PDA

Shiko versionin e plot : Domethenia e fjales psikologji



~Shkodrane~
25-11-07, 01:35 PM
Psikologjia eshte nje subjekt i popullarizuar i cili koheve te fundit eshte duke u rritur interesimi per studimin e saj. Fjala psikologji per te paren here eshte paraqitur ne Angli me 1693 por nuk eshte perdorur dhe nuk eshte kuptuar nje kohe te gjate deri ne vitet 1800. Eshte sinonim i perbere nga dy fjale greke "psyche" dhe "logos". Psyche ne menyre origjinale nenkupton frymarrje(respiracion) por me vone eshte nenkuptuar si shpirt sepse frymarrja eshte indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka leshuar trupin. Ne mitologjine greke Psicho ka qene nje grua e cila ka qene ne mardhenie dashurie me perendine e dashurise Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte nje kusht ndaj saj qe mos t'ia shikonte fytyren e tij kurrė. Por nga kurioziteti Psichoja-nje natė vendosi nje qiri per t'ia shikuar fytyren ne momentin kur e kupton Erosi athere e magjepse ate. Per t'ia arritur ngadhenjimit eshte dashur te beje nje lufte te madhe me perplot rreziqe por ne fund ajo eshte transformuar ne perendeshe dhe i'u eshte bashkangjitur Erosit ne parajse. Psycha simbolizon shpirtin njerezor. Gjate shekullit te shtatembdhjete kuptimi i fjales psiche eshte shenderruar ne kuptimin e mendjes. Logos nje fjale tjeter greke ka nenkuptuar shkencen ose arsyen. Sipas rrugeve Greke psikologjia nje kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Dukurite e psikologjise i klasifikojmė nė disa grupe si:

proceset psikike

gjendjet psikike

cilėsitė psikike

Proceset psikike ndahen nė:

Proceset intelektuale: kemi te bėjmė me atė se njohim realitetin objektiv (kujtesa,harresa).



Proceset emocionale: ku ka pėr baze ndjenjat e njerėzve .


Proceset motivuese: ka te beje me atė se e shtyn njeriun te arrije diēka qe do,pra e motivon,i jep motiv.


Gjendjet psikike - ka te beje me atė se ku personi ėshtė i dekoncentruar, i koncentruar, i lodhur etj.

Cilėsitė psikike - temperamenti, interesat etj.



= Pra psikologjia i studion te gjitha dukuritė psiqike te brendshme te njerėzve, personalitetin e tyre etj.