Shiko versionin e plot : Shtypi i Dites
King_Arthur
26-11-07, 12:10 PM
Institucionet e pavarura: mė shumė lekė nga qeveria pėr 2008-ėn
Pasi u miratua mbrėmė nė parim nė Parlament projektbuxheti i vitit 2008, ka vazhduar diskutimi nė Komisionin e Ligjeve. Gjatė ditės sė djeshme ėshtė marrė nė shqyrtim projektbuxheti pėr disa institucione tė pavarura kushtetuese. Pėrkatėsisht janė diskutuar fondet e dhėna nga qeveria pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, Avokatin e Popullit, Komisionin e Shėrbimit Civil dhe Shkollėn e Magjistraturės. Ēlirim Gjata, nė cilėsinė e kryetarit tė KQZ-sė, ka kėrkuar qė tė ketė njė rritje tė buxhetit pėr kėtė institucion. Sipas Gjatės, buxheti pėr vitin 2008-tė kap shifrėn e 114,2 milionė lekėve, nga tė cilat 65% i kalojnė fondit tė pagave tė administratės, 17,5 % fondit tė shpenzimeve pėr mallra dhe njė pjesė e mirė pėr investime, prandaj ne kėrkojmė njė rritje prej 12 milionė lekėsh, ka pėrfunduar ai. Rritje tė fondit ka kėrkuar edhe institucioni i Avokatit tė Popullit, qė pėrfaqėsohej nga sekretari i kėtij institucioni. Sipas tij, buxheti duhet tė rritet nė masėn 7,8 milionė lekė. Ai ka argumentuar se ky institucion ka parashikuar njė serė investimesh si nė sektorin e pagave ashtu edhe nė shtimin e bazės materiale dhe njė sėrė investimesh tė tjera, tė cilat nuk mund tė arrihen me buxhetin e paraqitur nga qeveria, ka pėrfunduar ai. Tė njėjtėn kėrkesė pėr rritje fondesh kanė paraqitur edhe pėrfaqėsuesit e Shkollės sė Magjistraturės. Mė tė kėnaqur me buxhetin e paraqitur nga qeveria ishte Komisioni i Shėrbimit Civil, i cili pėrfaqėsohej nga sekretari i pėrgjithshėm, Genc Tafaj, i cili nuk ka kėrkuar rritje tė fondeve qė parashikon buxheti.
King_Arthur
26-11-07, 12:11 PM
Skenari i opozitės kundėr Berishės
Nėse ėndrra opozitare e zgjedhjeve tė parakohshme nuk u arrit me ēėshtjen e Presidentit, opozita ka ndėrmend ta bėjė kėtė me vota nė Parlament dhe me protesta nė rrugė. Janė dy skenarė qė diskutohen nė tavolinėn e opozitės pėr tė larguar tė djathtėn nga pushteti. Ilir Meta nė njė tryezė politike paralajmėroi strukturat e LSI-sė qė tė ishin gati pėr zgjedhje tė parakohshme. Kėsaj thirrjeje brenda ditės iu bashkua dhe kryetari i PS-sė, Edi Rama, nė njė takim qė zhvilloi nė Berat. Por realisht, sa janė mundėsitė pėr tė shkuar nė zgjedhje tė parakohshme. Duke parė logjikėn e numrave dhe qėndrimin e luhatur tė opozitės, nė kėtė pikė pėr shumėkėnd mundėsitė janė tė pakta. Por ndryshe mendohet nė selinė rozė.
Mocioni ndaj Berishės
Burime nga Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste bėjnė tė ditur se, shumė shpejt do tė ndėrmerret njė nismė pėr mocion mosbesimi ndaj qeverisė Berisha dhe nė veēanti kundrejt kryeministrit Sali Berisha. Duke shpresuar nė krizėn brenda sė djathtės, por dhe pakėnaqėsitė e deputetėve tė PD-sė, e majta synon detyrojė Berishėn tė tėrhiqet me anė tė numrave nė Parlament. Dhe, hapi i parė ėshtė hedhur, kryetarja e Grupit Parlamentar tė PS-sė, Valentina Leskaj, deklaroi dje se opozita do tė kėrkojė njė mocion pėr debat me kryeministrin Berisha, nė lidhje me raportin e BE-sė. Por ky do tė jetė vetėm hapi parė i opozitės. Burime nga grupi parlamentar i selisė rozė bėjnė tė ditur se, sė shpejti opozita do tė kėrkojė njė mocion votėbesimi nė Parlament ndaj kryeministrit Berisha. Opozita shpreson qė nė kėtė rast tė shfrytėzojė pakėnaqėsitė nė mes deputetėve tė mazhorancės. Ndėrkohė qė opozita ka dėshtuar mė parė nė tentativat e saj nė shkarkimin e kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli.
Deklaratat
Ka qenė gjithmonė Skėnder Gjinushi ai qė i ka kėrkuar me ngulm opozitės qė tė bėjė tė pamundurėn pėr zgjedhje tė parakohshme. Kryetari i PSD-sė, i cili ka ndjekur gjithmonė linjėn e ashpėr ndaj mazhorancės sė djathtė, nuk ka reshtur kurrė sė kėrkuari zgjedhje tė parakohshme. Nė momentin e dorėheqjes sė ministrit tė Drejtėsisė, Gjinushi i ėshtė rikthyer idesė sė tij pėr njė mocion shkarkimi pėr kryeministrin Berisha, duke e cilėsuar si momentin mė tė favorshėm pėr njė kėrkesė tė tillė. Sipas tij, situata e krijuar dhe njė mocion pėr shkarkimin e kryeministrit kėrkon njė unifikim tė votave tė opozitės nė Kuvend me njė pjesė tė mazhorancės. Ndėrkohė qė, Ilir Meta, nė njė takim me strukturat e LSI-sė i ka paralajmėruar kėto tė fundit qė tė jenė gati pėr zgjedhje tė parakohshme. Unė mendoj se pėrgjegjėsia jonė ėshtė qė tė pėrgatitemi pėr sfidėn elektorale, jo thjesht nė 2009-n, por edhe sikur ajo tė jetė mė pranė, sepse zhvillimet janė tėrėsisht tė mundshme qė tė zhvillohen dhe nė mėnyrė tė papritur, ka deklaruar Meta. Edhe shefi i selisė rozė, Edi Rama, ėshtė shprehur nė njėjtin sinkron me Metėn dhe Gjinushin. Rama u ka bėrė thirrje strukturave tė jenė tė gatshme pėr tė pėrballuar edhe njė proces elektoral tė paparashikuar. Siē po qeveris mazhoranca, zgjedhjet do tė jenė jo nė vitin 2009, por nė vitin 2008, deklaroi Rama nė Berat.
Mocioni ndaj Berishės
Njė mocion pėr rrėzimin e qeverisė Berisha. Ky ėshtė skenari i parė dhe qė ėshtė vėnė nė zbatim nga opozita. Duke shfrytėzuar krizėn e koalicionit tė djathtė, e majta ėshtė duke pėrgatitur njė mocion ndaj qeverisė Berisha. Dje, kryetarja e Grupit tė PS-sė, Valentina Leskaj, ka deklaruar se do tė kėrkojė njė mocion pėr debat me kryeministrin Berisha, nė lidhje me raportin e BE-sė. Por ky do tė jetė vetėm hapi parė i opozitės. Pas kėtij veprimi opozita do tė kėrkojė njė mocion votėbesimi nė Parlament ndaj kryeministrit Berisha. Por gjasat janė qė duke shfrytėzuar largimin e Rusmalit, kundėrshtimin e Spartak Ngjelės dhe tė disa deputetėve tė tjerė tė djathtė, opozita do tė mund tė vendosė nė pozitė tė vėshtirė me anė tė numrave qeverinė Berisha.
Protestat
Skenari i dytė i opozitės janė protestat nė rrugė. Dy javė mė parė, nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe, deklaroi se e majta do tė nisė protestat nė shesh kundėr qeverisė Berisha. Por kjo deklaratė e Braēes u duk e parakohshme edhe pėr vetė kryetarin e PS-sė, Edi Rama. Ndėrkohė qė njė skenar i tillė, sipas burimeve nga PS-ja, ėshtė lėnė pėr nė fund. Kur tė jenė provuar tė gjitha mundėsitė e votimeve parlamentare, atėherė opozita do tu drejtohet shesheve me protestat paqėsore. Gjithsesi, ky skenar jo shumė i ri nė politikėn shqiptare, mund tė realizohet gjatė muajve tė parė tė vitit 2008.
DarkAngel
07-12-07, 08:10 AM
Vatikani: Shqipėria tė integrohet sa mė shpejt nė strukturat atlantike
(07.12.2007)
Papa Benedikti XVI dhe sekretari i Selisė sė Shenjtė, Bertone i kanė shprehur dje presidentit Topi admirimin e tyre pėr harmoninė dhe tolerancėn fetare nė Shqipėri, duke e cilėsuar atė si njė premisė mjaft pozitive pėr proceset integruese, nė rrugėn drejt ri-integrimit nė Perėndim. Ati i Shenjtė pranoi ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė, ndėrkohė qė shprehu mirėkuptim pėr shugurimin e njė kardinali shqiptar.
Papa Benedikti XVI shprehu dje mbėshtetjen e tij pėr pėrpjekjet integruese tė Shqipėrisė dhe vlerėsoi forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit tė sė drejtės, duke pėrshėndetur gjithashtu edhe bashkėjetesėn e harmoninė ndėr-fetare qė karakterizon popullin shqiptar. Kėto vlerėsime, Ati i Shenjtė, Papa Benedikti XVI i bėri gjatė takimit tė zhvilluar me Presidentin Bamir Topi, i cili po zhvillon njė vizitė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan. Nė kėtė vizitė zoti Topi shoqėrohet nga Zonja e Parė, Teuta Topi, dy vajzat, Nada dhe Etida, si edhe nga delegacioni zyrtar, nė pėrbėrje tė tė cilit janė edhe deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė, Tritan Shehu, Nikollė Lesi, Pal Dajēi dhe Frrok Gjini. Nė takimin e zhvilluar, Ati i Shenjtė theksoi lidhjet jo vetėm gjeografike, por edhe historike e kulturore tė Shqipėrisė me familjen europiane, aspiratėn e saj pėr tu bėrė pjesė edhe institucionalisht e kėsaj familjeje dhe uroi qė kjo aspiratė e kahershme e popullit tonė tė pėrmbushet sa mė shpejt. Kreu i Shtetit shqiptar, pasi vlerėsoi marrėdhėniet e hershme dhe shumė tė mira tė Shqipėrisė me Selinė e Shenjtė, shprehu mirėnjohjen pėr ndihmesėn e vyer dhe rolin qė Vatikani ka luajtur pėr ringjalljen shpirtėrore, morale dhe edukuese tė popullit shqiptar, si edhe nė mėnyrė tė veēantė pėr lumturimin e Nėnė Terezės, kėsaj shqiptareje tė madhe, humanizmi i shenjtė i sė cilės njihet dhe vlerėsohet anembanė botės, duke
e shndėrruar nė njė simbol tė bamirėsisė, mikpritjes dhe sakrificės shqiptare. Presidenti Topi vuri nė pah harmoninė dhe tolerancėn fetare qė mbizotėron nė vendin tonė nė marrėdhėniet mes tri besimeve tė ndryshme, duke theksuar rėndėsinė e inkurajimit tė bashkėbisedimit dhe mirėkuptimit midis feve, si pjesė e dialogut mes qytetėrimeve. Gjithashtu, presidenti Topi, pasi informoi Atin e Shenjtė pėr angazhimin dhe seriozitetin e Shqipėrisė nė pėrmbushjen e aspiratave tė saj integruese nė strukturat euro-atlantike, si edhe pėr reformat e thella tė ndėrmarra nė kėtė drejtim, nėnvizoi rolin moderues tė Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar nė interes tė paqes dhe qėndrueshmėrisė sė rajonit tė Ballkanit. Nė kėtė aspekt, zoti Topi u ndal
nė rėndėsinė e zgjidhjes sa mė tė shpejtė tė ēėshtjes sė Kosovės dhe fitimit tė pavarėsisė sė merituar tė saj, pėr tė vendosur pėrfundimisht paqen dhe qetėsinė nė Ballkan dhe pėr ta orientuar atė drejt integrimit nė familjen e madhe europiane. Presidenti Topi, nė emėr edhe tė mbarė popullit shqiptar, e ftoi Atin e Shenjtė, Papėn Benedikt XVI, qė tė vizitojė vendin tonė, ftesė e cila u mirėprit me kėnaqėsi dhe mori pėrgjigje pozitive nga Shenjtėria e Tij pėr tu zhvilluar nė njė moment tė pėrshtatshėm tė axhendės sė tij. Kreu i shtetit ka zhvillaur po dje njė takim me Sekretarin e Shtetit tė Vatikanit, Kardinalin Bertone, ku Topi shprehu sėrish mirėnjohjen dhe vlerėsimin
pėr rolin e Selisė sė Shenjtė nė zhvillimin e marrėdhėnieve shumė tė mira me Shqipėrinė, nė inkurajimin e rizgjimit shpirtėror tė popullit shqiptar, arsimimin e tij dhe ndihmesat humanitare e shėndetėsore, theksoi shembullin e rrallė tė vendit tonė, ku harmonia dhe toleranca ndėrfetare mbizotėrojnė marrėdhėniet mes tri feve qė praktikohen nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė. Topi i pėrsėriti Kardinalit Bertone ftesėn drejtuar Atit tė Shenjtė pėr tė vizituar Shqipėrinė, duke marrė njė pėrgjigje pozitive, qė ajo do tė realizohet nė njė kohė tė pėrshtatshme.
Pas tė ndjerit Koliqi, Topi kėrkon shugurimin e njė tjetėr Kardinali shqiptar/Presidenti shprehu gjithashtu edhe kėrkesėn pėr shqyrtimin e mundėsisė pėr tė patur njė tjetėr Kardinal shqiptar, pas tė ndjerit Kardinal Koliqi. Nė fund tė vizitės sė tij zyrtare dyditore nė Selinė e Shenjtė, Presidenti Topi u takua dhe pati njė bisedė tė ngrohtė e tepėr miqėsore edhe me Imzot Vinēenco Palian tė Komunitetit tė Sant Edixhios, kontributi i tė cilit pėr krijimin e kushteve tė lirisė fetare dhe demokracisė, si dhe ndihmesa humanitare e shėndetėsore, kanė qenė shumė tė ndjeshme nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, etj., qė nga viti 1990.
DarkAngel
07-12-07, 08:10 AM
Gejts-Braun, mesazhe urimi me rastin e 95-vjetorit tė Ushtrisė Shqiptare
(07.12.2007)
Me rastin e 95 vjetorit tė krijimit tė Forcave tė Armatosura, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes, Des Broėne, vlerėsuan marrėdhėniet shumė tė mira dhe bashkėpunimin e ngushtė midis vendeve tė tyre, SHBA-sė dhe Britanisė sė Madhe, me Shqipėrinė dhe Forcat e Armatosura shqiptare. Burim\e pranė Ministrisė sė Mbrojtjes bėnė tė ditur dje se Sekretarėt Gates dhe Broėne, nėpėrmjet mesazheve tė urimit, dėrguar ministrit tė Mbrotjes, Fatmir Mediu, kanė pėrcjellė urimet pėr FA shqiptare, me rastin e 95 vjetorit tė krijimit tė tyre. Gjithashtu, ata kanė uruar ministrin Mediu edhe pėr 95-vjetorin e Ditės sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė. Me rastin e 95-vjetorit tė Forcave tė Armatosura, ministri Mediu ka marrė mesazhe urimi edhe nga shumė homologė tė tij tė vendeve anėtare tė NATO-s dhe vendeve tė tjera partnere, si dhe nga Komandat e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut.
DarkAngel
07-12-07, 08:11 AM
Oketa kundėr Ballės: Kartat e reja tė Identitetit do tė prodhohen sipas afatit tė parashikuar
(07.12.2007)
Zėvendėskryeministri Gazmend Oketa iu pėrgjigj dje nė seancė plenare nė Kuvendin e Shqipėrisė kritikave tė deputetit tė Partisė Socialiste, Taulant Balla, ndaj projektit tė qeverisė pėr kartat e identitetit. Gjatė diskutimeve jashtė rendit tė ditės, deputeti socialist Balla u shpreh kritik pėr vonesat nė prodhimin e kartave tė identitetit. Nė pėrgjigje tė deklaratave tė tilla, numri 2 i qeverisė deklaroi se pėr realizimin e kėtij projekti, qė ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit pėr qeverinė shqiptare, ėshtė shpallur tashmė tenderi ndėrkombėtar pėr prodhimin e kartave, i publikuar nė njė nga mediat mė prestigjioze, duke mundėsuar prodhimin e tyre para zhvillimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare nė vitin 2009. Madje, ai shtoi se kompanitė e interesuara pėr kėtė ofertė po ashtu janė ndėr mė prestigjiozet nė fushėn e prodhimit tė kėtij dokumenti.
DarkAngel
07-12-07, 08:12 AM
Berisha: SKZHI, dokument bazė pėr realizimin e projekteve madhore, integrimit nė BE dhe NATO
(07.12.2007)
Kryeministri Sali Berisha e konsideroi Strategjinė Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim si dokumentin themelor tė zhvillimit dhe realizimit tė projekteve tė mėdha tė vendit, integrimit nė Bashkimin Europian dhe nė NATO. Komiteti i Planifikimit tė Strategjive diskutoi dje nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha, Strategjinė Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim (SKZHI). Strategjia synon pėrshtatjen e acquis commnautaire, tė domosdoshme qė Shqipėria dhe shqiptarėt tė integrohen nė BE, tė standardeve europiane tė zhvillimit ekonomik dhe social tė vendit nė pėrputhje me normat, parimet dhe kriteret e pėrcaktuara nga BE-ja, u shpreh Kryeministri. Sipas tij, SKZHI pėrbėn dokumentin themelor edhe
pėr projektin e konsolidimit nė Shqipėri tė standardeve tė Kopenhagenit, qė nė thelbin e tyre kanė funksionimin e shtetit ligjor. Strategjia Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim pėrbėn njė transformim tė dokumentit tė mėparshėm tė Strategjisė Kombėtare pėr Zhvillim Ekonomik dhe Social, e hartuar nė filozofinė e Bankės Botėrore e qė udhėhiqej nga parimi i zhvillimit dhe i luftės kundėr varfėrisė. SKZHI e pėrshtat plotėsisht dokumentin e mėparshėm me kėrkesat dhe prioritet e partneritetit evropian, Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit, si dhe me detyrimet qė dalin pas fitimit nga ana e Shqipėrisė tė statusit tė kandidatit dhe zbatimit tė marrėveshjes sė aderimit tė plotė tė vendit nė BE, tha Kryeministri. Berisha theksoi se kjo Strategji do tė shėrbejė nė vitet e ardhshme si dokument bazė pėr tė gjitha ligjet, vendimet dhe reformat qė do tė ndėrmerren. Mė kėtė rast, Kryeministri Berisha shprehu falėnderimet pėr tė gjithė ekipin e ekspertėve, shqiptarė dhe tė huaj, qė punuan pėr hartimin e Strategjisė, shoqėrinė civile, botėn akademike dhe median pėr rolin dhe kontributin e tyre gjatė diskutimit tė
saj me grupet e interesit.
DarkAngel
07-12-07, 08:12 AM
Rumania e Turqia konfirmojnė votėn e saj pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO
(07.12.2007)
Shqipėria do tė mbėshtetet nga Rumania nė rrugėn drejt integrimit nė NATO, ku gjatė samitit tė Bukureshtit si vend pritės do tė shprehė votėn e saj pro anėtarėsimit tė vendit tonė nė NATO. Ministri rumun i Mbrojtjes, Teodor Melescanu i pritur nė njė takim nga ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka theksuar se Rumania e ka dhėnė tashmė votėn e saj pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, por njėkohėsisht kėrkohet tė ketė njė unanimitet ose njė shumicė e madhe votash edhe brenda strukturave tė NATO-s. Ai ka vėnė nė dukje se Rumania vlerėson bashkėpunimin dypalėsh ndėrmjet dy vendeve dhe njėkohėsisht e konsideron atė edhe si njė mbėshtetje pėr Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr anėtarėsim nė NATO. Duke pasur parasysh se Rumania ėshtė vend pritės pėr Samitin e Bukureshtit qė do tė mbahet vitin e ardhshėm, ne mbėshtesim fuqishėm idenė e zgjerimit tė aleancės, si dhe paraqesim ftesėn dhe ndihmėn tonė qė tre vendet e Kartės sė Adriatikut: Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia tė bėhen anėtare tė plota tė NATO-s. Gjithashtu nė mbėshtesim dhėnien e sinjaleve tė qarta pėr anėtarėsimin e vendeve tė tjera nė kėtė strukturė, duke pėrfshirė Serbinė, Malin e Zi dhe vendet e tjera tė rajonit, nėnvizoi Melescanu. Gjithashtu, ministri rumun shprehu dėshirėn qė zgjerimi tė jetė plotėsisht i mundshėm pėr vendet e Kartės sė Adriatikut dhe pėr kėtė Rumania si vend pritės, po merr tė gjitha masat qė objektivat tė realizohen me sukses.
Erdogan-Topallit: Tė impresionuar nga pėrparimet e Shqipėrisė/Kryetarja e Kuvendit nė kuadėr tė vizitės sė saj nė Turqi ėshtė takuar dje me Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan tė cilin e ka informuar pėr zhvillimet mė tė fundit nė vendin tone. Kryeministri Erdogan shprehu kėnaqėsinė pėr pėrparimin e Shqipėrisė drejt integrimit Europian dhe Euro-Atlantik. Kam ndjekur mė shumė vėmendje reformat e ndėrmarra nga Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, tha Kryeministri Erdogan, duke shtuar se vlerėsimin pėr kėto reforma ne e deklarojmė kudo nė takimet
tona tė rėndėsishme. Ju shprehim mbėshtetjen tonė tė pafund dhe ju pėrgėzojmė pėr hapat e rėndėsishme qė keni bėrė nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Ne falėnderojmė Kryeministrin tuaj pėr mbėshtetjen qė u ka
dhėnė investimeve turke nė Shqipėri, dhe besojmė nė rritjen e nivelit tė bashkėpunimit ekonomik, tha ai. Bashkėbiseduesit vlerėsuan trefıshımin e vėllimit tė shkėmbimit ekonomik dhe ranė dakord pėr rritjen e kėtij vėllimi edhe mė tej. Kryetarja e Kuvendit, pasi e falėnderoi Kryeministrin turk pėr fjalėt shumė pozitive dhe vlerėsuese nė drejtim tė reformave tė ndėrmarra nga shteti shqiptar, tha se Shqipėria sheh me admirim ecurinė dhe hapat e ndėrmarra nga qeveria turke nė tė gjitha fushat. Ndėrsa, Kryeministri
turk, Recep Tayyip Erdogan, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė Kryeministrit Sali Berisha pėr tė zhvilluar njė vizitė zyrtare nė vendin tonė. Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi konfirmohet se kreu i qeverisė turke, gjatė takimit me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli premtoi se brenda tremujorit tė parė tė vitit tė ardhshėm do tė vijė me kėnaqėsi pėr njė vizitė zyrtare nė Tiranė.
DarkAngel
07-12-07, 08:13 AM
Shqipėria kėrkon Shengen
(05.12.2007)
Berisha: Qeveria ka pėrqendruar investimet nė tėrėsi nė fushėn e transporteve
"Jemi tė gatshėm qė tė krijojmė me tė gjitha shtetet e rajonit njė Shengen Rajonal". Garancia dhe kėrkesa ėshtė bėrė dje nga ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi gjatė punimeve tė takimit tė SEETO-s, nė Tiranė.
Nė kėtė kontekst, ministri Olldashi i bėri njė apel pėrfaqėsuesve tė lartė tė delegacioneve pjesėmarrėse, qė tė jenė vendet e SEETO-s, njė model pėr krijimin e Shengenit Rajonal dhe le tė jete transporti ai qė do tė udhėheqė kėtė integrim. Njė studim i kryer nga Sekretariati i Korridorit te 8-tė, demonstron nė mėnyrė tė qartė se trafiku tranzit Trans-Ballkanik (me origjinė dhe destinacion jashtė Ballkanit) do tė ketė njė avantazh nė kosto, nėse do pėrdoret Korridori i VIII dhe Porti i Durrėsit. Kėshtu u shpreh ministri i PPTT, Sokol Olldashi, dje nė takimin e SEETO-s, qė zhvilloi punimet nė Tiranė. Sipas ministrit Olldashi, studimet rajonale nė fushėn e transportit, po japin projeksione optimiste pėr trafikun nė infrastrukturėn e rrjetit kryesor nė territorin tonė, Korridorit tė 8-tė, korridorin Veri-Jug e gjithashtu nė drejtimin e Aksit Rrugor 7, Durrės-Morinė (route 7-te e Rrjetit Kryesor) qė mund tė konsiderohet degė ose zgjatim i tė dy korridoreve paneuropiane. Duke vlerėsuar tė gjitha analizat e mėsipėrme, ministri Olldashi theksoi se synohet qė transporti tė zhvillohet mbi bazat e njė rritje tė kėrkesave tė tregut pa marrė parasysh faktorė pengues "barrierat jo-fizike". Pėr transportin e pasagjerėve, Olldashi vuri theksin se akoma vazhdon tė mbeten problem kufizimet nė marrjen e vizave. Ndėrsa pėr transportin e mallrave, ministri kėrkoi mė tepėr lehtėsira pėr plotėsimin e dokumentacionit dhe zbatimin e proēedurave doganore, eliminimin e kontrolleve tė zgjatura, rritjen e nivelit tė kualifikimit tė personelit dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės. Sipas njė sondazhi tė kryer me operatorėt e transportit rrugor tė Maqedonisė, Bullgarisė e Turqisė , tha ministri Olldashi, vihet re se pjesa mė e madhe e tyre, i konsiderojnė kėto dukuri si faktorė kryesorė ndikues pėr tė zgjedhur pėr tranzitim itinerare shumė mė tė gjata. Ministri i PPTT theksoi se Qeveria Shqiptare ka marrė masa konkrete nė kėtė drejtim pėr tė krijuar mė shumė lehtėsira nė transport, duke mbėshtetur fuqimisht edhe programin e "soft meseures" tė Planit Shumėvjeēar tė SEETO. Olldashi, vlerėsoi dje takimin e tretė tė Ministrave tė Transportit tė Vendeve tė Evropės Jug-Lindore, anėtare nė SEETO, qė zhvilloi punimet nė Tiranė, si njė ngjarje tė rėndėsishme qė krijon njė tjetėr shans pėr tė diskutuar mbi problemet dhe zgjidhjet e pėrbashkėta nė fushėn e transportit. "Qeveria Shqiptare, - tha ministri Olldashi,- ka pėrcaktuar synimet kryesore tė politikės sė saj tė transportit Planin Kombėtar tė Transportit, i cili ėshtė pėrgatitur nė bashkėpunim edhe me partnerėt e saj tė jashtėm (Komuniteti Europian, Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, etj) dhe ka si objektiv krijimin e njė rrjeti transporti pa ndėrprerje dhe bllokime, qė do tė sigurojė zhvillimin e njė zone unike ekonomike, do tė rriste volumin e trafikut tė mallrave, do e vendoste transportin nė shėrbim tė tė gjithėve dhe do tė ndihmonte bashkėpunimin e brendshėm dhe tregun kombėtar tė punės." Ky fakt, theksoi ministri Olladashi, dėshmohet edhe nga pėrqindja e lartė e investimeve nė kėtė rrjet, ku synohet zbutja e prapambetjes tė gjendjes aktuale, rritja e impaktit tė drejtpėrdrejt nė lėvizjen e popullsisė dhe aksesin ndaj transportit pėr zona tė ndryshme tė vendit, rritjen e standardit tė jetesės duke mundėsuar shėrbimet mjekėsore, arsimore dhe kulturore pėr tė gjitha shtresat e popullsisė si dhe nxitjen e zhvillimit tė biznesit tė vogėl dhe tė mesėm. Qeveria Shqiptare, tha ministri Olldashi, nė politikat e saj po implementon njė sėrė masash pėr pėrmbushjen e detyrimeve ndaj Procesit tė Stabilizim-Asociimit, pėr realizimin e objektivit strategjik integrimin me Bashkimin Evropian. Sipas njė programi tė pėrcaktuar po realizohet pėrfarimi legjislativ i kornizės ligjore tė transportit me Rregullat dhe Standardet Ndėrkombėtare, duke i dhėnė prioritet atyre qė kanė tė bėjnė me sigurinė nė transport dhe qarkullimin e mjeteve, sidomos pėr transportin e mallrave tė rrezikshme si dhe krijimin e lehtėsirave nė kalimet kufitare. "Qeveria e Shqipėrisė siē pėrmendet edhe nė Raport - Progresin e BE luan njė rol aktiv nė Implementimin e Memorandumit tė Mirėkuptimit pėr zhvillimin e Rrjetit Kryesor tė Transportit pėr Evropėn Jug-lindore, duke e konsideruar atė si njė instrument tė rėndėsishėm nė integrimin e vendeve tė kėsaj zone nė pėrputhje me qėllimet e Procesit tė Stabilizim-Asociimit. Kjo dėshmohet edhe me politikėn liberalizuese dhe frymėn e bashkėpunimit qė ajo zbaton me vendet e rajonit"-tha ministri Olldashi. Kryeministri Berisha pėrshėndeti dje takimin e tretė vjetor tė Observatorit tė Transportit tė Evropės Juglindore (SEETO), i cili po zhvillon punimet nė Tiranė. Nė fjalėn e tij Kryeministri Berisha evidentoi rėndėsinė e ndėrtimit tė korridoreve nė rajonin e Evropės Juglindore, duke nėnvizuar se ky rajon ėshtė pėrcaktuar nė deklaratėn e Selanikut si rajon me tė ardhme tė sigurt evropiane. Kryeministri vlerėsoi se qeveria shqiptare pėr shkak tė trashėgimisė dhe nevojave shumė tė mėdha nė infrastrukturė ka pėrqendruar investimet nė tėrėsi nė fushėn e transportit. Ne po punojmė pėr aksin Veri-Jug, aks jashtėzakonisht i rėndėsishėm veēanėrisht pėr fluksin turistik gjithnjė nė rritje nė tė gjithė bregun e Adriatikut dhe Jonit. Ėshtė nė ndėrtim e sipėr aksi Durrės-Morinė-Prishtinė qė ndoshta mund tė zgjatet deri Nish, i cili ėshtė njė aks jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr rajonin. Ndėrtimi i kėtij aksi me ndonjė degėzim shndėrron portet shqiptare nė porte tė rėndėsishme tė rajonit, u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare po studion tė gjitha mundėsitė e zgjerimit tė porteve aktuale apo ndėrtimit tė porteve tė reja nė mėnyrė qė rajoni i Kosovės, Serbisė Jugore dhe Maqedonisė, por edhe njė pjesė e Bullgarisė tė mund tė pėrdorin pėr transport portet shqiptare. Projekte tė tjera transporti, vijoi mė tej Kryeministri, janė rruga qė lidh Bllatėn me Tiranėn, e cila shkurton rreth 100 km distancėn Shkup-Tiranė. Duke u ndalur nė mundėsitė e tjera tė transportit, Kryeministri Berisha theksoi se ėshtė bėrė e domosdoshme njė qėndrim i ri ndaj sistemit hekurudhor rajonal. Sistemi hekurudhor rajonal ka njė rėndėsi tė madhe pėr shkak tė rritjes sė vėllimit tė shkėmbimeve tregtare. Ky sistem mezi funksionon pėr shkak se lidhja mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, mungon sikurse mungon edhe lidhja mes Maqedonisė dhe Bullgarisė, nėnvizoi Kryeministri Berisha. Nė kėtė kontekst, Kryeministri Berisha shprehu vendosmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė ndėrtuar deri nė kufirin me Maqedoninė, segmentin hekurudhor, ndėrsa uroi qė edhe vendet mike, Maqedonia dhe Bullgaria do tė bėjnė pjesėn e tyre nė mėnyrė qė tė krijohet njė lidhje e gjerė hekurudhore. Njė rėndėsi tė veēantė gjatė fjalės sė tij Kryeministri Berisha i kushtoi Korridorit 8-tė, tė cilin e konsideroi si njė korridor jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr rajonin. Korridori 8 bashkon disa vende dhe ėshtė njė nga rrugėt mė tė fuqishme tė transportit nga Lindja drejt Perėndimit, u shpreh Kryeministri Berisha, duke e vėnė theksin nė pėrparėsimin e Korridorit 8-tė, qoftė edhe me bashkėfinancim nga vendet qė pėrshkohen nga ky korridor. Shpresoj qė Korridori 8 tė rikthehet me pėrparėsi nė axhendėn e korridoreve tė mėdha evropiane, sikurse Shqipėria ėshtė e gatshme tė luajė rolin e saj me bashkėfinancim nė ndėrtimin e segmenteve tė kėtij korridori qė kalojnė nėpėr Shqipėri, vlerėsoi Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri nėnvizoi se nė misionin e Observatorit tė Ministrave tė Transportit tė Europės Juglindore ėshtė edhe reduktimi i barrierave burokratike dhe kohės sė qėndrimit nė pikat doganore. Kryeministri theksoi se Shqipėria e konsideron bashkėpunimin nė kuadėr tė kėtij observatori si mjaft tė rėndėsishėm. Vendet anėtare tė kėtij organizmi janė Shqipėria, Maqedonia, Kosova, Kroacia, Bosnjė Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Takimi i Tiranės ėshtė vazhdim i takimit tė Brukselit, ku me firmosjen e rezolutės sė pėrbashkėt, vendet pjesėmarrėse merrnin pėrsipėr mbėshtetjen e zhvillimit tė rrjetit hekurudhor, i cili nė gjithė rajonin ėshtė mjaft i prapambetur, nė krahasim me llojet e tjera tė transportit. Observatori i Transportit pėr Evropėn Jug-Lindore ėshtė njė organizėm rajonal, i cili udhėhiqet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian, me qėllim arritjen graduale tė standardeve evropiane pėr tu integruar nė BE. Nė datat 27-28 qershor u mbajt mbledhja e radhės e Komitetit drejtues tė SEETO-sė, nė tė cilėn u vendos qė Shqipėria tė kryesojė kėtė Komitet pėr dy vitet e ardhshme.
PaFjalė.com