PDA

Shiko versionin e plot : Ndalohet filmi i Tom Cruise ne Gjermani



admin
26-06-07, 11:19 AM
http://albstation.com/iupload/cruise.jpg

Ndalohet prodhimi i filmit tė fundit tė Cruise nė objektet ushtarake Gjermani sepse ai i pėrket Kishės sė Shkencollogjisė, ka thėnė Ministria e Mbrojtjes Gjermane. Kisha e Shkencollogjisė, antar i sė ciles ėshtė deklaruar se ėshtė aktori i filmit, nuk njihet nga Qeveria Gjermane. Feja e shkencollogjisė ėshtė hedhur poshtė nga autoritetet gjermane, si njė krijim atificial pėr tė fituar para.

Aktori do tė luajė Colonel Claus von Stauffenberg, i cili tentoi tė vriste Hitlerin, duke i bėrė atentat me njė valixhe bombė tė cilėn e vendosi poshtė tavolinės sė Hitlerit nė 20 Korrik 1944, nė bazėn e "Wolf's Lair". Bomba shpėrtheu por Hitleri shpėtoi vetėm i plagosur shumė lehtė.

Filmi do tė titullohet "Valkyrie" sipas emrit tė koduar tė operacionit, por Ministria gjermane nuk ėshtė dakord me portretizimin e Kontit Stauffenberg nga Cruise.

Producentėt e filmit kanė reaguar ashpėr, dhe insistojnė se besimi i aktorit nuk ka tė bėjė fare me pėrmbajtjen e filmit dhe se vetėm filmimi nė Gjermani do jėtė njė prezantim ideal dhe i drejtė i historisė sė kėtij atentati qė mund tė kishte ndryshuar rrjedhėn e Historisė.


Megjithėse personalisht mendoj se Shkencollogjia ėshtė pėr tė qeshur a mendoni se Qeveria gjermane e ka tepruar me kėtė vendim tė saj?

Shkencollogjia nė Wikipedia (http://sq.wikipedia.org/wiki/Dianetika)
Faqja zyrtare e Shkencollogjisė (http://www.scientology.org/)

SEND_ME_AN_ANGEL
31-10-07, 02:00 AM
Personalisht dhe une nuk kam ndonje konsiderate per shkencologjine (as per star trek, per ate pune, po nejse...) dhe me duket me shume biznes se sa fe. S'besoj te jen aq keq sa deshmitaret e Jehovait, por drejt asaj rruge po shkojne.
Megjithate nuk besoj se perkatesia fetare e aktorit protagonist ka qene arsyeja e vertete e ndalimit te xhirimit te filmit ne token gjermane. Dihet qe gjermanet jane teper te ndjeshem persa i perket historise se tyre, qofte ajo paqesore apo luftarake, dhe per mendimin tim nuk e mbeshtesin shume kete film sepse parashikojne te mos jete asnjeajes dhe objektiv, por i anshem si thuajse te gjithe filmat e Hollywood-it. Dmth jo nje paraqitje sa me e vertete e cka ndodhur, por nje ngritje ne piedestal e heroit dhe denigrim i tiranit. Pak a shume si filmat me partizane qe na jepte TVSH ne ora 8 e gjys direkt pas emisionit te lajmeve te Tefta Radit, ne kohen e Ramizit (kohen e Enverit nuk e kam kapur se linda nja 2 muaj pasi kishte ikur ne ate bote)