PDA

Shiko versionin e plot : Automobilizem,Formula 1 ne Korea e Jugut.Triumf i Alonsos



sabah
24-10-10, 01:51 PM
http://img89.imageshack.us/img89/9616/alonsocorea02g.jpg
Fernando Alonso ėshtė fituesi i Ēmimit tė Madh tė Koresė sė Jugut nė Formula 1, duke marrė edhe kreun e klasifikimit.

Piloti i Ferrarit ka lėnė pas Lewis Hamilton tė McLaren dhe shokun e tij tė skuadrės Felipe Massa.

Gara e Koresė ėshtė shoqėruar me incidente tė shumta tė shkaktuara nga rreshjet e shiut, duke detyruar disa pilotė tė dalin nga pista.

Nėntė xhiro nga pėrfundimi i kėsaj gare Sebastian Vettel ka dalė nga pista pas njė defekti nė motorin e makinės. Piloti i Red Bull qė kryesonte garėn qė prej fillimit, humbi kėshtu mundėsinė pėr tė pretenduar pėr titullin e kampionit tė botės.

Ndėrkohė shoku i tij i skuadrės Mark Webber doli nga pista gjatė njė pėrplasjeje, disa xhiro pas largimit tė makinės sė sigurisė.

Pas garės sė sotme, kreun e klasifikimit tė pilotėve e mban Alonso me 231 pikė duke lėnė pas Webber me 220 dhe Hamilton me 210.

Ndėrsa nė klafikimin e pėrgjithshėm pėr konstruktorėt, Red Bull kryeson me 426 pikė, i pasuar nga McLaren me 399 dhe Ferrari me 374 pikė.