PDA

Shiko versionin e plot : Paragjykoni??cfare dhe ke paragjykoni???



bella
26-11-07, 07:14 PM
Paragjykimi eshte nje qendrim,eshte nje kombinim i ndjenjave,i prirjeve per veprim dhe bindjeve personale...


Mendoj se nuk jam nje person me paragjykime,por si cdo njeri dhe une bej ndonje gjykim i cili shkaktohet nga faktore emocionale...por duke u rritur e duke u pjekur nga ana intelektuale kuptoj qe paragjykimet dhe gjykimet vetem nga aparencat,nga te degjuarit e pa njohur nje person apo nje situate jane gjithmone gabim....:)

SEND_ME_AN_ANGEL
26-11-07, 09:29 PM
une ne fakt mundohem te jem objektiv, por kur degjoj nje person te afert dhe qe e besoj te flase keq per dike tjeter, normale qe me lindin paragjykime. megjithate nuk i shpreh

blingbling
26-11-07, 10:29 PM
bashkohem me mendimin tend Skuf :P, spara i vej re llafet e njerzve sepse ka lloj lloj njerzish qe shpifin, qimen e bejne tra, edhe qe u pelqejne thashethemet. Po nuk e njofta personin Dmth mjafton ta degjoj si flet qofte dhe per pak kohe, dhe ta shof se si vepron ne nje situate, nuk gjykoj. Por ama kam nje tip te cuditshem qe po nuk e pelqeva dike qe oren e pare te bisedes, thats it, ste rri afer dhe ste jap muhabet, e ndjej qe ky njeri nuk eshte "worth my time". Njehere motra ime solli ne shpi nje shoqe te klases, dhe kur iku ajo goca i thash motres: Sme pelqen ajo, kujdes.
Eeeee tha motra nje avaz ti, me pelqen mua, e kam shoqe!! Mire i thashe do ta shofim, mos me ec mua te me thuash filanka ma beri kshu!
Edhe se zgjati java ato u zune edhe sfolen per kohe te gjate LOL

Nuk e di e kam nje parandjenje, mjaftojne pak kohe qe un shkembej 2 fjale me nje njeri dhe po te thashe qe "sme pelqen ai/ajo" mos prit dicka te mire nga ai person, dhe deri me sot " my gut" hasn't proved me wrong! :D

scorpiog
26-11-07, 10:33 PM
mundohem mos te paragjykoj se nga eksperienca gjithmone jam gabim,shumicen e njerezve i bej te mire,dhe pas pak kohesh tregojne fytyren e vertete,po sic i thone atij llafit- te gjith jane te mire deri sa tregojne te kunderten...........

Solange
26-11-07, 11:02 PM
Hm, ne shume raste perpiqem te mos paragjykoj dhe i jap kohe gjerave.
Ka njerez qe (perfshij dhe veten ketu) ndonjehere sjane ne terezi dhe te pergjigjen that. Ka te tjere shofin boten gjithmon te lulzuar... pastaj te tjere qe ndryshe jane e ndryshe hiqe...e qe te lajn e te lyjne qe diten e pare vetem per interesat e tyre.

Shpesh here, pershtypjet e para jane gabim.

Amantia
26-11-07, 11:11 PM
Te paragjykosh dike qe nuk e njeh dhe ta thuash me ze te larte eshte e gabuar..,thjesht duke u nisur nga aparenca , veshja, nje sjellje momentale etc etc....te krijosh nje opinion mospelqimi dhe ta perpunosh ne tru ..kjo eshte dicka tjeter ...e nuk i shmangemi dot .......sepse mendja njerezore tenton ti kategorizoje njerezit ne grupe ..so it is more easy to deal with them ....
Une jam teresisht jo paragjykuese ...por me ndodh qe me mendje kritikoj nje nji veprim te dikujt e them "une do te kisha vepruar ndryshe" .......
por sdo kishte ndjenje me te keqe sesa te paragjykosh dike pa e njohur ..ta njohesh ..te te pelqeje e ti thuash vetes what an a$$ i have been ........