PDA

Shiko versionin e plot : Kemi frikė? Ja cfarė ndodh me trupin



Romina
07-11-10, 01:55 PM
1515
Frikė kemi pėr shumė motive dhe e shprehim nė mėnyra tė ndryshme. Shohim njė film horror, gjendemi nė situata tė rrezikshme apo tė vecanta. Frika mund tė klasifikohet nė fobi tė ndryshme, nė ankth apo nė panik. Po cfarė ndodh nė trurin tonė kur ndjejmė frikė?

Frika nuk ėshtė vetėm njė emocion, por njė instikt biologjik qė mbron qėnien njerėzore. Truri ynė akumulon kujtime tė ngjarjeve qė mė parė kanė shkaktuar frikė. Bėrthama qėndrore e trurit aktivizon kėtė instikt nė situata tė rrezikshme.

Kur gjendemi pėrballė njė situate qė na sjell frikė, zemra rreh si e cmendur, nisim tė dridhemi, djersitemi....secili prej kėtyre sinjaleve ka njė motivacion specifik.

Pėrse zemra na rreh mė shpejt? Organizmi ka nevojė qė tė qarkullojė sa mė shumė gjak tė jetė e mundur. Po ashtu muskujt e krahut, tė kraharorit por edhe tė kėmbėve lėvizin mė shpejt.

Pėrse dridhemi? Edhe dridhja ėshtė pasojė e irritimit tė muskujve qė bėhen gati pėr tė reaguar.

Pėrse djersitemi? Njė reagim natyral, kur kemi frikė, ėshtė djersitja. Trupi nis mė shpejt sistemin e ftohjes natyrale, pėr tė pėrgatitur shpėrndarjen e energjisė qė do tė vijė gjatė kohės qė muskujt do tė reagojnė ndaj frikės.

sabah
07-11-10, 02:06 PM
Interesante keto arsyetime.Vecse keto reagime te organizmit njerezor nuk ndodhin vetem kur njeriu ka frike.

edla
31-08-11, 06:03 PM
Frika eshte nje instikt shume i forte i njeriot
Kur njeriu ka frike trupi "pergatitet" per dicka , ne gjak prodhohet me shume adrenaline dhe zemra fillon te rrahe me shpejt , ngjyra e lekures zbehet dhe ritmet e pulsit shtohen. Frika na "kap" me shume kur mendojme per te . Sa me shume te mendojme per dicka te frikshme aq me shume frikesohemi , prandaj ne momente frike eshte e rendishme te qetesohemi, te mendojme se asgje e keqe nuk mund te na ndodhe sepse ne do te jemi ne gjendje te mbrojme vetveten . Femijet qe kane frike te flene vetem duhet te shoqerohen nga prinderit ose te kene nje ambient me fotot e miqve ne dhome qe i japim siguri. Duhet te perpiqemi te mendojme per dicka qe na perlqen ose te hame dicka te mire qe te na coje humorin . mbushjani mendjen vetes se ju jeni i forte dhe se asgje sdo tju ndodhe dhe kini shume besim ne vetvete