PDA

Shiko versionin e plot : '20 vitet e Algenit mes femrave, luksit dhe VIP-ave' (Big Brother Albania 4)



Bruno
25-01-11, 09:36 PM
1818

Janė miq prej vitit 1994 dhe ia dinė mirė sekretet njėri-tjetrit. Albert Ndreu, po ashtu njė djalė lezhian, tregon gjithēka rreth sekreteve dhe jetės sė 34-vjeēarit Algen Nikolla, nė 20 vitet e jetės nė Romė e Paris. Edhe pse vetė Algeni ka rrėfyer shumė pak nga jeta e tij brenda shtėpisė, pėr mikun e tij ai “ka bėrė njė jetė, ku tė gjitha ėndrrat i ka bėrė realitet”. Ka vetėm dy muaj qė ėshtė kthyer nė Tiranė dhe mori njė vendim tė beftė pėr tė hyrė nė kėtė “reality show”, pasi i pėlqejnė aventurat. Por si arriti tė hyjė nė rrethet shoqėrore tė njerėzve VIP me famė botėrore, ndarja e dhimbshme me vajzėn e Ornela Mutit, dhe preferenca pėr femrat qė mban afėr?

Albert kush ėshtė Algen Nikolla qė ti njeh jashtė shtėpisė sė “Big Brother 4”?

Algeni ėshtė 100 pėr 100, ai i vėrteti edhe nė kėtė lojė. Mendoj se ka shumė pėr tė dhėnė dhe dhe pėr tė shfaqur nga vetvetja brenda shtėpisė, pavarėsisht se deri tani nuk ka gjetur ambientin e duhur mes banorėve pėr t’u shprehur ashtu si duhet, me gjithė kapacitetin e tij prej njė personi qė ka parė, jetuar e shijuar shumė gjėra nė kėtė jetė.

Ēfarė rrjedhe mori jeta e tij pas largimit nga Shqipėria 20 vjet mė parė?

Siē e ka shprehur dhe vetė brenda shtėpisė, Algeni ėshtė nga ata tė rinj qė e ka nisur jetėn si emigrant nė Itali 20 vjet mė parė, pra qė kur ishte 15 vjeē. Ka qenė tip shumė ambicioz dhe qė e ka jetuar jetėn nė maksimum. Pėr shkak tė tipit tė tij tė futur, ka arritur tė hyjė nė biznesin e “security”. Nė fillim e ka ushtruar kėtė profesion nė lokalet e Italisė, dhe mė pas bashkė me disa shokė italianė ka arritur tė ngrejė kompaninė e tij tė “security” nė Romė. Kėtė aktivitet ai e shtriu shumė shpejt nė Francė dhe Sant Tropez , mbi 10 vjet mė parė. Ai ka jetuar nė Romė dhe po ashtu ka pasur njė shtėpi tė tijėn nė Paris. Pastaj me periudha tė caktuara ka jetuar nė Sant Tropez, ku ėshtė marrė me organizime festash, apo ditėlindje tė biznesmenėve tė njohur nga vende tė ndryshme tė botės.

Po para kėtyre viteve, cila ka qenė puna qė Algeni ka bėrė nė Itali, vendi ku u vendos qė 15 vjeē?

Mė parė ėshtė marrė me biznesin e produkteve kozmetike, dhe po ashtu si njė i apasionuar pas sportit ka qenė sponsori i ekipit “Besėlidhja” tė Lezhės. Bėhet fjalė pėr vitin 1994, kur sportistėt mbanin veshur fanella me stampė, emrin e tij Algen.

Po ashtu ėshtė folur shumė pėr jetėn e tij me personahe VIP, si ka mundur ai tė depėrtojė nė rrethe tė tilla?

Pėr shkak tė punės si “security”, ai ka punuar si security personal i personazheve VIP, biznesmenėve tė ndryshėm, apo njerėzve tė pasur si Ivana Trump dhe po ashtu me artistė tė njohur, pasi ai prej vitesh ėshtė shoqėrues i artistėve nė Festivalin e Kanės, Festivalin e Venecias dhe merr pjesė nė ‘after party’-n qė organizohet pas mbylljes sė kėtyre evenimenteve.

Cilėt janė personat Vip qė ai njeh, mund tė pėrmendėsh emra?

Pėr shkak tė punės qė folėm ai ka krijuar miqėsi me Sharon Stone, Naomi Cambell dhe po ashtu ka njė miqėsi shumė tė ngushtė me futbollistin italian Marco Borrielo.

Kjo eksperincė e veēantė e jetės sė tij ėshtė shoqėruar me fitime tė mėdha nė para, pra a ėshtė Algeni njė djalė i pasur?

Besoj qė po. Ka fituar mjaft nga puna qė ka bėrė por nuk di tė them pėr sasinė e parave tė tij, pasi ėshtė njė ēėshtje personale.

Atėherė pse hyri nė “Big Brother”, njė djalė me njė jetė kaq tė realizuar?

Algenit i pėlqen aventura. Pėrsa i pėrket pėrfshirjes nė kėtė lojė, ishte njė vendim krejt rastėsor qė e mori shumė shpejt, ndėrsa ndodhej pėr arsye tė veta personale pėr dy muajt nė Tiranė.

Ēfarė bėri pėrshtypje ishte momenti kur nė spektakėl ai nuk pati dėshirė tė jepte asnjė koment pėr foton e tij me ish-tė fejuarėn italiane Naike Rivelli. Pse ai reagim?

Historia me Naiken nuk ka qenė aventurė, por njė histori e vėrtetė dashurie, pra njė lidhje serioze. Edhe pėr shkak tė kohės sė gjatė qė ata kaluan bashkė, gati 4-5 vite, ndarja me tė i ka lėnė besoj njė brengė.

Ėshtė komentuar se ndarja ka ndodhur pas njė tradhtie nga ana e saj, je nė dijeni tė variantit tė vėrtetė?

Jo, unė nuk di asgjė rreth ndarjes. Ka pasur interpretime tė ndryshme pėr kėtė ndarje, por mund tė them se atė e di vetėm Algeni. Unė di qė dhe nė biseda tė ndryshme, ai asnjėherė nuk ka dashur tė flasė rreth kėsaj lidhjeje. Ai s’ka qejf tė flasė asnjėherė pėr kėtė histori.

Si mik i afėrt i tij, tė ka rastisur t’i takosh tė dy?

Po, pasi ajo ka ardhur nė Shqipėri tri herė gjatė kohės qė ata ishin tė fejuar dhe mbaj mend qė Algeni e ka shėtitur nė gjithė Shqipėrinė, pasi nga natyra ėshtė shumė patriot. Madje, kemi darkuar te tre nė disa restorante tė Tiranės. Naike ishte shumė e bukur dhe njėkohėsisht shumė e thjeshtė.

Po marrėdhėniet e Algenit me aktoren Ornela Mutti, si ish-vjehėrr, si kanė qenė, tė ngushta apo tė largėta?

Tė afėrta sigurisht. Ka qenė njė marrėdhėnie shumė e mirė dhe e afėrt.

Pas ndarjes, ka pasur shumė femra nė jetėn e Algenit?

Algeni s’ka vuajtur ndonjėherė pėr femra. Di qė pas ndarjes me Naiken, nuk ka pasur ndonjė lidhje tė gjatė, por vetėm lidhje tė shkurtra dhe jo tė rėndėsishme.

Ndėrkohė, brenda shtėpisė kemi parė njė afrim tė tij me Elisėn, banoren tjetėr tė BB 4. Mendon se ėshtė Elisa, tipi i vajzės qė ai preferon, dhe a mund tė vazhdojė kjo lidhje jashtė shtėpisė?

Pėr t‘u treguar i sinqertė me aq sa e njoh unė Algenin nuk ma merr mendja se do jetė njė lidhje afatgjatė ajo me Elisėn. Po ashtu, nuk besoj se Algeni do krijojė njė lidhje tė vėrtetė brenda shtėpisė.

Pse mendon kėshtu?

Sepse njė femėr duhet t’i pėlqejė shumė-shumė Algenit, qė mund ta bėjė atė pėr vete. Duhet tė jetė e veēantė dhe perfekte nė linjat dhe prezencėn e saj. Algeni ka shumė respekt pėr veten dhe s’lejon lloj-lloj femrash tė hyjnė nė jetėn e tij.

Por mund tė jetė njė lojė, apo strategji lidhja e tij me Elisėn?

Jo. Nėse do krijojė njė lidhje aty brenda, ai do tė bėjė sepse e ndien. Ai nuk di tė shtiret. S’ma merr mendja se do tė krijojė lidhje pėr lojė, me synimin pėr tė qėndruar sa mė gjatė brenda shtėpisė.

Si sillet Algeni me femrat nė pėrgjithėsi, bėn tė vėshtirin apo kavalierin?

Absolutisht, ėshtė kavalier me femrat dhe me tė gjithė njerėzit.

Ėshtė Algeni nga ata tipa qė e ka nė plan martesėn?

Nuk ma merr mendja, megjithatė edhe mund ta bėjė, pėrderisa mendoj qė ėshtė tip i paparashikueshėm.

Nė fakt, ajo qė bėn pėrshtypje ėshtė fakti se pavarėsisht jetės sė tij tė pasur, ai vetė nuk ka treguar shumė brenda shtėpisė. Si do ta pėrkufizoje jetėn e tij?

Algeni ka bėrė realitet ato ėndrra, qė shumė njerėz kėtu as i kanė ėndėrruar. Pėrveē profesionit, ai ka shumė hobe tė veēanta qė i ushtron me pasion si: sportet e ujit, not, ski, gjuetia, artet marciale, qė i ka ushtruar pėr njė kohė tė shkurtėr, armėt qė i njeh nė perfeksion, dhe verėrat. Po ashtu i pėlqen tė shijojė jetėn e natės.

Mund tė jetė ky spektakėl arsyeja qė ai ta vazhdojė jetėn nė Tiranė?

Fakt ėshtė qė atij i pėlqen Tirana, po nuk besoj qė ai mund tė kthehet pėrgjithnjė kėtu!