PDA

Shiko versionin e plot : Elisa: “Mė pėlqen Algeni, tė dashurin do ta lė sapo tė dal nga BB” (Big Brother Albania 4)



Bruno
18-01-11, 07:25 AM
1792

Duke jetuar nė njė vend tė huaj qė nė moshėn 10-vjeēare, mbase 23 vjeēarja, Elisa Ēaushi ka ndėrtuar njė personalitet dhe steriotip shumė ndryshe ng ajo e bashkėmoshatareve tė saj nė Shqipėri. Nė kėtė aspekt, Elisa ėshtė mjaft kompatibėl me njė format reality show, si ai i “Big Brother”, i cili njė nga kriteret kryesore ka atė tė lirshmėrisė dhe tė qenit pa komplekse. Qė nė ditėt e para, Elisa ka kėrkuar tė krijojė simpatinė e shumicės sė banorėve aty. Me ta ka dashur tė ndajė detaje nga jeta e saj private dhe familjare, nė mėnyrė qė ata ta njohin mė mirė. Njė nga historitė qė ka ēuditur jo pak banorėt, jo shumė pėr thelbin e saj, sesa pėr lehtėsinė me tė cilėn ėshtė treguar, ėshtė ajo e njė aborti tė kryer nga Elisa nė moshė shumė tė re. Krahas kėsaj Elisa nuk ka ngurruar tė rrėfejė edhe eksperiencat e ndryshme me djemtė dhe faktin se ka gjashtė muaj e lidhur me njė djalė me emrin Fatjon, i cili, si ajo jeton prej disa vitesh nė Angli. Mirėpo diēka qė nuk ishte brenda parashikimeve tė saj, ka ndodhur gjatė qėndrimit tė saj brenda nė shtėpi. Mesa duket nga zhvillimet e fundit, ajo i ka vėnė syrin njėrit prej djemve, Algenit, 34-vjeēarit nga Lezha, i cili ėshtė njė ndėr personazhet qė ka ngjallur mė shumė interes nė kėtė edicion nė radhė tė parė pėr tė kaluarėn e tij, e nė radhė tė dytė pėr temperamentin e zhurmshėm dhe tė lirshėm qė shfaq nė komunikimin me banorėt. Elisa i ka rrėfyer Klodianės dy ditė mė parė nė orėt e vona tė natės se i pėlqen shumė Algeni. “Ėshtė shumė i mirė, e kam parė edhe nga shikimet qė edhe ai mė pėlqen shumė mua. Unė me tė vėrtetė kam njė lidhje jashtė, por qė nė start, edhe unė e Fatjoni, e dinim se kjo lidhje nuk do ishte jetėgjatė. E ndiej qė me Algenin do tė jem e lumtur, pasi ngjajmė shumė si tipa”. Kėto janė fjalėt e Elisės, e cila ka preferuar qė tė konfidohet me Klodin. Jo vetėm kaq, po Elisa ka shkuar edhe mė tej duke i thėnė shoqes sė saj se e ka e menduar mirė se si do ta menaxhojė kėtė histori. “Megjithėse mė pėlqen shumė, nuk e kam ndėrmend qė t’ia var shumė se meshkujt e humbin kuriozitetin kur njė femėr i shkon nga mbrapa. Do ta lė atė tė pėrpiqet tė mė afrohet, por gjithsesi mendoj qė nuk ėshtė mirė tė krijoj njė lidhje brenda shtėpisė derisa tė rregulloj punėt qė kam lėnė jashtė. Mė vjen ēudi se nuk e kisha menduar qė do mė pėlqente dikush kėtu brenda dhe ndihem shumė mirė pėr kėtė fakt”, tregon Elisa. Pra ajo jep disa deklarata kontradiktore, duke e lėnė disi tė paqartė vazhdimėsinė e lidhjes me Algenin, por njė gjė ėshtė shumė e qartė, qė ajo e pėlqen shumė atė. Krejt ndryshe shfaqet Algeni, i cili deri tani nuk ka rėnė pre e stresit dhe tensionit qė krijon kjo lojė, por ashtu siē e ka deklaruar edhe nė skedėn e tij personale, ai aty ka hyrė vetėm pėr tė bėrė qejf dhe po bėn pikėrisht kėtė gjė. Po me kėtė frymė, ai po i afrohet edhe Elisės, duke mos bėrė as tė dashuruarin dhe as indiferentin. Me njė eksperiencė tė gjatė nga e kaluara ku mė e spikatuar ėshtė lidhja me Naike Rivellin, Algeni mesa duket ėshtė gjithnjė nė start dhe gjithnjė i qetė dhe nė humor tė mirė!