PDA

Shiko versionin e plot : Koha midis dhjetorėve



sabah
08-01-11, 09:08 AM
Nga: BESNIK GJONGECAJ

Dhjetori ėshtė koha qė u jep shqiptarėve arsye tė kujtojnė ekzistencėn e PD-sė, e cila dikur arriti tė drejtojė energjinė popullore mbi muret e diktaturės dhe t’i rrėzojė ato. Janė ceremonitė ato qė u kujtojnė shqiptarėve se PD-ja ėshtė aty, nė territorin e kėtij vendi. Nė fakt, ceremonitė qė pėrkujtojnė pėrpjekjen e intelektualėve nė takime me kreun komunist tė dy dekadave mė parė, qė pėrkujtojnė themelimin e PD-sė, protestat e kohės, vrasjen e Azem Hajdarit, dekoratat qė jepen dhe buzėqeshjet gri ku pėrzihet njė dhimbje e shtirur me gėzimin e pėrmbajtur, janė gjithēka qė i bėn shqiptarėt tė kujtohen se kishte njė dhjetor dikur dhe se dikur edhe ata kishin ideale pėr njė vend ndryshe. Midis dy dhjetorėve tė njėpasnjėshėm ka kohė qė nuk regjistrohet asnjė ngjarje, nuk shfaqet asnjė shenjė qė do tė mund t’u jepte shqiptarėve, tė paktėn demokratėve, sinjalin qė PD ėshtė aty, ekziston diku nė hapėsirėn e politikės shqiptare, e shqetėsuar, me nerv, siē do t’i kishte hije njė organizmi politik nė demokraci. Boshllėku midis dy dhjetorėve tė njėpasnjėshėm mbushet me shifra dhe fytyra qė gati-gati janė si njėra-tjetra, plotėsojnė njėra tjetrėn. Shifrat janė pėrqindje ndaj GDP, gjatėsi rrugėsh, rritje rrogash. Fytyrat janė njėsoj si shifrat, tė ngrira, pa jetė, memece, qė dallohen se i takojnė racės njerėzore vetėm pėr shkak tė eksteriorit dhe jo sepse artikulojnė fjalė, zgjidhje problemesh, mendime, ide. Fytyra qė nuk flasin, qė vetėm qeshin, qė bėjnė poza, ose qė nė rastin mė tė mirė, edhe kur iu vjen goja, thonė tė njėjtėn gjė siē e kanė thėnė tė tjerėt, veēanėrisht siē e thotė kryetari i PD, siē e kanė thėnė edhe njė vit mė parė, siē po pėrgatiten ta thonė edhe njė vit mė vonė, nė dhjetorin tjetėr. Edhe nė dhjetorin qė lamė, nė tė njėjtėn sallė, pra nė sallėn ku janė bėrė e bėhen tė gjitha kongreset e tė gjitha partive, pa pėrjashtim, kryetari i PD-sė iu kujtonte ngjarjet e mėdha fytyrave pėrballė tij qė nuk flasin, duke u kujdesur tė mos harronte dy gjėra veēanėrisht: tė krijonte edhe zyrtarisht njė hero, pra, t’i jepte Azem Hajdarit njė pushtet moral qė askush, pėrfshi edhe tė ndjerin, nuk do tė mund ta pėrdorte pas vdekjes, aq mė shumė kundėr kryetarit, dhe tė mos thoshte asnjė fjalė pėr PD-nė e sotme, pėr tharjen e saj, shndėrrimin nė asgjė. Asnjė fjalė se si dhe se pse sot PD ėshtė kthyer nė njė organizatė pa pėrmbajtje politike, thjesht, ėshtė shndėrruar nė njė grup njerėzish qė gati-gati janė si njė ēetė, si ato ēetat qė vinin vėrdallė nė Shqipėrinė e jugut nė fillim tė shekullit tė shkuar. Janė bėrė si haxhiqamilistė, pėr tė cilėt i vetmi njeri i rėndėsishėm ėshtė mbajtėsi i vulės, ndėrsa ajo qė iu mbetet tė tjerėve tė bėjnė ėshtė thjesht ta admirojnė atė kur vė vulėn dhe tė zbatojnė urdhrat e shkruara mbi vulėn e tij. Ēka sigurisht qė nuk ėshtė e gjithė e vėrteta, ose tė paktėn ėshtė vetėm ajo qė duket. Si nė ēdo ēėshtje pushteti, qoftė ky edhe aq primitiv sa pushteti nė njė ēetė haxhiqamilistėsh, ajo qė nuk duket ėshtė dėshira gati-gati epshore pėr ta marrė njė ditė atė vulė. Fytyrat e ngrira tashmė janė mėsuar ta fshehin mirė kėtė epsh nga tė tjerėt, veēanėrisht nga kryetari i PD-sė, aq sa janė bėrė profesionistė tė vėrtetė, madje kanė shkuar edhe mė larg, kanė pranuar tė bėhen memecė, tė heqin dorė nga e folura, tė komunikojnė me njėri tjetrin me gishta, mundėsisht jo nė zyra, por diku tjetėr, ku ka zhurmė dhe nuk regjistrohen. Ashtu si haxhiqamilistėt bridhnin midis dy betejave nėpėr Shqipėri duke ruajtur kufijtė nė emėr tė shpėtimit tė saj, fytyrat e ngrira tė PD sė sotme, nė mungesė tė betejave politike dhe nė kohėn midis dy dhjetorėve, bredhin nėpėr kafene, mejhane, lidhen dhe zgjidhen me njėri-tjetrin, masin forcėn jo nė emėr tė Shqipėrisė, por nė emėr tė rrėzimit tė kryetarit dhe marrjes sė vulės sė partisė. Meqenėse vota nuk aplikohet mė nė PD, apo, meqėnėse ata nuk shohin hė pėr hė asnjė mėnyrė tjetėr pėr t’ia marrė vulėn kryetarit, ajo qė iu mbetet nuk ėshtė rivendosja e votės sė lirė, as gjetja e njė rruge demokratike pėr ta nxjerrė nga kjo gjendje PD. Pėrkundrazi, ajo qė fytyrat e ngrira tė PD-sė kanė gjetur si rrugėzgjidhje ėshtė tė bėhen edhe mė tė ngrira, tė perfeksionojnė edhe mė shumė tė qeshurėn me dhėmbė jashtė, tė bėhen madje edhe mė memecė se memecėt, duke pritur midis dy dhjetorėve ditėn qė diēka tė ndodhė, qė kryetarit t’i rrėshqasė kėmba, jo nga aplikimi i votės sė lirė, jo nga opozita, jo nga qytetarėt e kėtij vendi, por nga tė huajt, ēka nė fakt i bėn edhe mė primitivė se vetė haxhiqamilistėt.