PDA

Shiko versionin e plot : Shendeti nga Ushqimet e Pagatuara



sabah
02-12-10, 10:05 AM
Kohėt e fundit, pata rastin te lexoj njė artikull nga USA Today i titulluar Stripping the Diet Raw, qė bente fjale pėr tė mirat e te ushqyerit me ushqime tė pagatuara.Artikulli komenton faktin se nėse ne shikojmė nė botėn natyrore ne kurrė nuk do tė gjejmė ndonjė tjetėr krijesė natyrore qė ėshtė me mbipeshė. Ėshtė pothuajse e pamundur qė tė sjellim nė mendje imazhin e njė bime apo peme me mbipeshe.
Kjo mund tė jetė pėr shkak tė faktit se tė gjitha krijesat e tjera qė jetojnė konsumojnė vazhdimisht njė dietė tė pagatuar me ushqime natyrale, ndėrsa njerėzit ushqehen me ushqime te gatuara, ushqime tė pėrpunuara dhe artificiale plotė me toksine. Duke ju falenderuar teknikave komerciale tė bujqesise tė cilat varen nga plehrat kimike, pesticideve, modifikimeve gjenetike dhe hormoneve pėr tė rritur tė lashtat tashmė nė tokė tė mbingarkuara, njė pėrqindje e madhe e sotme e furnizimit te ushqimeve ėshtė e ngopur me toksine dhe ka shumė pak vlera ushqyese.

Pse Ushqime Organike Te Paperpunuara?

Nė kohėrat e sotme shumica e ushqimeve te paperpunuara mund tė kenė pėrmbajtje tė dėmshme toksike. Nėse ne nuk mund tė llogarisin se frutat dhe perimet qe janė burime tė pastėrta tė tė ushqyerit, atėherė shtrohet pyetja se si mundemi qė tė marrim energjine e duhur pėr jetė?
Pėrgjigjia gjendet nė zgjedhjen e ushqimeve, pra tė frutave dhe perimeve tė rritura organikisht dhe vendore. Mė mirė do tė ishte po qe se ju i rrisni keto fruta dhe perime nė bahēen tuaj.
Nese vet nuk mundeni, atėherė ju mund tė gjeni njė fermer lokal nė afėrsi tė qytetit tuaj e sidomos pranė zonave rurale. Dyshoj se ato mund te jene plotesisht organike sepse shumica e tyre perdorin pesticide por prap se prape duhen te jene me tė mira dhe mė tė sigurta se sa produktet qė importohen nga jashte. Vendi mė i mirė pėr tė blerė ushqimin tuaj janė fermerėt lokalė.

Ēfarė ėshtė Dieta me Ushqime natyrale tė paprocesura?

Ėshtė njė mėnyrė e tė ushqyerit qė pėrfshin njė rritje tė madhe tė numrit frutave dhe perime, farave, kokrrave si arrat dhe lajthite e bajamet, dhe fasulet. Njė ushqim konsiderohet i papėrpunuar nėse ėshtė i pagatuar apo i “pėrgatitur” nėn 46°C, nėse temperatura ėshtė mė e lartė ushqim fillon tė humb materiet ushqyese esenciale dhe enzimet, apo ndryshe ‘forcėn jetike tė jetės.’
Sa mė shumė qė ushqehemi me ushqime qė pėrmbajnė atė gjallėri aq mė shumė ‘forcė jete’ ne do tė mund tė marrim pėr vete. Mos harroni Jeta=Jete dhe Vdekja=Vdekje. Mė shumė se gjysmė shekulli mė parė nė librin e tij Pershkrimet pėr Energji, Charles de Coti-Marsh shpjegoi, “Duke ngrėnė ushqime te gjalla ju krijoni njė trup tė gjallė. Ushqimet e gjalla pėrmbajnė materiet ushqyese esenciale qė trupit i duhen pėr tė krijuar dhe mirėmbajtur energji. Ushqimet e vdekura avancojnė plakjen, zvogėlojnė aftėsitė dhe zvogėlojnė energjinė… ato janė tė padobishme kur janė tė vdekura…”
Mėnyra mė e mirė pėr t’iu qasur ushqimeve tė pagatuara ėshtė qė gradualisht tė fusim sa mė shumė frutave dhe perimeve tė papėrpunuara nė dietėn tuaj. Njė fillim i mirė ėshtė tė pėrpiqeni tė hani 75% tė ushqimeve tė pagatuara dhe 25% tė ushqimeve pak tė gatuara.

Rreziqet e ushqimit te gatuar.

Kur ne gatuajme ushqimin ne nė mėnyrė tė pashmangshme shkatėrrojmė disa prej enzimave, vitaminave dhe mineraleve te nevojshme pėr shėndet tė mirė. Nėse hani ushqime shume tė pjekura tė mikrovalizuara (mikrovale) dhe tė procesuara, ju mund ti shkatrroni proceset e ushqimeve, ato mund tė bllokojnė zorrėn e trashė, gjė qė mund tė shpjerė nė njė mori problemesh, duke pėrfshirė kancerin, sėmundjen e zemrės, diabetin dhe shumė sėmundje tjera degjeneruese.
Pergatitja e ushqimit me ane te pjekjes nė fakt mund tė ērregulloj strukturėn e ushqimit duke larguar vlerat esenciale ushqyese tė tij. Ed Dagllas, drejtori i Institutit Amerikan Living Foods, beson se trupi i njeriut nuk ėshtė bėrė pėr tė ngrėnė ushqim tė gatuar. Stephen Arlin, bashkė-autor i librit Ligji i Parė i Natyrės: Dieta me ushqime natyrale, madje shkon aq larg sa edhe thotė qė, “ushqimi i gatuar ėshtė helm.”
Shendeti nga Ushqimet Organike
Nė qoftė se ju tė filloni tė hani ngadalė nė kėtė mėnyrė, ju do tė jeni te habitur me rritjen e nivelit tė energjise tuaj, pamje rinore dhe zvogėlim tė dukshėm tė vizitave tek mjeku. Rritja e konsumit tė ushqimeve tė papėrpunuara gjithashtu ėshtė lidhur me njė zvogėlim tė nevojės pėr gjumė, ku shumica raportojnė se kanė mė shumė energji kur zgjohen nė mėngjes dhe se e kanė shumė mė tė lehtė qė tė ngrihen nga shtrati!
Tė mirat e tjera tė rritjes sė konsumit tė ushqimeve tė pagatuara pėrfshihet edhe pamja e pėrmirėsuar e lėkurės, humbje peshe, pėrmiresim tė tretjes, zvogėlim tė shumė sėmundjeve si sėmundja e zemres, diabeti dhe kanceri, si dhe shumė probleme tė tjera shėndetėsore. Ushqimet e pagatuara zakonisht nuk kanė shumė yndyra tė ngopura dhe tė transformuara kur krahasohen me ushqimet e gatuara, veēanėrisht ushqimet e shpejta dhe cilado ushqime te procesuara.Ushqimet Natyrale janė gjithashtu jashtėzakonisht tė pasura me materie ushqyese si kalium, magnezium, fiber dhe fitokimikate bimore. Njė raport nga Journal of Nutrition ka deklaruar se njė rritje e pėrdorimit tė ushqimeve te papėrpunuara nė dietėn tonė ulet kolesterinen si dhe nivelet trigliceride te trupit, disa prej treguesve kryesorė pėr sėmundje zemre, trashje & tensionit te larte te gjakut.
Nėse filloni tė hani ushqim te pagatuar te frutave dhe perimeve, sigurohuni qė tė bleni ato lokalisht ose organikisht te rritura pasi shumica e toksinave jo-organike qė janė prezent, tė tilla si pesticide, nuk do tė eleminohen nėse hahen pa u gatuar (pjekur apo zier).