PDA

Shiko versionin e plot : Shqiptarėt dhe historia



sabah
04-05-11, 04:39 AM
http://www.rruzull.net/images/topics/histori.jpg
E kaluara, e identifikuar me fjalėn histori, ėshtė kohė e perėnduar por jo plotėsisht e vdekur, sepse e sotmja ėshtė vazhdim i fillit tė sajė dhe e nesėrmja do tė jetė vazhdim i tė sotmes. Ndėrmjet sė djeshmes, sė sotmes e sė nesėrmes ka lidhje organike. Prandaj kur t`i kuptojmė drejtė shkaqet e sė djeshmes, ka shumė mundėsi t`a rregullojmė tė sotmen mė mirė dhe t`a pėrgatisim akoma mė mirė tė nesėrmen. Ky do duhej tė ishte roli i kulturės pėrgjithėsisht, dhe nė veēanti i asaj pjese tė kulturės qė quhet histori. Nė histori nuk duhet tė ketė mėri as ndjenjė hakmarrjeje. Ngjarjet e sė shkuarės duhen shikuar me qartėsi mendjeje e shpirti, pėr tė na ndriēuar mbi gabimet e bėra, mbi rrugėt e shtrembėta, qė tė ndreqen nė tė ardhmen.


Njerėzit jo rrallė interpretojnė dhe stolisin historinė sipas ndjenjave, paragjykimeve a interesave tė ndryshme kombėtare, shoqėrore e politike. Me fjalė tjera, ata parafytyrojnė tė kaluarėn ashtu si u pėlqen ose si iu intereson tė ishte, dhe jo si ka qenė nė tė vėrtetė. Shembull pėr konfliktin njėqindvjet e sa ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė pothuajse tėrė historianėt frėngj ia hedhin pėrgjegjėsinė Gjermanisė, dhe e shumta e historianėve gjermanė pėr kėtė konflikt fajėsojnė Francėn. Tė rrallė janė ata qė studiojnė dhe I paraqesin ngjarjet me pa anėsi shkencėtari, ashtu sikur studiohen fenomenet e fizikės, biologjisė a tė kimisė. Kur historianėt e kėtyre dy kombeve qė pėrfaqėsojnė nivel kulture nuk shkėputen dot nga njė mori ndjenjash dhe paragjykimesh kombėtare, kulturore e politike, ē’vlerė mund tė ketė vallė interpretimi i historisė nga pseudohistorianė qė e sjellin tė gjithė tė kaluarėn rreth interesave tė tyre si njė mjet mashtrimi e propagande? Andaj s`ėshtė aspak e habitshme kur dijetarė tė ndryshėm tė shtrėnguar pas sė vėrtetės objektive, nuk I njohin historisė ndonjė vlerė shkencore dhe e hedhin atė nė kuadrin e krijimtarisė letrare – pėrrallore.
Megjithatė mund tė pohojmė pa frikė pėrgėnjeshtrimi se historia tek popujt mė tė pėrparuar tė botės gjithnjė e mė shumė herret nga stolisjet e panevojshme dhe pikėsynon tė vėrtetėn objektive. Ndėrkaq, tek shqiptarėt shpeshherė katandiset nė profka mburrjesh, sharjeje e nė thashetheme. Mjerisht, tek ne kushdo qė ka bėrė katėr klasė tė shkollės fillore dhe ka dėgjuar pesė a gjashtė emra “burrash tė mėdhenj” pandeh se e njeh historinė tė cilėn pastaj e lėvron rreth tarafit, krahinės apo brenda gardhit tė tij. E mjerisht kemi tė atillė me diploma universitetesh, tė cilėt mund tė mbledhin data dhe emra tė pėrveēėm sa tė duash por sa I pėrket kuptimit ose interpretimit tė historisė nuk janė larg nga ata me katėr klasė fillore. Vlerėn akademike tė kėtij lloji dijetarėsh mė sė miri e ilustron poeti Persian Said I cili thotė:
“Nė mes atij qė ka kėnduar njė tok libra pa nxjerrė kuptim prej tyre, dhe mushkės nuk ka ndryshim sepse ēka di mushka nėse ėshtė ngarkuar me libra apo dru?

Objektivisht ne shqiptarėt kemi disa vėshtirėsi pėr t`a kuptuar drejtė tė kaluarėn historike. E para; shkrimi i historisė shqiptare bazohet nė kronika dhe shkrime tė autorėve tė huaj qė shpeshherė vinin nga popujt armiq me tė parėt tonė. Dhe, sė dyti; nė mungesė tė shkrimeve autoktone pėrvidhet kuptimi i padrejtė pėr historinė. Jo i paktė ėshtė numri i atyre qė pandehin se historia merret vetėm me luftėra, mbretėr e ushtarakė tė mėdhenj pa ditur faktin se ajo ka pėr detyrė tė pasqyrojė jetėn e popujve nė tė gjitha fazat e zhvillimit dhe atė pa anashkalimin e shpikėsve, artistėve, poetėve, ligjvėnėsve, pionierėve tė drejtimeve tė ndryshme dhe punėn e masave pėrgjithėsisht tė cilėt janė po ashtu tė barazvlefshėm nė krijimin e historisė.
Pra, histori nuk quhet vetėm kujtimi mbi luftėrat, mbretėrit ose kapedanėt e mėdhenj. Tė dėgjuarit emrin e Skėnderbeut apo tre katėr tė tjerėve nuk jep kartėvizitėn e njohjes sė historisė nė rrėnjė. Megjithatė duhet nėnvizuar se deri diku ndjenja e personifikimit tė historisė nuk i kursen edhe popujt tjerė tė botės. Adhurimi pėr forcėn fshihet nė vetė natyrėn e njeriut. Por me organizimin e jetės nė shoqėri, me pėrparimin e kulturės dhe tė vlerave morale, njerėzit kėrkojnė t`a lidhin forcėn me qėllimin.

Ne shqiptarėt mburremi ndonjėherė kur gjejmė ndonjė emėr tė madh prej racės sonė qė i ka shėrbyer ndonjė perandorie tė huaj dhe nuk na shkon mendja se ata burra, vetėm pėr t`u bėrė tė mėdhenj, pėr tė kėnaqur ambiciet e tyre, kanė derdhur e shkapėrderdhur nė shėrbim tė Romės, Bizantit, Turqisė a Greqisė pjesėn mė tė mirė tė gjakut shqiptar, prej Renit dhe Danubit gjer nė shkretėtirat e Azisė dhe tė Afrikės. Ndėrkaq kombit tė tyre, pėrveē shterje jete dhe energjish nė shėrbim tė tė huajve, nuk i kanė sjellė asnjė tė mirė.

Nėse Pirro u nis me 20 mijė epirotė pėr tė nėnshtruar Romėn, kjo politikė nuk pati tjetėr pėrfundim veēse shitjes si skllevėr tė afro 150 mijė burrave epirotė njė shekull mė vonė prej konsullit Pavl Emilit. Sipas mendėsisė sonė justifikimi do tė ishte ; a e tundi njėherė Pirrua, pa bota le tė pėrmbyset!!!. Qėllimi asgjėkundi. Ata qė e adhurojnė forcėn vetėm si forcė, pa e lidhur me njė qėllim pak a shumė tė pėrgjithshėm, janė zakonisht popujt e egėr dhe primitivė edhe pse ndėrmjet natyrės sė primitivit dhe njeriut tė qytetėruar nuk ka ndonjė ndryshim tė madh. Bergson, filozof frėng thoshte: “ Njeriut tė qytetėruar mjafton t`ia kruajmė atė pak pluhur tė hollė qė i ka vėnė pėrsipėr kultura, dhe menjėherė del nė shesh natyra e primitivit.
Le ti kthehemi pėrsėri kuptimit qė i japim ne shqiptarėt historisė. Nga koha e Rilindjes na ka mbetur zakon tė jetojmė me kompleksin heroik tė sė kaluarės sonė, jemi disi nė qejf por kur na has sharra nė gozhdė shpejt kthehemi nė ndjenjėn e kundėrt dhe themi “ s’bėhet me shqiptarėt”.Ky kompleks po tė vėshtrohet nga kėndi psikologjik s`ėshtė gjė tjetėr veēse njė ndjenjė e inferioritetit, njė lloj mekanizmi psikik i nevojshėm pėr tė fshehur dhembjen e gjendjes sonė kundrejt popujve tė pėrparuar. Mbasi s`kemi se ēka tė tregojmė pėr kohėt e sotme, pėrsėrisim si njė daulle e plasur: “ tė parėt tanė kanė tundur botėn, kanė vajtur deri atje e deri kėtej…”
Po mirė ( do thoshte njė i huaji), po na tregoni pak pėrse keni mbetur populli mė I rreckosur n`Evropė, pa u ngi as me brumė misri i cili sot nė Perėndim s`u mungon as derrave aq mė tepėr qė keni njė origjinė kaq tė shkėlqyer?
Pėrgjigje kėsaj pyetjeje do tė duhej t`i jepte pikėrisht historia e cila nė kėtė rast do tė eksploronte rolin edukues qė ka. Ajo duhet tė rrėfente cilėsitė e mira qė duhen ruajtur dhe anėt e shtrembėta qė duhet ndrequr sepse pėrparimi i njerėzisė ėshtė njė rrugė kryq e tėrthortė gabime e ndreqje. Andaj nė vend qė tė mahnitemi se sa trima jemi, le tė fillojmė tė themi se sa punėtorė tė mirė jemi, se sa tė afruar me njėri tjetrin jemi, se sa tė zotėt pėr tu bashkuar nė shėrbim tė atdheut dhe se si dimė ta pėrdorim trimėrinė atje ku duhet. Besa, nderi dhe burrnia vlera tė koduara shqiptare tė praktikohen pėrjetėsisht e jo tė banalizohen nė gojėn e atyre qė nuk e kanė fare. S`ėshtė nevoja tė bėrtasim botėrisht se ne jemi mrekullia e tetė e botės, kur pa nda ndėr nesh pėrsėrisim “ s’bėhet me shqiptarė. Me gjithė tė metat qė mund tė kenė ( cili popull ėshtė pa tė meta) shqiptarėt janė njė racė energjike, e zgjuar dhe plotė virtyte me tė cilėt bėhet edhe atė fare mirė po qe se udhėheqėsit nuk pėrdorin mashtrimin demagogjinė dhe cinizmin pėrbuzės. Ndonėse tė pa organizuar shqiptarėt gjatė historisė kanė derdhur shumė gjak pėr tė mbrojtur lirinė e tyre. Dhe provėn mė tė mirė pėr kėtė e dha Skėnderbeu. Rėndėsia e tij nė histori nuk qėndron nė atė se ishte treguar shumė trim, kishte thyer shumė ushtri , kishte vrarė shumė turq por gjetiu. Shqiptarėt gjer nė shekullin e Skėnderbeut prej botės shikoheshin vetėm si lėndė njerėzore. Nėn udhėheqjen e tij shqiptarėt u shfaqėn para botės si njė komb mė vete qė lufton me forcėn e tij pėr t`u mbrojtur kundėr vėrshimit tė njė perandorie aziatike qė mė parė pėrmbysi Bizantin dhe I futi dridhjen Evropės. Kėtė radhė nuk ėshtė Roma ose Bizanti, Greqia ose Serbia qė I reziston osmanėve me krahėt e shqiptarėve por janė vetė shqiptarėt qė bėjnė qėndresėn nė emėr tė tyre. Skėnderbeu si asnjėherė mė pare ia doli tė formojė nyjėn e kreut ku mund tė lidhej filli i historisė sė saj pėr kohėt e pastajme. Vepra e tij plotėsoi mungesėn e njė letėrsie dhe historie tė shkruar. Rreth kėsaj vepre u lidh ideja e njėsisė kombėtare dhe e mėvetėsisė sė Shqipėrisė.

Kujtimi pėr Gjergj Kastriotin duhet tė mbetet i pėrbotshėm pėr tė vėnė mend nga e kaluara nipėrit e tij. Mbi rrėnjėt a asaj burrėrie dhe prej rrembave tė atij gjaku duhet tė lulėzojnė vlera tė reja nė fusha tjera krijimi, pėr ti dhėnė kombit shqiptar njė vend nderi nė radhėn e popujve tė qytetėruar tė Evropės. Shkėlqimin Skenderbegian, brezat qė vijnė duhet ta bartin nė fushėn e kulturės e tė pėrparimit, pėr tė pasur Skenderbej tė tjerė nė krijimet e larta tė mendjes e tė shpirtit.