PDA

Shiko versionin e plot : Spektakėl e gola,nata e tė mėdhenjve nė Champions



sabah
16-09-10, 04:25 PM
http://img214.imageshack.us/img214/2356/368351.jpg

Pas surprizave nė natėn e parė, Liga e Kampioneve ka folur mbrėmė me gjuhėn e tė mėdhenjve. Milani e Reali kanė triumfuar tė dyja nė grupin G, kundėr rivalėve si Okseri dhe Ajaksi, ndėrkohė qė fitore tepėr tė rėndėsishme edhe pėr Bajernin dhe Kluzhin nė grupin E. Asnjė problem ndėrkohė pėr Arsenalin nė grupin H, ndėrsa Ēelsi e ka patur njė shėtitje pėrballė Zilinės nė Sllovaki. Surpriza e vetme nė takimet e djeshme ishte humbja nė shtėpi e Marsejės pėrballė Spartakut tė Moskės.
Milan e Real
Milani ka vuajtur jo pak nė ndeshjen e mbrėmshme pėrballė Okserit, madje duke rrezikuar shumė nė pjesėn e parė. Por, nė tė dytėn ka qenė Ibrahimoviē ai qė i ka dhėnė fitoren skuadrės kuqezi, duke shėnuar dy gola pas dy kombinimeve me Ronaldinjon. Ata kanė dhuruar disa prekje magjike nė fushėn e lojės, duke e bėrė publikun e "San Siros" tė duartrokasė gjatė. Pavarėsisht golave tė Ibrės, ishte Ronaldinjo ai qė u tregua deciziv nė tė dy momentet. Ndėrkohė, njė fitore e vėshtirė edhe pėr Realin e Madridit, qė ka mposhtur 2-0 Ajaksin nė "Bernabeu". Skuadra madrilene ka gjetur golin e parė nė minutėn e 31-tė pas njė autogoli i Anitės, ndėrsa 17 minuta pėrpara pėrfundimit Gonzalo Higuain mbylli llogaritė me ndeshjen, duke shėnuar njė tjetėr gol. Ronaldo pati disa mundėsi pėr tė shėnuar golin e tretė, por ka qenė i pasaktė pėrpara portės. Pas kėtyre ndeshjeve, Milani e Reali kanė nga 3 pikė nė grup, duke lėnė nė kuotėn zero Okserin dhe Ajaksin.
Ekipet angleze
Ndėrsa Manēesteri dhe Totenhemi zhgėnjyen ditėn e martė, nuk e kanė bėrė kėtė dy ekipet e tjera tė Premier Ligės. Arsenali dhe Ēelsi i kanė kthyer nė stėrvitore ndeshjet e tyre tė mbrėmshme. Nė grupin H, Arsenali i Venger mundi thellėsisht 6-0 Sporting Bragėn, nė njė mbrėmje spektakolare nė "Emirates". Dy herė Fabregas, dy herė Karlos Vela, Arshavin dhe Shamak i dhanė fitoren skuadrės londineze, e cila ka konfirmuar formėn e saj tė mirė. Nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Shaktjori i Donjeckut ka mposhtur minimalisht 1-0 Partizanin e Beogradit. Takimi u vendos nga njė gol i shėnuar nga kroati Dario Sėrna nė minutėn e 71-tė, megjithatė ukrainasit kanė patur raste tė panumėrta pėr tė shėnuar. Ndėrkohė, fitore 4-1 pėr Ēelsin e Anēelotit nė fushėn e sllovakėve tė Zilinės. Megjithėse me shumė mungesa, kampionėt e Anglisė e kanė zgjidhur ēdo gjė shumė shpejt. Esien shėnoi nė minutėn e 13-tė, ndėrsa Anelka realizoi dy gola tė tjerė nė pjesėn e parė. Nė tė dytė, Starrixh shėnoi edhe golin e katėrt, ndėrsa pėr vendasit ishte Oravec ai qė realizoi golin e nderit. Nė takimin tjetėr tė kėtij grupi, Olimpiku i Marsejės i Didier Deshamp ėshtė shokuar nga njė humbje 0-1 nė "Velodrome" pėrballė Spartakut tė Moskės. Njė autogol i Azpilicuetės 9 minuta para fundit bėri tė heshtė stadiumi francez.(BalkanWeb)