Sigurimeve Shoqėrore, Jorgos Kutrumanis, ka dėrguar njė shkresė nė Parlamentin Grek , ku informon se OGA pėrmes njė llogarie u ofron ēdo muaj pension dhe pėrkujdesje shėndetėsore shtetasve grekė por dhe minoritareve greke te moshuar me kombesi greke dhe nenshtesi shqiptare tė cilėt banojnė nė Greqi.

Kėta tė fundit pėrfitojne pension pasi kanė vertetuar me dokumenta se janė tė pafuqishėm ekonomikisht dhe masa e pensionit qe u afrohet nga Enti i sugurimeve agrare eshte ne vlerė 360 euro. Por Ministri i Kutrumanis nėnvizon se "kohėt e fundit ėshtė konstatuar se nė Amzėn e pensionistėve homogjenė tė OGA, pėrfshihen edhe persona qė nuk e gėzojnė tė drejtėn e pensionit".

Prandaj, nga shėrbimet kompetente, po kryhen edhe verifikime pėr gjithė pensionistėt, pėrfshirė edhe minoritaret pėr tė parė nėse pėrmbushin kushtet. Pėrmes kėsaj procedure, thekson ministri i Punės, synohet qė tė verifikohet nėse pėrfituesit e kėsaj kategorie janė nė jetė, nėse kanė vėrtetė origjinė greke, etj.

Ministri informon gjithashtu deputetin e LAOS , se nė kuadėr tė kėtij kontrolli u kėrkuan nga pensionistėt homogjenė, numri i tė cilėve ėshtė rreth 21.000 vetė, tė dhėna tė reja, siē ėshtė pasaporta biometrike qė jepet edhe pėrmes ambasadės shqiptare nė Greqi, dhe qe pėrbėjnė elementin kryesorė tė identifikimit.Deputeti i LAOS-it, nė pyetjen e vet paralajmėron qeverinė pėr mundėsinė e deklarimeve tė rreme nga shtetas shqiptarė, me qėllim qė tė pėrfitojnė pension nga OGA.
(BalkanWeb)

sabah
06-07-11, 03:13 PM
Tani do ti shohim keta te quajturit ''vorioepirote'' qe u shiten te greku per 5 leke.Le te shkojne tani ne greqi dhe te hane gure se pulat u mbaruan.Hahah!

Romina
06-07-11, 04:09 PM
O Sabah ky shkrimi nga fillimi deri ne fund eshte nje rrene e bukur! Kjo eshte loja e grekut qe te na qetesoje neve qe te bejme regjistrimin. Greket jane aq te zgjuar dhe dinake sa te sakrifikojne sot duke i dhene pensione ''grekeve'' te Shqiperise dhe neser, mbas 30-40 vitesh na marrin jugun e Shqiperise.

sabah
06-07-11, 04:29 PM
Romina ne nje llogari qe bere une doli se keto pensionet greke kapin nje shume goxha te larte.Per 21 mije persona te paguar me rreth 400 Euro ne muaj, pergjate 20 viteve Greqia ka hequr nga buxheti i financave te saj nje shume jo te vogel.Bile kjo shume eshte maramendese qe vertitet aty tek 2 miliard Euro.Une nuk e di se ku ti gjeje parate tani Greqia nese do te vazhdoje financimin e ketyre bukeshkaleve shqiptare.

Romina
06-07-11, 05:28 PM
Sabah une kam pershtypjen se Greqia do e nderpresi dhenien e pensioneve sapo te behet regjistrimi ne Shqiperi.