PDA

Shiko versionin e plot : Ismail Kadare



Melody
25-11-07, 02:51 PM
Me pelqen shum Kadareja por jo vetem librat e ti por edhe poezit. Kto poezit ne vazhdim jan nga nje liber qe para 1 muaji ma beri dhurat shoqja ime me e mir... disi per te me frymzuar...jan me te vertet te bukura dhe plot kuptim... shpresoj t'ju pelqejn edhe ju :)

Vjeshte e moēme

Gjith' udhet e fshatit balta i ka mbushur,
Vija qerresh zgjaten tutje neper fushe.

Era si femije ndjek fletet mes shelgjesh.
Ato ikin, lodhen, bien siper pellgjesh.

Si mendime zgjaten tutje gjurma qerresh.
Nje vajze per dasme c'trishton pas penxheresh.

Nga Libri Enderrime 1957

Melody
25-11-07, 02:52 PM
Portreti i Skenderbeut

Si dite e plote ai shtjellej
me re dhe ere mbi atdhe.
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhije kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjeve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftra beri,
Njezet e kater vdekje theu.
Cka mangut linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shtrine.
Gjithscka te shumte ai e pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine.

Nga Libri Koha 1976

Melody
25-11-07, 02:52 PM
Rete

Mes maleve tutje prej tokes lindore
Sec ra nje ushtar nene plumbat mizore

As kryq nuk i vune, s’e shtine ne toke
As nene e as moter s’iu gjenden mbi koke

Vec rete qe vinin qe larg nga vatani
E pane dhe e njohen e zune te qanin

1957

Melody
25-11-07, 02:56 PM
Zakoni i vjeter na ke ndare,
Tani te huaj ne u beme.
Si guret qe zene vend ne toke
Ne jete vend ne kemi zene

Drejt njeri tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda
Nje shteg qe vetem ti e di

Pastaj si neper rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh
Hyn neper endrra e shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ben me dore

Por kur mengjesi ze afrohet
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe vec ti e di

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare

1964

Melody
25-11-07, 03:28 PM
Ali Pashe Tepelena ka dy varre. Koka i esht varrosur ne Stamboll, trupi ne Janine. (Kronikat)

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te vrane, Ali Pasha, te grine.
Nje varr i vetem s'e nxinte dot lavdine,
Lavdine bashke me mizorine.

Midis dy kontinentesh gjere e gjate i shtrire,
Si nje mal kur era fryn e ulerin stuhia.
Zbardh mjeker e rralle si bora ne brinje,
Si mjergull te koka te rri Vasiliqia.

Trupi ne Evrope, koka ne Azi.
Gjymtyret po shqyejne te shekujve jorgane.
Dalin diku kembet, doren e ftohte qiri.
Ne te cara vitesh nxjerr tym llulle e gjate.

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te shtrrine Ali Pasha, te shtrrine.

http://a248.e.akamai.net/f/248/1229/1d/images.world66.com/al/i_/pa/ali_pasha_tepelena_web

SEND_ME_AN_ANGEL
26-11-07, 09:56 AM
shume te bukura :) me shume me pelqyen ajo e skenderbeut dhe e ali pashes. Kadareja si shkrimtar ka vlera, por si njeri eshte nen nivelin e detit

Melody
26-11-07, 10:06 AM
se njof si person por sa per veprat e ti... me pelqejn shum

Melody
13-12-07, 09:03 PM
Sa here kam kaluar mbi qiellin tend, Kosove,
Midis reve te tua te renda, gjemimeve te tua.
Ca pika shiu u rrokullisen nga dritarja e avionit, dic thane.

(As ato s'mund t'i prek dot, jane perjashta),
Nje vetetime qe kaloi perbri mu duk se ma beri me dore.

E pra, ky esht shiu yt, rete e tua, bubullimat e tua.
Ca sinjale te shpejta, xixellima mendimi inkadeshente.
Kurse kurrizi i gjere i tokes tende vrapon diku poshte,
Duket e zhduket i zymte midis zgavrave dhe humnerave te reve.
Largohemi vazhdimisht. Tani ti mbete prapa.
Tani krahu i avionit ne qindra copa te pret.

Motive me diell, 1968

Melody
13-12-07, 09:04 PM
Ndersa ti po vije,
Lajmet
Mbi qytet fluturuan nga telat.
TElevizoret si nje grumbull kryqtaresh
Permbi krye ngriten antenat.

Ne ecim nen to.
Qiellin
Te prere prej tyre mbi koke.
Kur ty te dua, une dua
Kete qiell, kete kohe, kete sfond.

Kete qiell te prere gjer e gjate,
Kryq e terthor nga antenat e hekurta,
E vesha si kemishe me kuadrate
Dhe ti koken mbeshtete e qete.

Tek ecim ne udhet e fothte,
S'diskutojme per henen e merkur.
Jemi veshur me ngjarjet e botes
Si me nje kemishe te hekurt.

Motive me diell, 1968

Dielli_
14-12-07, 03:43 AM
Mall
Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr ty unė befas ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet,
Dhe rrallė shihemi sa rrallė.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.

Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,
Kurse tė fjeturit janė veē".

Nė ē'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall



Kjo eshte kryepoezia e poezive te Kadarese. Po i hudhe nje analize te shkurter, sidomos dy rreshtat e pare te strofes se fundit, do ta shifni sa i madh eshte Kadare. Me pelqen edhe ajo poezia e tij: "Gjenerali Moisi" por se gjeje dot ne google qe ta postoj!

Melody
14-12-07, 09:52 AM
un kam nje poezi te moisi golemit per ate e ke llafen?

Dielli_
14-12-07, 02:47 PM
un kam nje poezi te moisi golemit per ate e ke llafen?





Yeapppp...Pikerisht eshte ajo, postoje nese mundesh se nuk e kam t'regjistruar ne PC ne arhiven e librave...!!!

Melody
14-12-07, 03:38 PM
kur te shkoj ne shpi se se kam librin me vete... mduket se ishte pak e gjat ajo lol

nejse u pa puna do e shtyp :)

SEND_ME_AN_ANGEL
14-12-07, 07:24 PM
Moisi Golemi?:rolllaughing::rolllaughing::rolllaughing: po Moisi Golemi ne mos gaboj ishte komandanti shqiptar qe tradhtoi Skenderbeun bashke me Hamzain. une e dija analfabet, po biri botes paska bere dhe poezi ketu e 600 vjet para :P

Melody
14-12-07, 09:35 PM
ahahah po jo mer dreq ka bo poezi Ismaili per ate jo ai per veten loool

Melody
14-12-07, 09:49 PM
1.
Kjo rruga perdridhet
Si gjarper i zi.
Per ku po vrapon,
Gjeneral Moisi?
Pelerinen era
Ta ngre me tallaz.
Gjeneral Moisi,
Pluhur shume le pas.

2.
Kali perpin udhet,
Muzgu bie ngadal.
Pse te dridhet freri
Dores, gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
Te godasin syte.
Mbi boshllek te syve
Balli i ftohte i yte.

3.
Mbremja hesht mbi udhet.
Larg zjarre cobenjsh.
Gjeneral Moisi,
Perse shpaten xhvesh?
Rruga eshte e shkrete,
Troku naten mbush.
Vec ndergjegjes sate
Prapa s'te ndjek kush.

4.
Ik e ik perpara.
Mbremja nxin dhe nxin.
I ndergjegjes troku
Prapa oshetin.
Kalin tend per freri
Ajo sec ta ze.
Ti ne vrap e siper
Shpaten vrulltas ngre.

5.
Moisi, ndergjegjes,
Valle si i re?
Ajo erret, bie
Mbytur gjak perdhe.
Larg dy-tri shkendija
Potkonj shkrepetin.
Ndan' udhes se madhe
Ndergjegjja jep shpirt.

6.
Kali i egersuar
S'le pas tym, po re.
Qetesi pas teje.
Ato mbet atje.
Mbi gropat e udhes
Si mbi plage trokon.
Rrafshira te zymta.
Muzg i vjeshtes se vone.

7.
Ik, e ik, e zeze
Rruga-shkreteti.
O, c'e tmerrshme
Esht kjo qetesi.
Trok i tradhtise
Naten mbyt e mbush
Koken pas c'e kthen,
Prapa s'te ndjek kush.

8.
Rrotull nje boshllek
Shtrihet nene re.
Toka esht vec balte,
Po jo me atdhe.
Toka si vejushe
Hoqi cdo stoli.
Vdiq atdheu, mbet balta,
Nen trokun e zi.

9.
Qindra vjete shkuan,
Ti leviz si ankth.
Dimeron ne qiej,
Por dheu s'te qas.
Ne kalldreme shekujsh
Troku yt i zi,
Moisi i Golemeve,
Gjeneral Moj-Zi.

SEND_ME_AN_ANGEL
15-12-07, 02:47 AM
qenka e bukur kjo:)

Dielli_
15-12-07, 07:32 AM
1.
Kjo rruga perdridhet
Si gjarper i zi.
Per ku po vrapon,
Gjeneral Moisi?
Pelerinen era
Ta ngre me tallaz.
Gjeneral Moisi,
Pluhur shume le pas.

2.
Kali perpin udhet,
Muzgu bie ngadal.
Pse te dridhet freri
Dores, gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
Te godasin syte.
Mbi boshllek te syve
Balli i ftohte i yte.

3.
Mbremja hesht mbi udhet.
Larg zjarre cobenjsh.
Gjeneral Moisi,
Perse shpaten xhvesh?
Rruga eshte e shkrete,
Troku naten mbush.
Vec ndergjegjes sate
Prapa s'te ndjek kush.

4.
Ik e ik perpara.
Mbremja nxin dhe nxin.
I ndergjegjes troku
Prapa oshetin.
Kalin tend per freri
Ajo sec ta ze.
Ti ne vrap e siper
Shpaten vrulltas ngre.

5.
Moisi, ndergjegjes,
Valle si i re?
Ajo erret, bie
Mbytur gjak perdhe.
Larg dy-tri shkendija
Potkonj shkrepetin.
Ndan' udhes se madhe
Ndergjegjja jep shpirt.

6.
Kali i egersuar
S'le pas tym, po re.
Qetesi pas teje.
Ato mbet atje.
Mbi gropat e udhes
Si mbi plage trokon.
Rrafshira te zymta.
Muzg i vjeshtes se vone.

7.
Ik, e ik, e zeze
Rruga-shkreteti.
O, c'e tmerrshme
Esht kjo qetesi.
Trok i tradhtise
Naten mbyt e mbush
Koken pas c'e kthen,
Prapa s'te ndjek kush.

8.
Rrotull nje boshllek
Shtrihet nene re.
Toka esht vec balte,
Po jo me atdhe.
Toka si vejushe
Hoqi cdo stoli.
Vdiq atdheu, mbet balta,
Nen trokun e zi.

9.
Qindra vjete shkuan,
Ti leviz si ankth.
Dimeron ne qiej,
Por dheu s'te qas.
Ne kalldreme shekujsh
Troku yt i zi,
Moisi i Golemeve,
Gjeneral Moj-Zi.


Yeaaaapppppp.....Kjo eshte...Bravooosss....thenkju so shume...hahaha... Po e lexoj ne vargje, me ze te grisur, arstistikisht dhe me sharm poeti!

Melody
15-12-07, 11:20 AM
jo esht shum e bukur me verte po un se dija historim e moisi golemit shyqyr qe kam send qe me mson :)

Dielli_
15-12-07, 02:52 PM
Nė Parkun qė e Mbuluan Fletėt
Nė parkun q'e mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'e kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...



S'eshte e keqe e kjo, joo...!!!

Albanian_Cutie
15-12-07, 07:48 PM
Kadareja si shkrimtar ka vlera, por si njeri eshte nen nivelin e detit

Deri tani, e para here qe lexoj nje vleresim objektiv mbi Kadaren...