PDA

Shiko versionin e plot : Wayne Rooney dhuratė pėr Vitin e Ri, bluzė me flamurin shqiptar



sabah
02-01-11, 06:49 AM
http://www.balkanweb.com/upload/gallery/22097.jpg

http://www.balkanweb.com/upload/gallery/22098.jpg

http://www.balkanweb.com/upload/gallery/22093.jpg
Wayne Rooney, futbollisti i kombėtares britanike me famė botėrore tashmė mes shumė bluzave sportive do tė ketė dhe njė suvenir, bluzėn me flamurin shqiptar, kuq e zi me shqiponjėn e zezė. Rooney e mori kėtė dhuratė tė papritur nga njė i ri shqiptar nė Londėr, nė prag tė Vitit tė Ri 2011, gjatė emisionit “Street Striker” ku Rooney ka dhe rolin e moderatorit. Ky emision ka si qėllim gjetjen e talenteve tė reja nė futboll, dhe fokusohet tek futbolli i rrugės. Njė i ri shqiptar qė mori pjesė nė kėtė emision i dhuroi Rooneyt njė bluzė me dizenjo, flamurin shqiptar nė shenjė falenderimi qė iu dha mundėsia tė merrte pjesė nė emisionin e talenteve tė reja tė futbollit. Dhurata u prit me duartrokitje nga publiku dhe shumė miq tė tė riut shqiptar bėnė tifo pėr tė, ndėrsa Rooney nga sa la tė kuptohet nga imazhet nė videon nė youtube, ishte tej mase i kėnaqur. Si duket ngjyrat kuq e zi qe feksin ne studio, e benė kolegun e Rooney xheloz, sa me shaka iu shpreh djaloshit shqiptar “Dua dhe unė tė kem njė tė tillė”. (BalkanWeb)

cuni
04-01-11, 12:10 PM
dhurate origjinale!