PDA

Shiko versionin e plot : Stresi dhe thyerja psiqike e fizike



~Shkodrane~
25-11-07, 01:38 PM
Vetėm kohėt e fundit ka pasur pėrfillje dhe dijeni tė mjaftueshme pėr tė matur stresin.
Stresi apo ndryshe ndemja, nuk ėshtė diēka e re, por ėshtė gjendur gjithmonė si tek njerėzit ashtu edhe tek kafshėt. Stresi ka qenė gjithnjė jetėsor kur pėr shembull ėshtė dashur pėr t'iu shmangur rreziqeve qė kanoseshin. Kur truri bėn tė ditur rrezikun, zemra nis tė rrahė mė shpejtė, muskujt tkurren dhe nė gjak lėshohet adrenalinė pėr tė ēliruar shtytje nė mėnyrė qė trupi tė kundėrvepronte mė me tė shpejtė dhe tė duronte mė tepėr. Nėse stresi nuk do tė gjindej, njeriu nuk do tė kishte arritur tė mbijetonte.

Pra stresi mund tė pėrshkruhet si kundėrveprim i i trurit dhe i pjesės tjetėr tė trupit ndaj atyre kėrkesave, sfidave dhe ngarkesave tė cilave i nėnshtrohemi nė rrethana tė ndryshme tė jetės. Stresi ka pėr qėllim tė kujdeset qė aftėsia fizike t'i pėrgjigjet atyre kėrkesave qė truri pret tė gjejė.

Por sot kundėrveprimet nuk janė aq tė vyeshme si dikur, pėr mė tepėr janė tė vėshtira t'i shfryesh jashtė.


Thyerja psiqike dhe fizike


Thyerja psiqike dhe fizike nė kuptimin e dukurisė qė shoqėron shoqėrinė moderne njihet nė gjuhė si suedishtja me termin e vet pėrkatės (suedisht - utbrändhet) dhe ėshtė njė gjendje molisjeje.


Njė pėrcaktim qė pėrdoret pėr gjendjen mė sipėr ėshtė edhe sindromė kapitjeje qė do tė thotė se bėhet fjalė pėr shumė simptoma dhe shqetėsime qė kanė tė bėjnė me njėra-tjetrėn.


E thėnė me pak fjalė, thyerja psiqike dhe fizike ėshtė faza mė e lartė e stresit. Njeriu nuk u ka kushtuar vėmendje paralajmėrimeve mbi atė qė trupi dhe shpirti nuk po ndjehen mirė. Atij do t'i duhet njė kohė e gjatė pėr t'u riaftėsuar por jo tė kuptohet sikur ai ka marrė fund njėherė e pėrgjithmonė.


Stresorėt fizikė dhe psiqikė


Fjala stresor ėshtė pėrdorur pėr ato gjėra qė shkrehin stresin nė tru dhe trup. Kėto mund tė jenė fizike ose psikologjike.


Tek stresorėt fiziologjikė hyjnė tuhatja, alkoholi dhe ndotėsit e mjedisit por edhe dėmtimet fizike ndezin kundėrveprimet stresore.


Tek stresorėt psikologjikė hyjnė pėr shembull andrallat nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore, tallja nga shokėt, pakėnaqėsia me punėn, humbja e ndonjė tė afėrmi dhe mungesa e tė ēmuarit nga tė tjerėt.


Stresi pozitiv dhe ai negativ


Trupi dhe shpirti mund tė kundėrveprojnė me stres pozitiv kur njeriu ėshtė i ngarkuar me gjėra qė i sjellin kėnaqėsi tė cilat njeriu i ka zgjedhur vetė dhe qė e cytin pėrpara. Por edhe nėse njeriut i pėlqen puna qė bėn, trupi nuk mund t'i pėrballojė ngarkesat e tepėrta. Prandaj stresi pozitiv mund tė kthehet nė negativ nėse njeriu nuk i dėgjon paralajmėrimet e trupit. Tė gjitha llojet e stresit kthehen nė tė dėmshme nėse trupi ėshtė i stresuar pėr njė kohė tė gjatė pa pasur mundėsi pėr ta marrė veten sėrish. Shumė prej atyre qė e kanė pėsuar kanė qenė tė frymėzuar nga njė punė nxitėse sa qė nuk kanė pasur ndonjė balancė nė jetė, dhe nuk u kanė kushtuar vėmendje atyre paralajmėrimeve tė trupit dhe shpirtit.


Ndėrsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakėnaqėsi dhe nuk mundet ta ndryshojė kėtė gjendje. Kjo mund tė vlejė si pėr jetėn private ashtu edhe pėr atė nė punė.