PDA

Shiko versionin e plot : Psikolor; cfarė thonė ngjyrat



Romina
20-10-10, 04:56 PM
1475
Ngjyrat dhe psikologjia kanė lidhje me njėra-tjetrėn, nga e bardha dhe e kuqja mund tė gjendet domethėnia qė fshihet pas cdo ngjyre.

E kuqja- Nėse e kuqja ėshtė ngjyra juaj atėherė fshihni njė temperament pasional dhe ndonjėherė paksa agresiv; jeni kurajozė, spontanė, tė sigurtė nė vetvete. Nė alkimi, e kuqja ėshtė simboli i Diellit, i njeriut dhe luftės dhe nė antikitet pėrdorej nga luftėtarėt pėr t'u mbrojtur nga zjarri. E kuqja ėshtė njė ngjyrė terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nėse e zgjidhni nė veshje, atėherė e kuqja ju bėn mė tė hapur, mė pasionalė; adrenalina dhe euforia juaj rritet mė shpejt.

Portokallia- Eshtė njė ngjyrė qė jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; nė kulturėn japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurinė dhe gėzimin kėshtu qė konsiderohet edhe si ngjyrė antidepresive. Nėse e zgjidhni pėr veshje, atėherė do tė thotė se jeni krijues, tė vendosur dhe nuk keni probleme pėr tė arritur suksesin. Ashtu sikurse tė gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor tė mirė pėr ata qė e shohin. I shkon shumė femrave brune dhe atyre me lėkurė tė zeshkėt, pėr tė gjithė tė tjerat ėshtė e ndaluar!

E verdha- Nėse ju pėlqen e verdha, atėherė do tė thotė se jeni tė gėzuar, e doni jetėn dhe ndiheni mirė me veten tuaj; kjo ngjyrė ėshtė e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake pėr tė patur raporte me tė tjerėt. E verdha tregon personalitet tė fortė dhe tė drejtė, por edhe dėshirėn pėr tė ndryshuar dhe pėr tė pėrqafuar tė rejat. Pėrfaqėson dritėn e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vėmendjen, rrit pėrqendrimin dhe energjinė muskulare.E vėshtirė pėr ta pėrdorur nė veshje, sepse kėrkon njė fizik tė tonifikuar, lėkurė tė nxirė, ndaj mė mirė ėshtė ta pėrdorni atė nė verė.

Jeshilja- Eshtė ngjyra e natyrės e ekuilibrit energjitik, qetėsuese, freskuese. Pėr budistėt jeshilja pėrfaqėson jetėn dhe konsiderohet si dizintoksikuese pėr organizmin. U shkon shumė bjondeve me lėkurė tė celėt, e po ashtu edhe femrave brune apo me flokė tė kuqe, me disa rezerva.

Bluja- Simbolizon harmoninė, tė vėrtetėn, qėndrueshmėrinė dhe intelektin; ėshtė njė ngjyrė e ftohtė dhe ndihmon qetėsimin e plotė dhe nė pėrqendrimin e fortė mendor. Pėr fuqinė e saj qetėsuese ėshtė shumė e mirė nė rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumėsie dhe irritimi. Nėse ju pėlqen ta vishni shpesh do tė thotė se jeni njė person i rezervuar dhe diskret, por gjithnjė i vėmendshėm pėr stimujt dhe personat qė tė rrethojnė; ju pėlqen qė tė qėndroni i distancuar nga situatat kaotike dhe tė viheni nė provė pėr gjėra tė rėndėsishme. Tė zgjuar dhe tė kujdesshėm, mund tė jeni miq tė mirė me tė tjerėt.

Lejla- Sinonim i devocionit pėr besimin; vjollca arrin tė influencojė nė sistemin nervor dhe nuk kėshillohet nė rast ankthi dhe depresioni sepse evokon njė lloj nostalgjie.E lindur nga bashkimi i tė kuqes me blunė, kjo ngjyrė shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet tė pėrdoret nga femrat me flokė tė kuq, duket bukur te bjondet dhe brunet, sidomos nė raste formale.


Kafja-Kjo ėshtė ngjyra e tokės dhe e drurit, ndaj lidhet me forcėn, durimin nė situata me emotivitet tė lartė. Nėse e zgjidhni, atėherė jeni kokėfortė dhe ambiciozė, ju pėlqen tė zhvilloni lidhje tė thella dhe jeni tė qėndrueshėm pėr familjen dhe traditat e sė kaluarės. E vėshtirė tė pėrdoret nė veshje, sepse ju jep disa vite mė shumė nė moshė, i shkon bjondeve sepse i jep njė ton tė ngrohtė, dhe u rri mirė edhe atyre femrave me flokė gėshtenjė.


E zeza- Pėrfaqėson boshllėkun, errėsirėn, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjėnė; e zeza ėshtė njė ngjyrė e ashpėr e lidhur me fuqinė dhe autoritetin. Nuk kėshillohet nė raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund tė ndikojė te humori dhe dhuron gjithnjė njė mister tė thellė dhe sensual. Megjithatė nė veshje ėshtė shumė e pėrdorur sepse tregon gjithnjė elegancė dhe hijeshi, si dhe shkon mė tė gjitha ngjyrat e tjera.


E bardha- Pėrfaqėson pastėrtinė, pafajėsinė dhe freskinė, qartėson idetė dhe favorizon meditimin. E bardha pėrmbledh nė vete tė gjithė ngjyrat dhe pėr kėtė simbolikisht pėrdoret pėr tė shoqėruar pasazhe tė ndryshme nė jetė: nė perėndim ėshtė ngjyra e martesės, ndėrsa nė lindje e funeraleve. Bashkė me tė zezėn pėrfaqėson dualitetin, gjėrat e kundėrta, tė mirėn dhe tė keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe bjondeve edhe bruneve. Nėse e zgjidhni pėr veshje, kjo do tė thotė se jeni tė sinqertė dhe ju pėlqen ta shihni botėn tė paqtė dhe tė thjeshtė./tch/