PDA

Shiko versionin e plot : Pleqtė e Krujės



Romina
06-12-10, 03:05 PM
1585
“Pleqtė e Krujės” janė grupi i dashur i qindra adhuruesve tė folklorit krutan. Themelues e pasardhės, tė gjithė bashkė, me dėshirėn pėr tė kėnduar e pėr t’i zgjatur jetėn grupit aq simpatik qė mori rrugė 53 vjet mė parė.

Ne i takuam nė qendėr tė Pazarit tė Vjetėr, aty ku mblidhen ēdo tė hėnė e tė premte pėr tė bėrė provat e grupit. Pėr dy orė, ata arratisen nga jeta e pėrditshme dhe punėt me tė cilėn mbajnė familjen dhe shkojnė nė botėn e kėngės popullore. Me kostumet e bukura, harenė dhe gėzimin “Pleqtė e Krujės” tregojnė se kėnga nuk njeh moshė.

Mustafa Aruci, ose baba Faja siē i thėrrasin tė gjithė, pėrveē simbolikės qė pėrfaqėson si i vetmi nga tė parėt “Pleqtė e Krujės”, ėshtė lezeti i grupit. Ka qėnė rreth 40 vjeē kur u bė pjesė e grupit qė aso kohe bėri bujė jo vetėm pėr kėngėt e bukura me batuta cytėse e humor, por dhe nga shfaqja e vetė vitalitetit tė kėtyre pleqve.

“Fillimet e mia kanė qenė nė atė kohė nė 1954 ku u formuam si grupe nėpėr kooperativa dhe nuk iu ndava kėtij grupi asnjėherė”, tregon Mustafai.

I mungojnė shumė pleqtė e tjerė qė nuk janė mė, por gjithashtu ėshtė i gėzuar qė zėvendėsimi i tyre mė tė tjerė pėrjetėson vazhdimėsinė e grupit. Sipas tij, mosha e tė rinjve nuk i trondit aspak bazat e grupit, edhe pse dikur nė grupin e tij tė gjithė ishin mbi 60 vjeē. Udhėheqėsi artisik, Mehmet Llubani, na kthen mbrapa nė kohė dhe na shpjegon se emri i grupit u vendos pėr shkak tė moshės, por nga dashamirėsit.

“Nė fakt grupi i ka tė gjitha moshat. Por fillimisht kur u krijua ky grup, nė ’57, u morrėn pėr tė pasur materiale muzikore sa mė origjinale, u morrėn moshė e madhe nga 60 e sipėr, sepse kėta e kishin tė freskėt nė memorie kėngėn popullore krutane. Duke qenė se u morr grupi mė i vjetėr ngeli dhe emri ‘Pleqtė e Krujės’”, shpjegon Mehmeti.

Ai udhėheq grupin qė prej 17 vitesh. Ata vijnė ēdo tė hėnė dhe tė premte nė njė dhomė tė vogėl nė qendėr tė pazarit tė bėjnė prova nė mėnyrė krejt vullnetare pėr tė mbajtur gjallė emrin e grupit.

Sot ėshtė vetėm bėrthama e grupit, se bashkė me instrumentistė e kėngėtarė grupi pėrbėhet prej mė shumė se 15 vetėsh. Shumė pjesėtarė tė grupit ajo ēfarė i bashkon nuk ėshtė vetėm pasioni, por edhe lidhjet familjare. Skėnder Cana ka pasur babain solist nė grup dhe i pėrket brezit tė tretė tė grupit.

“Jam pjesėtar i kėtij grupi qė prej 20 vjetėsh. Jam plejadė e tretė nė kėtė grup. Babai im ka qenė pjesėtar i kėtij grupi dhe kam kėnaqėsinė qė jam nė vazhdimėsi tė kėsaj udhe”, thotė Skėnderi.

Ndėrkohė Avni Goga pėrveē lidhjeve familjare ka dhe datėlindjen e grupit.

“Babai im Ali Goga ka krijuar grupin nė vitin 1957 qė daton dhe me ditėlindjen time. Qė nė vitin 1973 unė kam hipur nė festivalin e Gjirokastrės pėr herė tė parė, 16 vjeē, dhe qė nga ajo kohė nuk i jam ndarė grupit”, tregon Avniu.

Dashamir Baruni ėshtė njė nga mė tė rinjtė e grupit, jo vetėm nga mosha, por dhe pėr nga pjesėmarrja. Ai vjen nga njė familje muzikantėsh dhe madje ėshtė fitues i disa ēmimeve si solist, por bashkimi me kėtė grup ėshtė njė nder i veēantė pėr tė.

“Unė ndihem shumė mirė qė marrė pjesė me grupin e Pleqėve tė Krujės”, thotė ai.

Nė Krujė tashmė grupi i pleqve ėshtė nė tė njėjtėn pikė tė lartėsisė sė identifikimit tė qytetit ashtu sikurse kalaja dhe pazari i vjetėr. Po tė pėrmendėsh Krujėn, nuk mund tė mos tė tė shkojnė nė mendje Pleqtė e saj dhe kėngėt e tyre tė bukura.

Fakti qė grupi i bėn dhe provat tek Pazari i Vjetėr i jep akoma mė domethėnie ketij monumenti kulture tė gjallė qė gėlon nė morinė e grupeve tė ndryshme si dhe tendencave komerciale tė kohės. Momentet mė tė gėzueshme pėr grupin janė gjatė turneve nė Shqipėri apo jashtė saj.

Ndėrkohė, baba Faja, i cili ka kėnduar mes mė shumė se 80 kėngėtarėve, instrumentistėve dhe pjesėtarėve tė grupit ndėr vite, thotė se s’do ndalojė derisa t’i pushojė zėri.

“Do tė vijoj derisa Zoti tė mė marrė krejt”, shprehet baba Faja.

Ky ka qėnė edhe qėllimi i Fadil Tagės, drejtor i Shtėpisė sė Kulturės sė qytetit tė Krujės, themeluesit tė kėtij grupi si dhe 17 pleqve qė u mblodhėn nė zyrėn e tij pa e ditur se do krijonin njė grup jehona e tė cilit do tė mbėrrinte deri nė ditėt e sotme. Pleqtė e Krujės, duket se nuk do plaken kurrė. /TCH/