PDA

Shiko versionin e plot : Pa para, Shengeni nuk u vlen qytetarėve tė Ballkanit



sabah
19-01-11, 04:35 PM
http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/0,,6367125_4,00_180214_thumb_large.jpg
Edhe pse heqja e detyrimit pėr vizė per qytetarėt e Ballkanit nuk ka sjellė ndonjė ndryshim tė madh nė lėvizjen e qytetarėve, disa prej vendeve tė BE-sė ankohen pėr shtim tė numrit tė azilkėrkuesve.
Me fishekzare dhe ceremoni tė tjera festive e pritėn shqiptarėt dhe boshnjakėt vendimin pėr heqjen e vizave. 20 vjet pas pėrmbysjes sė socializimit pėr shqiptarėt, sikurse tha kryeministri Sali Berisha, ra edhe muri i fundit, ai i Shengenit. Mė tepėr se njė milionė shqiptarė dhe rreth 400.000 boshnjakė janė pajisur me pasaporta biometrike.

Heqja e vizave ėshtė lehtėsi e madhe jo vetėm pėr biznesmenėt, por edhe pėr ata qė kanė tė afėrm nė Evropėn Perėndimore. Por edhe pse agjencitė e udhėtimeve nė Bosnje bėnė me kėtė rast oferta duke i ofruar biletat e autobusėve pėr nė Evropė me gjysmė ēmimi, prej pėrvojės sė Serbisė dhe tė Maqedonisė ato e dinė se nuk pritet ndonjė vėrshim klientėsh. Pėr shkak tė krizės ekonomike nė tė dy vendet vihet re njė rėnie e numrit tė udhėtimeve jashtė vendit.

Megjithė heqjen e vizave, udhėtimet jashtė vendit mbeten pėr shumė qytetarė tė vendeve tė Ballkanit tė papėrballueshme nga ana financiare. Pas heqjes sė detyrimit pėr viza shumė shoqėri tė lira ajrore i kanė shtuar fluturimet pėr nė vendet e Ballkanit. Vitin e kaluar shoqėritė ajrore regjistruan nė Serbi p.sh. 300.000 pasagjerė mė tepėr. Por njėkohėsisht me rritjen e kėsaj shifre, u pakėsua me 315.000 numri i atyre qė deri tani kishin udhėtuar me rrugė tokėsore. E pra pėr tė udhėtuar vazhdojnė tė udhėtojnė po tė njėjtėt persona. E vetmja qė ka ndryshuar janė destinacionet. Ato qė preferohen janė metropolet e vendeve tė BE-sė dhe plazhet e Spanjės dhe tė Italisė nė vend tė atyre tė vendeve fqinjė.

Megjithėse valė turistėsh nuk ka pasur, bilanci i vendimit pėr heqjen e vizave nė vende tė ndryshme tė BE-sė ėshtė i ndryshėm. Sipas Zyrės Federale Gjermane pėr Refugjatėt vitin e kaluar ėshtė shtuar papritur numri i azilkėrkuesve romė nga Serbia dhe Maqedonia. Vetėm nė Gjermani ishin regjistruar nė nėntor 2010 mbi 1.100 azilkėrkues nga Serbia dhe mbi 500 nga Maqedonia – aq shumė sa nga asnjė vend tjetėr i botės.

Azilkėrkuesit nė fjalė thuajse nuk kanė asnjė shans qė t'u njihet azili pėr shkak tė pėrndjekjes politike. Nė Shkup dhe nė Beograd po shtohet megjithatė shqetėsimi se rritja e numrit tė azilkėrkuesve mund tė verė nė rrezik lirinė e udhėtimit pa viza. Nė rastin e Shqipėrisė dhe tė Bosnje-Hercegovinės BE i ka rezervuar vetes tė drejtėn qė ta rifusė detyrimin pėr vizė. /dw/